1 Ishte në Cesarea një burrë me emrin Kornelius, një kryeqindës i një trupe të quajtur trupa italiane,
2 Një burrë i përkushtuar, dhe një që kishte frikë nga Perëndia me gjithë shtëpinë e tij, i cili u jepte shumë lëmosha njerëzve, dhe i lutej gjithmonë Perëndisë.
3 Ai pa në vegim qartë rreth orës së nëntë të ditës një engjëll të Perëndisë duke hyrë tek ai, dhe duke i thënë: Kornelius.
4 Dhe pasi e pa, ai u tremb, dhe tha: Ç’është, Zot? Dhe ai i tha: Lutjet dhe lëmoshat e tua janë ngritur për përkujtim para Perëndisë.
5 Dhe tani dërgo burra në Joppë, dhe thirr një Simon, të mbiquajtur Pjetër;
6 Ai strehohet me një Simon një lëkurëregjës, shtëpia e të cilit është pranë detit; ai do të të tregojë çfarë duhet të bësh.
7 Dhe pasi engjëlli që i foli Korneliusit u largua, ai thirri dy prej shërbëtorëve të shtëpisë së tij, dhe një ushtar të përkushtuar nga ata që i shërbenin vazhdimisht atij;
8 Dhe pasi ua kishte shpallur të gjitha këto gjëra atyre, ai i dërgoi në Joppë.
9 Të nesërmen, ndërsa ishin duke udhëtuar, dhe iu afruan qytetit, Pjetri u ngjit në tarracë, të lutej rreth orës së gjashtë;
10 Dhe e mori uria, dhe donte të hante; por ndërsa ata ia përgatitën, ai ra në ekstazë,
11 Dhe pa qiellin të hapur, dhe një enë që po zbriste tek ai, sikur të ishte një çarçaf i madh i lidhur në të katër cepat, dhe i lëshuar poshtë në tokë;
12 Në të cilën ishin të gjitha llojet e kafshëve katërkëmbëshe të tokës, dhe bisha të egra, dhe zvarranikë, dhe shpendë të qiellit.
13 Dhe erdhi tek ai një zë: Ngreu, Pjetër; ther dhe ha.
14 Por Pjetri tha: Jo kështu Zot; sepse unë kurrë nuk kam ngrënë ndonjë gjë që është e ndotur ose e papastër.
15 Dhe zëri i foli përsëri për herë të dytë: Atë që e ka pastruar Perëndia, mos e quaj të ndotur.
16 Kjo u bë tri herë; dhe ena u mor prapë në qiell.
17 Tani, ndërsa Pjetri kishte dyshime në vetvete për kuptimin e vegimit që kishte parë, ja, burrat që u dërguan prej Korneliusit kishin bërë pyetje për shtëpinë e Simonit, dhe qëndruan para portës,
18 Dhe thirrën, dhe pyetën nëse Simoni të mbiquajtur Pjetër, ishte strehuar aty.
19 Ndërsa Pjetri mendonte mbi vegimin, Fryma i tha: Ja, tre burra po të kërkojnë.
20 Prandaj ngreu, zbrit poshtë dhe shko me ta, pa dyshuar gjë; sepse unë i kam dërguar.
21 Atëherë Pjetri zbriti te burrat që i ishin dërguar atij prej Korneliusi; dhe tha: Ja, unë jam ai që kërkoni; cila është arsyeja që keni ardhur?
22 Dhe ata thane: Kornelius kryeqindësi, një burrë i drejtë dhe një që ka frikë nga Perëndia, me emër të mirë gjithandej në kombin e judejve, u paralajmërua prej Perëndisë prej një engjëlli të shenjtë të të thërrasë në shtëpinë e tij, dhe të dëgjojë fjalë prej teje.
23 Atëherë ai i thirri ata brenda, dhe i strehoi. Dhe të nesërmen Pjetri iku me ta, dhe disa vëllezër prej Joppas e shoqëruan.
24 Dhe të nesërmen pasi hynë në Cesarea. Korneliusi i priti ata, dhe kishte mbledhur bashkë farafisin e tij dhe shokët e ngushtë.
