1 Unë them të vërtetën në Krisht, unë nuk gënjej, ndërgjegjja ime gjithashtu po jep dëshmi me mua nëpërmjet Frymës së Shenjtë.
2 Që unë kam rëndesë të madhe dhe pikëllim të vazhdueshëm në zemrën time.
3 Unë mund të uroja për veten time të shkishërohesha nga Krishti për shkak të vëllezërve të mi, farefisit tim sipas mishit.
4 Të cilët janë Izraelitë; të cilëve u përket birësimi, dhe lavdia, dhe marrëveshjet, dhe dhënia e ligjit, dhe shërbimi ndaj Perëndisë, dhe premtimet.
5 Të të cilëve janë etërit, dhe prej të cilëve erdhi Krishti sipas mishit, i cili është mbi gjithçka, Perëndi i bekuar përgjithmonë. Amin.
6 Jo sikur fjala e Perëndisë shfuqizohet. Sepse ata nuk janë të gjithë Izrael, që janë prej Izraelit:
7 As, ata nuk janë të gjithë fëmijë, sepse janë fara e Abrahamit: por, në Isakun do të thirret fara jote.
8 Domethënë, Ata që janë fëmijët e mishit, nuk janë fëmijët e Perëndisë: por fëmijët e premtimit janë të llogaritur për farën.
9 Sepse kjo është fjala e premtimit, Në këtë kohë do të vij unë, dhe Sara do të ketë një bir.
10 Dhe jo vetëm kjo; por kur Rebeka gjithashtu ishte ngjizur prej njërit, madje prej atit tonë Isakut;
11 (Sepse fëmijët duke mos qenë ende të lindur, as se kanë bërë ndonjë të mirë ose të keqe, që qëllimi i Perëndisë sipas zgjedhjes të mund të mbetet, jo prej veprave, por prej atij që thërret;)
12 Asaj iu tha, Më i madhi do t’i shërbejë më të voglit.
13 Siç është shkruar, Jakobin e kam dashur, por Esaun e kam urryer.
14 Çfarë të themi ne atëherë? Ka padrejtësi me Perëndinë? Mos e lëntë Perëndia.
15 Sepse ai i thotë Moisiut, Unë do të kem mëshirë mbi atë që do të kem mëshirë, dhe unë do të kem dhembshuri mbi atë që do të kem dhembshuri.
16 Kështu pra nuk është prej atij që dëshiron, as prej atij që vrapon, por prej Perëndisë që tregon mëshirë.
17 Sepse shkrimi i thotë Faraonit, Madje për këtë qëllim të kam ngritur lart, që unë të mund të tregoj fuqinë time nëpërmjet teje, dhe që emri im të mund të shpallet kudo në gjithë botën.
18 Prandaj ai ka mëshirë mbi atë që dëshiron të ketë mëshirë dhe ngurtëson atë që dëshiron të ngurtësojë.
19 Atëherë ti do të më thuash, Pse ende gjen gabim? Sepse kush e ka kundërshtuar vullnetin e tij?
20 Jo, po cili je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh Perëndisë? A do t’i thotë gjëja e formuar atij që e formoi atë, Pse më ke bërë kështu mua?
21 A nuk ka poçari pushtet mbi argjilën, prej të njëjtit material të bëjë një enë për nderim dhe një enë për çnderim?
22 Po në qoftë se Perëndia, duke dashur të tregojë zemërimin e tij, dhe ta bëjë të njohur pushtetin e tij, duroi me durim të gjatë enët e zemërimit të përgatitura për shkatërrim:
23 Dhe ai të mund të bëjë të njohura pasuritë e lavdisë së tij mbi enët e mëshirës, të cilat ai i kishte parapërgatitur për lavdi.
24 Edhe ne, të cilët ai ka thirrur, jo prej judejve vetëm, por gjithashtu prej paganëve?
25 Ashtu siç ai thotë edhe tek Osea, Unë do t’i quaj ata njerëzit e mi, të cilët nuk ishin njerëzit e mi; dhe ajo, e dashur, që nuk ishte e dashur.
26 Dhe do të ndodhë, që në vendin ku atyre u ishte thënë, Ju nuk jeni njerëzit e mi; aty ata do të quhen fëmijët e Perëndisë së gjallë.
27 Edhe Isaia thërret në lidhje me Izraelin, Megjithëse numri i fëmijëve të Izraelit do të jetë si rëra e detit, një pjesë e mbetur do të shpëtohet.
28 Sepse ai do ta mbarojë punën, dhe do t’i bjerë shkurt në drejtësi: sepse një punë të shkurtër do të bëjë Zoti në tokë.
29 Dhe ashtu siç tha Isaia më përpara, Nëse Zoti i Sabaothit nuk na kishte lënë farë, ne do të kishim qenë si Sodoma, dhe do të ishim bërë si Gomorra.
30 Çfarë të themi ne atëherë? Që paganët, të cilët nuk ndoqën drejtësinë, arritën në drejtësi, madje drejtësi që është prej besimit.
31 Por Izraeli, i cili ndoqi ligjin e drejtësisë nuk ka arritur në ligjin e drejtësisë.
32 Përse? Sepse ata e kërkuan atë jo prej besimit, por sikur të ishte prej punëve të ligjit. Sepse ata u penguan në atë gur pengese.
33 Siç është shkruar, Ja, unë vendos në Sion një gur pengese dhe një shkëmb skandali: dhe kushdo që beson tek ai nuk do të turpërohet.