1 Në fund të sabathit, ndërsa filloi të gdhinte dita e parë e javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër erdhën të shikonin varrin.
2 Dhe, ja, ndodhi një tërmet i madh; sepse engjëlli i Zotit zbriti nga qielli, dhe erdhi e rrokullisi gurin nga dera, dhe u ul mbi të.
3 Pamja e tij ishte si vetëtima, dhe rroba e tij ishte e bardhë si bora;
4 Dhe nga frika e tij rojet u drodhën, dhe u bënë si të vdekur.
5 Dhe engëlli u përgjigj dhe u tha grave: Mos u trembni; sepse unë e di që ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua.
6 Ai nuk është këtu; sepse ai është ngjallur, ashtu siç tha. Ejani, shikoni vendin ku ishte shtrirë Zoti.
7 Dhe shkoni me nxitim, dhe u thoni dishepujve të tij se ai është ngjallur prej së vdekurish; dhe, ja, ai po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni; ja, unë ju thashë.
8 Dhe ato u larguan shpejt nga varri me frikë dhe me gëzim të madh; dhe vrapuan të njoftonin dishepujt e tij.
9 Dhe ndërsa ato shkuan t’u tregonin dishepujve të tij, ja, Jezusi i takoi ato, duke thënë: Gëzohuni. Dhe ato erdhën dhe e mbajtën nga këmbët, dhe e adhuruan atë.
10 Atëherë Jezusi u tha atyre: Mos u trembni; shkoni dhe u tregoni vëllezërve të mi të shkojnë në Galile, dhe atje do të më shikojnë.
11 Tani, ndërsa ato po shkonin, ja, disa nga rojet erdhën në qytet, dhe u treguan kryepriftërinjve gjithçka që kishte ndodhur.
12 Dhe kur ata u mblodhën me pleqtë, dhe u këshilluan, ata u dhanë shumë para ushtarëve,
13 Duke thënë: Thoni ju: Dishepujt e tij erdhën natën dhe e vodhën ndërsa ne flinim.
14 Dhe po qe se kjo i bie në vesh guvernatorit, ne do ta bindim atë, dhe t’ju sigurojmë.
15 Atëhere ata i morën paratë, dhe bënin ashtu si ishin të mësuar; dhe kjo fjalë është përmendur shpesh midis judejve deri ditën sotme.
16 Atëherë të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në një mal ku ua kishte porositur Jezusi.
17 Dhe kur e panë atë, ata e adhuruan; por disa dyshuan.
18 Dhe Jezusi erdhi dhe u foli atyre, duke thënë: Gjithë fuqia më është dhënë mua dhe në qiell dhe në tokë.
19 Prandaj shkoni, dhe i mësoni të gjithë kombet, duke i pagëzuar ata në emrin e Atit, e të Birit, dhe të Frymës së Shenjtë;
20 Duke i mësuar ata t’i ruajnë të gjitha gjërat, çfarëdo që unë ju kam urdhëruar juve; dhe, ja, unë jam me ju gjithnjë, madje deri në fundin e botës. Amin.