25 Dhe ndërsa Pjetri ishte duke hyrë, Korneliusi e takoi, ra te këmbët e tij dhe e adhuroi atë.
26 Por Pjetri e çoi atë, duke thënë: Ngreu; edhe unë vetë jam njeri.
27 Dhe ndërsa fliste me të, ai hyri brenda, dhe gjeti shumë veta të mbledhur bashkë.
28 Dhe u tha atyre: Ju e dini se është diçka e jashtëligjshme që një njeri që është jude të shoqërohet, ose të vijë te një prej një kombi tjetër; por Perëndia më tregoi që nuk duhet të quaj ndonjë njeri të ndotur ose të papastër.
29 Prandaj erdha unë te ju pa kundërshtuar, porsa u thirra; unë pyes pra për ç’arsye më thërritët mua?
30 Dhe Korneliusi tha: Para katër ditësh unë po agjëroja deri në këtë orë; dhe në orën e nëntë unë u luta në shtëpinë time, dhe, ja, një burrë qëndronte para meje me rroba të ndritshme,
31 Dhe tha: Kornelius, lutja jote u dëgjua, dhe lëmoshat e tua kujtohen para Perëndisë.
32 Prandaj dërgo në Joppa, dhe thirr këtu Simonin, të mbiquajtur Pjetër; ai është strehuar në shtëpinë e një Simoni lëkurëregjës pranë detit; i cili, kur të vijë do të të flasë.
33 Prandaj menjëherë unë të thirra ty; dhe ti ke bërë mirë që ke ardhur. Prandaj tani ne të gjithë jemi këtu para Perëndisë, për të dëgjuar gjithçka që Perëndia të ka urdhëruar.
34 Atëherë Pjetri hapi gojën, dhe tha: Me të vërtete unë kuptoj që Perëndia nuk është një respektues i njerëzve;
35 Por në çdo komb ai që i ka frikë atij, dhe punon me drejtësi, pranohet prej tij.
36 Fjala që Perëndia u dërgoi bijve të Izraelit, duke predikuar paqen prej Jezu Krishtit; (ai është Zoti i të gjithëve;)
37 Atë fjalë, unë them, ju e dini, që u përhap nëpër gjithë Judenë, dhe filloi prej Galilesë, pas pagëzimit që predikoi Gjoni;
38 Se si Perëndia e vajosi Jezusin e Nazaretit me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi; i cili shkonte vend më vend duke bërë mirë, dhe duke shëruar të gjithë që ishin pushtuar nga djalli; sepse Perëndia ishte me të.
39 Dhe ne jemi dëshmitarë të të gjitha gjërave që ai bëri në tokën e judejve, dhe në Jeruzalem; të cilin ata e vranë dhe e varën në një dru;
40 Atë Perëndia e ngjalli ditën e tretë, dhe shfaqi atë hapur;
41 Jo te të gjithë njerëzit, por te dëshmitarë të zgjedhur më parë prej Perëndisë, madje te ne, që hëngrëm dhe pimë me të pasi u ngjall prej së vdekurish.
42 Dhe ai na urdhëroi t’u predikojmë njerëzve, dhe të dëshmojmë që është ai i cili ishte caktuar prej Perëndisë të jetë Gjykatësi i të gjallëve dhe të vdekurve.
43 Për atë të gjithë profetët japin dëshmi, që përmes emrit të tij kushdo që beson në të do të marrë faljen e mëkateve.
44 Ndërsa Pjetri ishte ende duke folur këto fjalë, Fryma e Shenjtë ra mbi të gjthë ata që e dëgjuan fjalën.
45 Dhe ata të rrethprerjes që besuan u habitën, të gjithë sa erdhën me Pjetrin, sepse edhe mbi paganët u derdh dhurata e Frymës së Shenjtë.
46 Sepse i dëgjuan ata duke folur me gjuhë, dhe duke madhëruar Perëndinë. Atëherë u përgjigj Pjetri:
47 A mundet ndokush ta ndalojë ujin, që këta të mos pagëzohen, të cilët kanë marrë Frymën e Shenjtë ashtu si ne.
48 Dhe ai i urdhëroi ata të pagëzoheshin në emrin e Zotit. Atëherë ata iu lutën atij të qëndronte disa ditë.