1 Kur erdhi mëngjesi, të gjithë kryepriftërinjtë dhe pleqtë e popullit bënin këshill kundër Jezusit që ta vrisnin atë;
2 Dhe pasi e lidhën atë, e larguan, dhe e dorëzuan te Pontius Pilati guvernatori.
3 Atëherë Juda, që e kishte tradhtuar atë, kur pa se u dënua, ai u pendua, dhe ua ktheu përsëri tridhjetë copat prej argjendi kryepriftërinjve dhe pleqve,
4 Duke thënë: Unë mëkatova në atë që tradhtova gjakun e pafaj. Dhe ata i thanë: Ç’na duhet neve ajo? Shikoje ti atë.
5 Dhe ai i hodhi poshtë në tempull copat e argjendit, dhe u largua, dhe shkoi dhe u var.
6 Dhe kryepriftërinjtë i morën copat e argjendit, dhe thanë: Nuk është e ligjshme t’i vëmë ato në thesar, sepse është çmimi i gjakut.
7 Dhe ata u këshilluan, dhe e blenë me to arën e poçarit, për të varrosur të huajt në të.
8 Prandaj ajo fushë u quajt, Fusha e gjakut, deri ditën e sotme.
9 Atëherë u përmbush ajo që ishte thënë nga profeti Jeremia, që thotë: Dhe ata i morën të tridhjetë copat prej argjendi, çmimin e të çmuarit, siç e kishin çmuar ata të bijve të Izraelit;
10 Dhe i dhanë për arën e poçarit, ashtu si më urdhëroi Zoti.
11 Dhe Jezusi qëndronte para guvernatorit; dhe guvernatori e pyeti, duke thënë: A je ti Mbreti i judejve? Dhe Jezusi i tha atij: Ti thua.
12 Dhe kur ai u akuzua prej kryepriftërinjve dhe pleqve, ai nuk u përgjigj fare.
13 Atëherë Pilati i tha: A nuk dëgjon sa gjëra dëshmojnë ata kundër teje?
14 Dhe ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë; aq sa guvenatori u çudit shumë.
15 Tani në atë festë guvernatori e kishte zakon t’i lironte popullit një të burgosur, cilin donin ata.
16 Dhe ata kishin atëherë një të burgosur me famë, të quajtur Baraba.
17 Prandaj kur u grumbulluan bashkë, Pilati u tha: Cilin doni që unë t’ju liroj juve? Barabën apo Jezusin që quhet Krisht?
18 Sepse ai e dinte se nga smira e kishin dorëzuar atë.
19 Pasi u ul në fronin e gjyqit, gruaja e tij i dërgoi, duke thënë: Mos u merr fare me atë njeri të drejtë; sepse sot kam vuajtur shumë gjëra në një ëndërr për shkak të tij.
20 Por kryepriftërinjtë dhe pleqtë e bindën turmën që ata ta kërkonin Barabën, dhe ta shkatërronin Jezusin.
21 Guvernatori u përgjigj dhe u tha atyre: Cili nga të dy doni t’ju liroj? Ata thanë: Barabën.
22 Pilati u thotë atyre: Atëherë çfarë të bëj unë me Jezusin që quhet Krisht? Ata të gjithë i thanë: Le të kryqëzohet.
23 Dhe guvenatori tha: Përse, ç’të keqe ka bërë ai? Por ata bërtitën akoma më shumë, duke thënë: Le të kryqëzohet.
24 Kur Pilati pa se ai s’kishte aspak sukses, por madje u bë rrëmujë, ai mori ujë, dhe lau duart e tij para turmës, duke thënë: Unë jam i pafajshëm për gjakun e këtij njeriu të drejtë; merruni ju me të.
25 Atëherë u përgjigjën të gjithë njerëzit, dhe thanë: Qoftë gjaku i tij mbi ne, dhe mbi fëmijët tanë.
26 Atëherë ai u liroi atyre Barabën; dhe pasi e kamxhikoi Jezusin, e dorëzoi të kryqëzohej.
27 Atëherë ushtarët e guvernatorit e çuan Jezusin në sallën e gjykimit, dhe grumbulluan tek ai gjithë trupën e ushtarëve
28 Dhe ata e zhveshën atë, dhe i veshën një rrobë të kuqe.
29 Dhe pasi thurën një kurorë gjembash, ia vunë mbi kokë, dhe një kallam në dorën e tij të djathtë; dhe ata u gjunjëzuan para tij, dhe e tallën, duke thënë: Përshëndetje, Mbret i judejve!
