1 Unë them atëherë: A i ka hedhur tutje Perëndia njerëzit e tij? Mos e lëntë Perëndia. Sepse edhe unë jam izraelit, prej farës së Abrahamit, të fisit të Benjaminit.
2 Perëndia nuk i ka hedhur tutje njerëzit e tij të cilët ai i parashikoi. A nuk e dini ju çfarë thotë shkrimi për Elian? Si ndërmjetëson ai te Perëndia kundër Izraelit, duke thënë:
3 Zot, ata kanë vrarë profetët e tu, dhe shkatërruan altarët e tu; dhe unë mbetem vetëm, dhe ata kërkojnë jetën time.
4 Por çfarë i thotë përgjigjja e Perëndisë atij? Unë i kam rezervuar vetes shtatë mijë burra, të cilët nuk i kanë përkulur gjurin statujës së Baalit.
5 Kështu atëherë, edhe në kohën e tanishme, ka një mbetje sipas zgjedhjes së hirit.
6 Dhe nëse prej hirit, atëherë nuk është më prej veprave, përndryshe hiri nuk është më hir. Por nëse është prej veprave, atëherë nuk është më hir, përndryshe vepra nuk është më vepër.
7 Çfarë pastaj? Izraeli nuk e ka fituar atë që kërkon, por të zgjedhurit e kanë fituar atë, dhe të tjerët u verbuan
8 (Siç është shkruar, Perëndia u ka dhënë atyre frymën e çlodhjes, sy që të mos shikojnë, dhe veshë që të mos dëgjojnë;)deri më sot.
9 Dhe Davidi thotë: U bëftë tavolina e tyre një lak, një kurth, një gurpengese dhe një shpagim për ta.
10 U errësofshin sytë e tyre, që të mos shohin, dhe u kërrustë përgjithmonë kurrizi i tyre.
11 Atëherë them: U penguan ata që të rrëzohen? Mos e lëntë Perëndia, por përmes rënies së tyre shpëtimi erdhi te paganët, që t’i shtjerë në xhelozi.
12 Tani nëse rënia e tyre është pasuria e botës, dhe zvogëlimi i tyre pasuria e paganëve; sa më tepër plotësia e tyre?
13 Sepse unë ju flas juve paganë, duke qenë se jam apostulli i paganëve, unë e lavdëroj ofiqin tim:
14 Nëse në ndonjë mënyrë unë mund të shtie në emulacion ata të cilët janë mishi im, dhe të mund të shpëtoj disa prej tyre.
15 Sepse nëse hedhja tutje e tyre është pajtimi i botës, çfarë do të jetë pranimi i tyre, përveçse jetë prej së vdekurish?
16 Sepse nëse fruti i parë është i shenjtë, edhe e tëra është e shenjtë; dhe nëse rrënja është e shenjtë, kështu janë edhe degët.
17 Dhe nëse disa nga degët këputen, dhe ti, duke qënë ullastër, u shartove midis tyre, dhe me ta merr pjesë nga rrënjët dhe majmëria e pemës së ullirit;
18 Mos u mburr kundër degëve. Por nëse mburresh, ti nuk mban rrënjën, por rrënja ty.
19 Atëherë ti do të thuash: Degët u këputën që unë të mund të shartohem.
20 Mirë; ato u këputën për shkak të mosbesimit, dhe ti qëndron prej besimit. Mos ji mëndjelartë, por trembu,
21 Sepse nëse Perëndia nuk i kurseu degët natyrale, ki kujdes se mos nuk të kursen edhe ty.
22 Prandaj shih mirësinë dhe ashpërsinë e Perëndisë; ashpërsi mbi ata që u rrëzuan, por ndaj teje, mirësi, nëse vazhdon në mirësinë e tij, përndryshe edhe ti do të këputesh.
23 Dhe ata gjithashtu, nëse nuk qëndrojnë ende në mosbesim, do të shartohen, sepse Perëndia është në gjendje t’i shartojë përsëri.
24 Sepse nëse ti u këpute prej ullirit që është i egër nga natyra, dhe u shartove kundër natyrës në ulli të mirë; sa më tepër këta, që janë degë natyrale, të shartohen në ullirin e vet?
25 Sepse vëllezër, unë nuk dua, që ju të mos ta dini këtë të fshehtë, që të mos mbaheni të zgjuar në mendimet tuaja; se verbëria pjesërisht i ndodhi Izraelit, deri kur të hyjë tërësia e paganëve.
26 Dhe kështu i gjithë Izraeli do të shpëtohet; siç është shkruar: Shpëtuesi do të vijë prej Sionit, dhe do ta heqë ligësinë prej Jakobit;
27 Sepse kjo është marrëveshja ime me ata, kur unë t’i heq mëkatet e tyre.
28 Përsa i përket ungjillit, ata janë armiq për hatrin tuaj, por në lidhje me zgjedhjen, ata janë të dashur për hatër të etërve.
29 Sepse dhuntitë dhe thirrja e Perëndisë janë pa pendim.
30 Sepse ashtu si ju nuk e besuat Perëndinë në kohë të shkuara, megjithatë tani keni fituar mëshirë përmes mosbesimit të tyre;
31 Kështu edhe tani këta nuk kanë besuar, që përmes mëshirës suaj edhe ata të mund të fitojnë mëshirë.
32 Sepse Perëndia i ka mbyllur ata të gjithë në mosbesim, që ai të mund të ketë mëshirë mbi të gjithë.
33 O thellësi pasurije si e urtësisë dhe e dijenisë së Perëdisë! Sa të pahulumtueshme janë gjykimet e tij, dhe rrugët e tij përtej zbulimit!
34 Sepse kush e ka njohur mendjen e Zotit? Ose kush ka qenë këshilltari i tij?
35 Ose kush i ka dhënë i pari atij, dhe përsëri t’i shpërblehet atij?
36 Sepse prej tij, dhe nëpërmjet tij, dhe tek ai, janë të gjitha gjërat; të cilit i qoftë lavdi përherë. Amen.