1 Le t’u bindet çdo shpirt pushteteve të sipërme. Sepse nuk ka pushtet veçse prej Perëndisë: pushtetet që janë caktohen nga Perëndia.
2 Prandaj kushdo që kundërshton pushtetin, kundërshton urdhërin e Perëndisë: dhe ata që kundërshtojnë do të marrin dënim mbi veten e tyre.
3 Sepse eprorët nuk janë tmerr për veprat e mira, por për të keqijat. Atëherë a nuk do të trembesh ti prej pushtetit? bëj atë që është e mirë, dhe do të keshë lavdërim prej atij.
4 Sepse ai është shërbëtori i Perëndisë për ty për të mirë. Por nëse ti bën atë që është e keqe, druaju; sepse ai nuk e mban kot shpatën: sepse ai është shërbëtori i Perëndisë, një hakmarrës për ta shfryrë zemërimin mbi atë që bën keq.
5 Për këtë arsye ju duhet që të jini të bindur, jo vetëm për zemërimin, por gjithashtu dhe për hatër të ndërgjegjes.
6 Sepse për këtë arsye paguani edhe haraç: sepse ata janë shërbëtorët e Perëndisë, që ndjekin vazhdimisht pikërisht këtë gjë.
7 Prandaj jepuni atyre gjithë detyrimet: haraç kujt i takon haraç; taksë kujt i takon taksë; frikë kujt i takon frikë, nder kujt i takon nder.
8 Mos iu detyroni ndokujt ndonjë gjë, veçse ta doni njeri-tjetrin: sepse ai që do tjetrin e ka përmbushur ligjin.
9 Sepse kjo, Mos shkel kurorë, Mos vrit, Mos vidh, Mos jep dëshmi të rreme, Mos lakmo; dhe nëse ka ndonjë urdhërim tjetër, është kuptuar shkurtimisht në këtë thënie, domëthënë, Duaje fqinjin tënd si veten tënde.
10 Dashuria nuk i bën keq fqinjit të vet: prandaj dashuria është përmbushje e ligjit.
11 Dhe se, duke e ditur kohën, që tani është koha e duhur të zgjohemi nga gjumi: sepse tani shpëtimi ynë është më afër se sa kur besuam.
12 Nata u thye, dita është afër: prandaj le t’i hedhim tej veprat e errësirës, dhe le të ngjeshim parzmoren e dritës.
13 Le të ecim ndershmërisht, ashtu si ditën; jo në aheng dhe dehje, jo në kurvëri dhe në shthurje, jo në grindje dhe në smirë.
14 Por vishuni me Zotin Jezu Krisht, dhe mos e ushqeni mishin, që të plotësoni epshet e tij.