1 Vëllezër, dëshira e zemrës sime dhe lutja te Perëndia për Izraelin është, që ata të mund të shpëtohen.
2 Sepse unë jap dëshmi për ata që kanë zell për Perëndinë, por jo sipas njohurisë.
3 Sepse ata duke qënë injorantë për drejtësinë e Perëndisë, dhe duke u përpjekur të vendosin drejtësinë e tyre, nuk iu nënshtruan drejtësisë së Perëndisë.
4 Sepse Krishti është fundi i ligjit për drejtësi për çdonjërin që beson.
5 Sepse Moisiu e përshkruan drejtësinë që është e ligjit, Që njeriu i cili i bën ato gjëra do të jetojë sipas tyre.
6 Por drejtësia që është prej besimit flet kështu, Mos thuaj në zemrën tënde, Kush do të ngrihet në qiell? (domethënë, ta sjellë Krishtin nga lart:)
7 Ose, Kush do të zbresë në thellësi? (domethënë ta ngjallë Krishtin prej së vdekurish.)
8 Por çfarë thotë ajo? Fjala është afër teje, madje në gojën tënde, dhe në zemrën tënde: domethënë, fjala e besimit, që ne predikojmë;
9 Që nëse ti do të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe do të besosh në zemrën tënde që Perëndia e ngjalli atë prej së vdekurish, ti do të shpëtohesh.
10 Sepse me zemër njeriu beson për drejtësi; dhe me gojë bëhet rrëfimi për shpëtim.
11 Sepse shkrimi thotë, Kushdo që beson tek ai nuk do të turpërohet.
12 Sepse nuk ka ndryshim midis judeut dhe grekut: sepse i njejti Zot i të gjithëve, është i pasur për të gjithë ata që e thërrasin atë.
13 Sepse kushdo që do t’i thërrasë emrit të Zotit do të shpëtohet.
14 Atëherë si do t’i thërrasin atij tek i cili ata nuk kanë besuar? dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar? dhe si do të dëgjojnë pa predikues?
15 Dhe si do të predikojnë ata, po të mos dërgohen? siç është shkruar, Sa të bukura janë këmbët e atyre që predikojnë ungjillin e paqes, dhe sjellin lajme të gëzuara të gjërave të mira!
16 Por jo të gjithë i janë bindur ungjillit, Sepse Isaia thotë, Zot, kush e ka besuar raportin tonë?
17 Kështu atëherë besimi vjen prej të dëgjuarit, dhe të dëgjuarit prej fjalës së Perëndisë. 18 Por unë them, Mos nuk kanë dëgjuar? Po me të vërtetë, zëri i tyre mori mbarë dhenë, dhe fjalët e tyre në skajet e botës.
19 Por unë them, Mos nuk e dinte Izraeli? Së pari Moisiu thotë, Unë do t’ju provokoj në xhelozi prej atyre që nuk janë komb, dhe nëpërmjet një kombi pa mend unë do t’ju zemëroj.
20 Por Isaia është shumë guximtar, dhe thotë, Unë u gjeta prej atyre që nuk më kërkuan mua; Unë iu shfaqa atyre që nuk pyetën për mua.
21 Por Izraelit ai i thotë, Gjithë ditën unë i shtriva duart e mia drejt një populli të pabindur dhe kundërthënës.