2 Dhe, ja, erdhi një lebroz dhe e adhuroi atë, duke thënë: Zot, nëse ti do, ti mund të më bësh të pastër.
3 Dhe Jezusi zgjati dorën, dhe e preku, duke thënë: Dua; qofsh i pastruar. Dhe menjëherë lebra e tij u pastrua.
4 Dhe Jezusi i tha atij: Shiko të mos ia thuash njeriu; por shko, paraqitu te prifti, dhe ofroje dhuratën që ka urdhëruar Moisiu, si një dëshmi për ta.
5 Dhe kur Jezusi hyri në Kapernaum, erdhi tek ai një qindës, duke iu lutur atij,
6 Dhe duke thënë: Zot, shërbëtori im rri shtrirë i paralizuar në shtëpi, i torturuar shumë.
7 Dhe Jezusi i tha: Unë do të vij dhe do ta shëroj.
8 Qindësi iu përgjigj dhe tha: Zot, unë nuk jam i denjë që ti të vish nën çatinë time; por thuaj vetëm fjalën, dhe shërbëtori im do të shërohet.
9 Sepse unë jam një njeri nën urdhër, duke pasur ushtarë nën vete; dhe i them këtij: Shko, dhe ai shkon; dhe një tjetri: Eja, dhe ai vjen; dhe shërbëtorit tim: Bëj këtë, dhe ai e bën.
10 Kur Jezusi e dëgjoi, u mrekullua, dhe u tha atyre që e ndiqnin: Me të vërtetë unë ju them: Unë nuk kam gjetur besim kaq të madh, jo, jo në Izrael.
11 Dhe unë ju them: Se shumë do të vijnë nga lindja dhe perëndimi, dhe do të ulen me Abrahamin, dhe Isakun, dhe Jakobin, në mbretërinë e qiellit.
12 Por fëmijët e mbretërisë do të hidhen jashtë në errësirën e jashtme; do të ketë vajtim dhe kërcëllim dhëmbësh.
13 Dhe Jezusi i tha qindësit: Shko, dhe si ke besuar, ashtu t’u bëftë. Dhe shërbëtori i tij u shërua po në atë orë.
14 Dhe kur Jezusi erdhi në shtëpinë e Pjetrit, ai pa vjehrrën e tij të shtrirë, dhe të sëmurë me ethe.
15 Dhe ai preku dorën e saj, dhe ethet e lanë atë; dhe ajo u ngrit, dhe u shërbeu atyre.
16 Pasi u ngrys, ata i sollën atij shumë që ishin të pushtuar nga djajtë; dhe ai i nxori jashtë frymërat me fjalën e tij, dhe shëroi të gjithë të sëmurët;
17 Që të përmbushej çfarë ishte thënë nga profeti Isaia, që tha: Ai vetë i mori lëngatat tona, dhe mbarti sëmundjet tona.
18 Tani, kur Jezusi pa turma të mëdha rreth tij, ai urdhëroi që të shkonin në anën tjetër.
19 Dhe erdhi një skrib dhe i tha atij: Mësues, unë do të të ndjek ty ngado që të shkosh.
20 Dhe Jezusi i thotë atij: Dhelprat kanë strofka, dhe zogjjtë e ajrit kanë fole; por Biri i njeriut nuk ka ku të mbështesë kokën e tij.
21 Dhe një tjetër nga dishepujt e tij i tha: Zot, më lejo së pari të shkoj të varros babain tim.
22 Por Jezusi i tha atij: Eja me mua; dhe ler të vdekurit të varrosin të vdekurit e tyre.
23 Dhe pasi hypi në një barkë, dishepujt e tij e ndoqën.
24 Dhe, ja, një stuhi shumë e madhe u ngrit në det, aq sa barka u mbulua nga dallgët; por ai flinte.
25 Dhe dishepujt e tij iu afruan, dhe e zgjuan, duke thënë: Zot, na shpëto; ne po humbasim.
26 Dhe ai u thotë atyre: Pse keni frikë, o ju besimpakë? Atëherë ai u ngrit, dhe qortoi erërat dhe detin; dhe u bë bunacë e madhe.
27 Por njerëzit u mrekulluan, duke thënë: Çfarë lloj njeriu është ky, që edhe erërat edhe deti i binden atij!
28 Dhe pasi arriti në anën tjetër në vendin e gergesinesve, e takuan atë dy të pushtuar nga djajtë, duke dalë nga varret, shumë të egër, sa që askush nuk mund të kalonte në atë rrugë.
29 Dhe, ja, ata bërtitën, duke thënë: Çfarë kemi të bëjmë me ty, Jezus, ti Biri i Perëndisë? A ke ardhur këtu të na torturosh para kohe?
30 Dhe larg prej tyre ishte një tufë e madhe derrash që po hanin.
31 Kështu djajtë iu lutën atij, duke thënë: Nëse ti na flak jashtë, na lejo të shkojmë në atë tufën e derrave.
32 Dhe ai u tha atyre: Shkoni. Dhe pasi dolën, ata hynë në tufën e derrave; dhe, ja, e gjithë tufa e derrave vrapuan dhunshëm duke zbritur një vend të pjerrët në det, dhe u mbytën në ujërat.
33 Dhe ata që i mbanin ia mbathën, dhe shkuan në qytet, dhe treguan gjithçka, edhe atë që u ndodhi atyre të pushtuar nga djajtë.
34 Dhe, ja, i gjithë qyteti doli të takonte Jezusin; dhe kur e panë, ata iu lutën atij që të largohej nga kufinjtë e tyre.