1 Dhe kur pa turmat, ai u ngjit në mal; dhe pasi u ul, dishepujt e tij erdhën tek ai;
2 Dhe ai hapi gojën, dhe u mësoi atyre, duke thënë:
3 Të bekuar janë të varfërit në frymë; sepse e tyre është mbretëria e qiellit.
4 Të bekuar janë ata që vajtojnë; sepse ata do të ngushëllohen.
5 Të bekuar janë të përulurit; sepse ata do ta trashëgojnë tokën.
6 Të bekuar janë ata që kanë uri dhe etje për drejtësi; sepse ata do të ngopen.
7 Të bekuar janë të mëshirshmit; sepse ata do të gjejnë mëshirë.
8 Të bekuar janë zemërpastërtit; sepse ata do ta shikojnë Perëndinë.
9 Të bekuar janë paqebërësit; sepse ata do të quhen fëmijët e Perëndisë.
10 Të bekuar janë ata që janë të përndjekur për hir të drejtësisë; sepse e tyre është mbretëria e qiellit.
11 Të bekuar jeni ju, kur njerëzit t’ju fyejnë, dhe t’ju përndjekin, dhe do të thonë duke gënjyer gjithfarëlloj të këqija kundër jush, për hatrin tim.
12 Gëzohuni, dhe lumturohuni jashtë mase; sepse i madh është shpërblimi juaj në qiell; sepse ata ashtu i kanë përndjekur profetët që ishin para jush.
13 Ju jeni kripa e tokës; por nëse kripa e ka humbur shijen e saj, me se do të kripet? Nuk vlen më për asgjë, përveç të hidhet jashtë, dhe të shkelet nën këmbët e njerëzve.
14 Ju jeni drita e botës. Një qytet që është vendosur mbi një kodër nuk mund të fshihet.
15 As njerëzit nuk ndezin një qiri që ta vënë atë poshtë një shinik, por mbi shandan; dhe ai u jep dritë të gjithëve që janë në shtëpi.
16 Lereni dritën tuaj të ndriçojë në këtë mënyrë para njerëzve, që ata të mund të shohin veprat tuaja të mira, dhe të lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell.
17 Mos mendoni se kam ardhur ta shkatërroj ligjin, ose profetët; unë nuk erdha të prish, por të përmbush.
18 Sepse me të vërtetë unë ju them: Derisa qielli dhe toka të shuhen, nuk do të shuhet asnjë grimë apo pikë nga ligji, derisa gjithçka të përmbushet.
19 Prandaj kushdo që do të shkelë një nga këto urdhërimet më të vogla, dhe do t’u mësojë njerëzve kështu, ai do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiellit; por kushdo që do t’i zbatojë dhe do t’i mësojë, i njëjti do të quhet i madh në mbretërinë e qiellit.
20 Sepse po ju them, Që po të mos kalojë drejtësia juaj drejtësinë e skribëve dhe farisenjve, ju në asnjë mënyrë nuk do të hyni në mbretërinë e qiellit.
21 Ju keni dëgjuar se ishte thënë prej atyre të kohës së vjetër: Mos vrit; dhe kushdo që do të vrasë do të jetë në rrezikun e gjyqit;
22 Por unë ju them: Që kushdo që zemërohet me vëllanë e tij pa shkak do të jetë në rrezikun e gjyqit; dhe kushdo që do t’i thotë vëllait të tij: Raka, do të jetë në rrezikun e këshillit; por kushdo që do të thotë: Ti budalla, do të jetë në rrezikun e zjarrit të ferrit.
23 Prandaj, nëse ti e sjell dhuratën tënde tek altari, dhe atje kujtohesh se yt vëlla ka diçka kundër teje;
24 Lere dhuratën tënde atje para altarit, dhe shko; së pari pajtohu me vëllanë tënd, dhe pastaj eja dhe ofro dhuratën tënde.
25 Bjer shpejt dakord me kundërshtarin tënd, ndërsa ti je në një rrugë me të; që kundërshtari yt të mos në ndonjë kohë të të dorëzojë te gjykatësi, dhe gjykatësi të të dorëzojë te rojtari, dhe ti të futesh në burg.
26 Me të vërtetë unë të them: Ti, në asnjë mënyrë, nuk do të dalësh prej andej, derisa të kesh paguar kuadrantin e fundit.
27 Ju e keni dëgjuar atë që u tha prej atyre të kohës së vjetër: Mos shkel kurorën bashkëshortore;
28 Por unë ju them: Se kushdo që shikon një grua dhe e lakmon ka shkelur kurorën bashkëshortore me atë tashmë në zemrën e tij.
29 Por nëse syri i djathtë të skandalizon, hiqe, dhe hidhe larg teje; sepse është e leverdishme për ty që një nga gjymtyrët e tua të humbasë, dhe jo që i gjithë trupi yt të hidhet në ferr.
30 Dhe nëse dora jote e djathtë të skandalizon, preje, dhe hidhe larg teje; sepse është e leverdishme për ty që një nga gjymtyrët e tua të humbasë, dhe jo i gjithë trupi yt të hidhet në ferr.
31 Është thënë: Kushdo që do të largojë gruan e tij, le t’i japë asaj një letër divorcimi;
32 Por unë ju them: Se kushdo që do ta largojë gruan e tij, përveç në rastin e kurvërimit, e bën atë të shkelë kurorën; dhe kushdo që martohet me atë që është divorcuar shkel kurorën.
33 Përsëri, ju keni dëgjuar se është thënë prej atyre të kohës së vjetër: Mos bëj betim të rremë, por ti do t’i zbatosh ndaj Zotit të betuarat e tua;
34 Por unë ju them: Mos u betoni fare; as ndaj qiellit; sepse është froni i Perëndisë;
35 As ndaj tokës; sepse është stoli i këmbëve të tij; as ndaj Jeruzalemit; sepse është qyteti i Mbretit të madh.
36 As ndaj kokës tënde mos u beto, sepse ti nuk mund të zbardhësh apo të nxish asnjë fije floku.
37 Por fjalët e tua le të jenë: Po, po; Jo, jo; sepse çdo gjë që është më shumë se këto vjen nga i ligu
38 Ju e keni dëgjuar se është thënë: Sy për sy, dhe dhëmbë për dhëmbë;
39 Por unë ju them: Që ju të mos e kundërshtoni të ligun; por kushdo që do t’ju goditë në faqen e djathtë, i ktheni atij edhe faqen tjetër.
40 Dhe nëse dikush do të të çojë ty në gjyq, dhe të merr këmishën, lere të marrë gjithashtu edhe mantelin tënd.
41 Dhe kushdo që do të të detyrojë të shkosh një milje, shko dy me të.
42 Jepi atij që të kërkon, dhe mos ia kthe faqen mënjanë atij që të kërkon hua.
43 Ju keni dëgjuar se është thënë: Ta duash fqinjin tënd, dhe ta urresh armikun tënd.
44 Por unë ju them: Duajini armiqtë tuaj, bekojini ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë, dhe ju përndjekin;
45 Që ju të mund të jeni fëmijët e Atit tuaj që është në qiell; sepse ai e bën diellin e tij të lindë mbi të këqijtë dhe mbi të mirët, dhe e dërgon shiun mbi të drejtët dhe të padrejtët.
46 Sepse nëse ju i doni ata që ju duan, çfarë shpërblimi keni? A nuk bëjnë taksambledhësit njësoj?
47 Dhe nëse ju përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, çfarë bëni ju më shumë se të tjerët? A nuk bëjnë taksambledhësit kështu?
48 Prandaj jini të përsosur, ashtu si Ati juaj që është në qiell është i përsosur.