30 Dhe e pështynë atë, dhe i morën kallamin, dhe e goditën në kokë.
31 Dhe pasi e kishin tallur, ata ia hoqën rrobën, dhe e veshën me rrobat e vet, dhe e çuan ta kryqëzonin atë.
32 Dhe ndërsa dolën, ata gjetën një njeri nga Kirena, të quajtur Simon; atë e detyruan të mbarte kryqin e tij.
33 Dhe kur arritën te një vend i quajtur Golgotha, që do të thotë, vend i një kafke,
34 Ata i dhanë të pinte uthull të përzier me vrer; dhe pasi ai e provoi, nuk deshi të pinte.
35 Dhe ata e kryqëzuan, dhe i ndanë rrobat e tij, duke hedhur short; që të mund të përmbushej ajo që u tha nga profeti: Ata i ndanë rrobat e mia midis tyre, dhe hodhën short mbi veshjen time.
36 Dhe të ulur ata e ruanin atë atje;
37 Dhe vendosën mbi kokën e tij akuzën ndaj tij, ku shkruhej: KY ËSHTË JEZUSI MBRETI I JUDEJVE.
38 Atëherë ishin dy hajdutë të kryqëzuar me të, njëri në të djathtë, dhe tjetri në të majtë.
39 Dhe ata që kalonin andej e shanin atë, duke tundur kokën,
40 Dhe duke thënë: Ti që e shkatërron tempullin dhe e ndërton për tri ditë, shpëtoje veten tënde. Nëse ti je Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi.
41 Po kështu edhe kryepriftërinjtë e tallnin atë, bashkë me skribët dhe pleqtë, thanë:
42 Ai shpëtoi të tjerë; veten e tij nuk mund ta shpëtojë. Nëse ai është Mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi, dhe ne do t’i besojmë.
43 Ai besoi te Perëndia; ai le ta shpëtojë tani, nëse e do atë; sepse ai tha: Unë jam Biri i Perëndisë.
44 Edhe hajdutët, që u kryqëzuan me të, e shanin njësoj.
45 Tani, prej orës së gjashtë u bë errësirë mbi gjithë vendin deri në orën e nëntë.
46 Dhe rreth orës së nëntë Jezusi bërtiti me zë të lartë, duke thënë: Eli, Eli, lama sabakthani? Që do të thotë: Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?
47 Disa prej atyre që ishin atje, kur e dëgjuan atë, thanë: Ky njeri po thërret Elian.
48 Dhe menjëherë njëri prej tyre vrapoi, mori një sfungjer, e mbushi me uthull, e vuri mbi një kalam, dhe i dha të pinte.
49 Të tjerët thanë: Lëre, le të shohim nëse Elia do të vijë për ta shpëtuar.
50 Jezusi, pasi bërtiti përsëri me zë të lartë, e dha shpirtin.
51 Dhe, ja, veli i tempullit u shqye më dysh nga maja deri në fund; dhe toka u drodh, dhe shkëmbinjtë u çanë;
52 Dhe u hapën varret; shumë trupa të shenjtorëve që flinin u ngjallën,
53 Dhe dolën nga varret pas ngjalljes së tij, dhe shkuan në qytetin e shenjtë, dhe iu shfaqën shumëkujt.
54 Tani, kur qindësi, dhe ata që ishin bashkë me të, duke ruajtur Jezusin, e panë tërmetin, dhe ato gjëra që u bënë, ata u trembën shumë, duke thënë: Me të vërtetë ky paska qenë Biri i Perëndisë.
55 Dhe atje ishin shumë gra që vështronin nga larg; të cilat shkonin pas Jezusit nga Galilea, duke i shërbyer atij;
56 Midis të cilave ishte Maria Magdalena, Maria nëna e Jakobit dhe Josiut, dhe nëna e fëmijëve të Zebedeut.
57 Kur ra mbrëmja, erdhi një njeri i pasur nga Arimathea, i quajtur Jozef, i cili vetë gjithashtu ishte dishepull i Jezusit;
58 Ai shkoi te Pilati, dhe e lypi trupin e Jezusit. Atëherë Pilati urdhëroi që trupi t’i jepej.
59 Dhe pasi Jozefi e mori trupin, ai e mbështolli në një rrobë liri të pastër,
60 Dhe e vendosi atë në varrin e vet të ri, të cilin e kishte rrëmuar në shkëmb; dhe ai rrokullisi një gur të madh te dera e varrit, dhe iku.
61 Dhe ishin atje Maria Magdalena, dhe Maria tjetër, ulur përballë varrit.
62 Tani, ditën tjetër, që vinte mbas ditës së përgatitjes, kryepriftërinjtë dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati,
63 Duke thënë: Zotëri, ne mbajmë mend se ai mashtruesi, kur ishte ende gjallë, thoshte: Pas tri ditësh unë do të ngjallem përsëri.
64 Prandaj urdhëro që varri të jetë i sigurtë deri ditën e tretë, që të mos vijnë dishepujt e tij natën, dhe ta vjedhin atë, dhe t’i thonë popullit: Ai është ngjallur prej së vdekurish; kështu që gabimi i fundit do të jetë më i keq se i pari.
65 Pilati u tha atyre: Ju keni roje; shkoni, sigurojeni atë aq sa mundeni.
66 Pra ata ikën, dhe e bënë varrin të sigurtë, duke vulosur gurin, dhe duke vënë roje.