1 Traktin e mëparshëm unë kam bërë, O Theofil, mbi të gjithë që Jezusi filloi të bënte dhe të jepte mësim,
2 Deri në ditën në të cilën ai u mor lart, pasi ai përmes Frymës së Shenjtë kishte dhënë urdhërime apostujve të cilët kishte zgjedhur;
3 Të cilëve ai gjithashtu u shfaqi vetveten të gjallë pas vuajtjes së tij përmes shumë provave të pagabueshme, duke u parë prej tyre dyzet ditë, dhe duke folur për gjërat që i përkasin mbretërisë së Perëndisë;
4 Dhe, i mbledhur bashkë me ta, i urdhëroi ata që të mos largoheshin prej Jeruzalemit, por të prisnin premtimin e Atit, të cilin, thotë ai, e keni dëgjuar prej meje.
5 Sepse Gjoni me të vërtetë pagëzonte me ujë; por ju do të pagëzoheni me Frymën e Shenjtë jo shumë ditë pas kësaj.
6 Prandaj kur ata u mblodhën bashkë, ata e pyetën atë, duke thënë: Zot, a do t’ia kthesh përsëri mbretërinë Izraelit në këtë kohë?
7 Dhe ai u tha atyre: Nuk është puna juaj t’i dini kohët ose stinët, të cilat Ati i ka vendosur në pushtetin e vet.
8 Por ju do të merrni fuqi, pasi që Fryma e Shenjtë të vijë mbi ju; dhe ju do të jeni dëshmitarët e mi si në Jeruzalem, ashtu edhe në gjithë Judean, dhe në Samaria, dhe deri në fund të dheut.
9 Dhe pasi ai i kishte thënë këto gjëra, ndërsa ata shikonin, ai u ngrit lart; dhe një re e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre.
10 Dhe ndërsa ata vështronin ngultas drejt qiellit ndërsa ai ngrihej lart, ja, dy burra me rroba të bardha qëndronin pranë atyre;
11 Të cilët thanë gjithashtu: Ju njerëz të Galilesë, pse po rrini duke vështruar lart në qiell? Po ky Jezus, i cili u mor prej jush, lart në qiell, do të vijë në të njëjtën mënyrë ashtu siç e keni parë atë të shkojë në qiell.
12 Atëherë ata u kthyen në Jeruzalem prej malit të quajtur Olivet, që është larg Jerusalemit sa udhëtimi i një dite të sabathit.
13 Dhe kur ata erdhën brenda, ata u ngjitën në një dhomë sipër, ku banonin si Pjetri edhe Jakobi, dhe Gjoni, dhe Andrea, Filipi, dhe Thomai, Bartolomeu, dhe Mateu, Jakobi biri i Alfeut, dhe Simoni Zelotës, dhe Juda vëllai i Jakobit.
14 Këta të gjithë vazhduan me një mendje në lutje dhe përgjërim, me gratë, dhe Marinë nënën e Jezusit, dhe me vëllezërit e tij.
15 Dhe në ato ditë Pjetri u ngrit në këmbë në mes të dishepujve (numri i emrave së bashku ishin rreth njëqind e njëzetë,), dhe tha:
16 Burra dhe vëllezër, ky shkrim duhet të kishte qënë përmbushur, të cilin Fryma e Shenjtë e tha më përpara prej gojës së Davidit në lidhje me Judën, që u bë drejtuesi i atyre që e morën Jezusin.
17 Sepse ai u numërua me ne, dhe mori pjesë të këtij shërbimi.
18 Tani, ky njeri bleu një fushë me shpërblimin e padrejtësisë; dhe duke rënë me kokë poshtë, ai plasi në mes, dhe të përbrendshmet e tij u derdhën jashtë.
19 Dhe njihej prej të gjithë banorëve në Jeruzalem; saqë ajo fushë quhet në gjuhën e saktë të tyre, Akeldama, që do të thotë: Fusha e gjakut.
20 Sepse është shkruar në librin e Psalmeve: Banesa e tij u shkretoftë, dhe mos banoftë njeri në të; dhe dioqezën e tij e marrtë një tjetër. 21 Prandaj prej këtyre njerëzve që na kanë shoqëruar gjithë kohën që Zoti Jezus hynte dhe dilte midis nesh,
22 Duke filluar nga pagëzimi i Gjonit deri në të njëjtën ditë që ai u mor lart prej nesh, njëri duhet të caktohet të jetë një dëshmitar me ne për ringjalljen e tij.
23 Dhe ata paraqitën dy, Jozefin të mbiquajtur Barsabas, që u mbiquajt Justus, dhe Matian.
24 Dhe ata u lutën, dhe thanë: Ti, Zot, që i njeh zemrat e të gjithë njerëzve, trego cilin ke zgjedhur nga këta të dy,
25 Që ai të mund të marrë pjesë të kësaj shërbese dhe apostullimi, nga i cili ra Juda prej shkeljes, që ai të shkonte në vendin e vet.
26 Dhe ata hodhën short; dhe shorti ra mbi Matian; dhe ai u numëruar me të njëmbëdhjetë apostujt.