1 Çfarë do të thoshim ne atëherë që Abrahami ati ynë, ka përfituar në lidhjen me mishin?
2 Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar prej veprave, ai ka me se të mburret, por jo përpara Perëndisë.
3 Sepse çfarë thotë shkrimi? Abrahami besoi Perëndinë, dhe ajo iu llogarit atij për drejtësi.
4 Tani atij që punon shpërblimi nuk i llogartitet si hir, por si borxh.
5 Por atij që nuk punon, por beson tek ai që shfajëson të ligjtë, besimi i tij i llogaritet për drejtësi.
6 Madje ashtu si Davidi gjithashtu përshkruan lumturinë e njeriut, të cilit Perëndia ia llogarit drejtësi pa vepra,
7 Duke thënë: Lum ata, paudhësitë e të cilëve janë falur, dhe mëkatet e të cilëve janë mbuluar.
8 Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t’i llogaritë mëkat.
9 A vjen kjo lumturi atëherë mbi të rrethprerët vetëm, apo edhe mbi të parrethprerët? sepse ne themi se besimi iu llogarit Abrahamit për drejtësi.
10 Si iu llogarit ai atëherë? kur ai ishte i rrethprerë, apo i parrethprerë? Jo i rrethprerë, por i parrethprerë.
11 Dhe ai e mori shenjën e rrethprerjes, një vulë të drejtësisë së besimit të cilin ai e kishte edhe kur ishte i parrethprerë: që ai të mund të jetë ati i të gjithëve që besojnë, megjithëse ata nuk janë të rrethprerë; që drejtësia të mund t’u llogaritet atyre gjithashtu:
12 Dhe ati i rrethprerjes për ata që nuk janë vetëm të rrethprerjes, por që ecin edhe në hapat e atij besimi të atit tonë Abraham, të cilin ai e kishte kur ende ishte i parrethprerë.
13 Sepse premtimi, që ai do të jetë trashëgimtari i botës, nuk ishte për Abrahamin, ose për farën e tij, përmes ligjit, por përmes drejtësisë së besimit.
14 Sepse nëse ata që janë të ligjit janë trashëgimtarë, besimi bëhet i kotë, dhe premtimi shfuqizohet
15 Sepse ligji sjell zemërimin: sepse ku nuk ka ligj, nuk ka shkelje.
16 Prandaj është prej besimit, që të mund të jetë prej hirit; më në fund premtimi të mund të jetë i sigurt për të gjithë farën; jo vetëm për atë që është prej ligjit, por edhe për atë që është prej besimit të Abrahamit; i cili është ati i neve të gjithëve,
17 (Siç është shkruar, Unë të kam bërë ty atë të shumë kombeve,) para atij të cilin ai besoi, vet Perëndisë, i cili ngjall të vdekurit, dhe i quan ato gjëra që nuk janë sikur të ishin.
18 I cili kundër shpresës me shpresë besoi, që ai të mund të bëhej ati i shumë kombeve, sipas asaj që ishte thënë: Kështu do të jetë fara jote.
19 Dhe duke mos qenë i dobët në besim, ai nuk e gjykonte të vdekur tashmë trupin e tij, kur ai ishte rreth njëqind vjeç, as mitrën e Sarës së vdekur:
20 Ai nuk u lëkund në premtimin e Perëndisë përmes mosbesimit; por ishte i fortë në besim, duke i dhënë lavdi Perëndisë;
21 Dhe duke qenë plotësisht i bindur që, atë që ai e kishte premtuar, ai ishte gjithashtu në gjendje të bënte.
22 Dhe prandaj iu llogarit atij për drejtësi.
23 Por nuk ishte shkruar që i ishte llogaritur atij, vetëm për hatër të tij;
24 Por për ne gjithashtu, të cilëve do t’u llogaritet, nëse besojmë tek ai që e ngjalli prej së vdekurish Jezusin, Zotin tonë;
25 I cili u dorëzua për fajet tona, dhe u ngjall përsëri për shfajësimin tonë.