1 Prandaj nuk ka tani dënim për ata të cilët janë në Krishtin Jezus, të cilët nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës.
2 Sepse ligji i Frymës së jetës në Jezu Krishtin më ka çliruar mua nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes.
3 Sepse atë që ligji nuk mund ta bënte, meqë ishte i dobët përmes mishit, Perëndia duke dërguar Birin e vet në ngjashmërinë e mishit mëkatar, dhe për mëkat, e dënoi mëkatin në mish.
4 Që drejtësia e ligjit të mund të përmbushej në ne, që nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymës.
5 Sepse ata që janë sipas mishit kujdesen për gjërat e mishit; por ata që janë sipas Frymës për gjërat e Frymës.
6 Sepse të jesh me mendje mishi është vdekje; por të jesh me mendje shpirtërore është jetë dhe paqe.
7 Sepse mendja e mishtë është armiqësi kundër Perëndisë: për shkak se nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë, as nuk mundet vërtetë.
8 Kështu pra ata që janë në mish nuk mund ta kënaqin Perëndinë.
9 Por ju nuk jeni në mish, por në Frymë, nëse është kështu që Fryma e Perëndisë banon brenda jush. Tani nëse çdokush nuk ka Frymën e Krishtit, ai nuk është nga të tijtë.
10 Dhe nëse Krishti është brenda jush, trupi është i vdekur për shkak të mëkatit; por Fryma është jetë për shkak të drejtësisë.
11 Por nëse Fryma e atij që e ngjalli Jezusin prej prej së vdekurish banon brenda jush, ai që e ngriti Krishtin prej së vdekurish gjithashtu do t’i ngjallë trupat tuaj të vdekshëm prej Frymës së atij që banon brenda jush.
12 Prandaj, vëllezër, ne jemi borxhlinj, jo të mishit, të jetojmë sipas mishit.
13 Sepse nëse ju jetoni sipas mishit, ju do të vdisni: por nëse ju përmes Frymës i vrisni bëmat e trupit, ju do të jetoni.
14 Sepse të gjithë sa udhëhiqen prej Frymës së Perëndisë, ata janë bijtë e Perëndisë.
15 Sepse ju nuk keni pranuar përsëri frymën e skllavërisë të trembeni; por keni pranuar Frymën e birësimit, prej së cilës ne thërrasim, Abba, Atë.
16 Vetë Fryma jep dëshmi me frymën tonë, që ne jemi fëmijët e Perëndisë:
17 Dhe nëse fëmijët, atëherë trashëgimtarë; trashëgimtarë të Perëndisë, dhe bashkëtrashgimtarë me Krishtin; nëse kështu vuajmë me të, që ne edhe të mund të lavdërohemi së bashku.
18 Sepse unë mendoj që vuajtjet e kësaj kohës së tashme nuk ia vlen të krahasohen me lavdinë që do të zbulohet në ne.
19 Sepse pritshmëria më e flaktë e krijesës pret për shfaqjen e bijve të Perëndisë.
20 Sepse krijesa u vu nën sundimin e kotësisë, jo me dashje, por për shkak të atij i cili me shpresë të njëjtën e ka vënë nën sundim,
21 Sepse krijesa vetë gjithashtu do të shpëtohet prej skllavërisë së prishjes në lirinë e lavdishme të fëmijëve të Perëndisë.
22 Sepse ne e dimë që deri tani i gjithë krijimi rënkon dhe bashkë rraskapitet në dhembje.
23 Dhe jo vetëm ata, por edhe ne vetë, që kemi frytet e para të Frymës, madje vetë ne rënkojmë brendapërbrenda vetes sonë, duke pritur për birësimin, domethënë, shpengimin e trupit tonë.
24 Sepse ne shpëtohemi prej shpresës: por shpresa që shihet nuk është shpresë: sepse atë që njeriu e shikon, pse ende shpreson për të.
25 Por nëse shpresojmë për atë që ne nuk e shikojmë, atëherë me durim presim për të.
26 Në të njëjtën mënyrë edhe Fryma i ndihmon dobësitë tona: sepse ne nuk dimë për çfarë duhet të lutemi ashtu siç duhet: por Fryma vetë ndërmjetëson për ne me rënkime që nuk mund të thuhen.
27 Dhe ai që shqyrton zemrat e di çfarë është mendja e Frymës, sepse ai ndërmjetëson për shenjtorët sipas vullnetit të Perëndisë.
28 Dhe ne e dimë që të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirën e atyre që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrurit sipas qëllimit të tij.
29 Sepse sa njohu që përpara, ai gjithashtu paracaktoi të jenë në përputhje me ngjashmërinë e Birit të tij, që ai të mund të jetë i parëlinduri ndërmjet shumë vëllezërve.
30 Për më tepër ata që ai paracaktoi, gjithashtu i thirri: dhe ata që thirri, ata edhe i shfajësoi: dhe ata që shfajësoi, gjithashtu i lavdëroi.
31 Atëherë çfarë do të themi për këto gjëra? Nëse Perëndia është për ne, kush mund të jetë kundër nesh?
32 Ai që nuk kurseu Birin e vet, por e dorëzoi atë për ne të gjithë, si nuk do të na japë me të edhe të gjitha gjërat falas?
33 Kush do t’u ngarkojë ndonjë akuzë të zgjedhurve të Perëndisë? Është Perëndia që shfajëson.
34 Kush është ai që dënon? Është Krishti që vdiq, po më saktë, që u ngjall përsëri, edhe që është në krahun e djathtë të Perëndisë, i cili gjithashtu ndëmjetëson për ne.
35 Kush do të na ndajë neve prej dashurisë së Krishtit? Mundimi, ose ankthi, ose persekutimi, ose uria, ose lakuriqësia, ose rreziku, apo shpata?
36 Siç është shkruar, Për hatrin tënd ne vritemi gjithë ditën; ne jemi llogaritur si dele për therje.
37 Jo, në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se triumfues përmes atij që na deshi.
38 Sepse unë jam bindur, që as vdekja, as jeta, as engjëjt, as fuqitë madhore, as pushtetet, as gjërat e tashme, as gjërat që do vijnë.
39 As lartësia, as thellësia, as ndonjë krijesë tjetër, do të mundë të na ndajë prej dashurisë së Perëndisë, që është në Krishtin Jezus Zotin tonë.