1 Tani rreth asaj kohe mbreti Herod zgjati duart e tij të përndjekë disa të kishës.
2 Dhe vrau Jakobin vëllain e Gjonit me shpatë.
3 Dhe meqë pa që kjo i kënaqi judejtë, ai vazhdoi më tutje ta merrte edhe Pjetrin. (Atëherë ishin ditët e bukës së ndorme.)
4 Dhe pasi e kapi, ai e futi në burg, dhe ua dorëzoi katër kuadrateve të ushtarëve për ta mbajtur atë; me qëllim që pas Pashkës ta nxirrte para popullit.
5 Prandaj Pjetri u mbajt në burg; por lutje iu bë Perëndisë nga kisha pa pushim për atë.
6 Dhe kur Herodi donte ta nxirrte atë, të njëjtën natë Pjetri po flinte midis dy ushtarëve, i lidhur me dy zinxhirë; dhe ruajtësit para derës ruanin burgun.
7 Dhe, ja, engjëlli i Zotit zbriti mbi të, dhe një dritë ndriçoi në burg; edhe ai e goditi Pjetrin në brinjë, dhe e ngriti lart, duke thënë: Çohu shpejt. Dhe zinxhirët i ranë nga duart e tij.
8 Dhe engjëlli i tha: Ngjishu, dhe lidhi sandalet e tua. Dhe kështu bëri. Dhe ai i thotë atij: Hidhe rrobën tënde rreth teje, dhe ndiqmë mua.
9 Dhe ai doli, dhe e ndoqi; dhe nuk e kuptoi që ishte e vërtetë ajo që u bë prej engjëllit; por mendoi se pa një vegim.
10 Pasi kaluan ruajtjen e parë dhe të dytë, ata erdhën te një portë e hekurt që të çon në qytet; e cila iu hap atyre vetë; edhe ata dolën, dhe kaluan përmes një rruge; dhe menjëherë engjëlli u largua prej tij.
11 Dhe kur Pjetri erdhi në vete, ai tha: Tani unë e di me siguri, se Zoti e dërgoi engjëllin e tij, dhe më çliroi nga dora e Herodit, dhe nga gjithë shpresa e judejve.
12 Dhe pasi e studioi këtë gjë, ai erdhi në shtëpinë e Marisë nëna e Gjonit, të mbiquajtur Marku; ku ishin mbledhur bashkë shumë duke u lutur.
13 Dhe ndërsa Pjetri trokiti në derën e portës, një zonjushë, me emrin Roda, erdhi për të dëgjuar.
14 Dhe kur ajo e njohu zërin e Pjetrit, nuk e hapi portën nga gëzimi, por vrapoi brenda, dhe tregoi se si Pjetri qëndronte te porta.
15 Dhe ata i thanë: Ti je e çmendur. Por ajo vazhdimisht pohonte që ishte kështu. Atëherë ata thanë: Ai është engjëlli i tij.
16 Por Pjetri vazhdonte të trokiste; dhe pasi e kishin hapur derën, dhe e panë atë, ata u habitën.
17 Por ai, duke u bërë shenjë me dorë të heshtnin, u tregoi se si Zoti e kishte nxjerrë atë nga burgu. Dhe tha: Shkoni tregojini këto gjëra Jakobit, edhe vëllezërve. Dhe ai u largua, dhe shkoi në një vend tjetër.
18 Tani, pasi zbardhi dita, u bë shumë rrëmujë ndërmjet ushtarëve, çfarë ndodhi me Pjetrin.
19 Dhe pasi Herodi e kërkoi, dhe nuk e gjeti, ai i shqyrtoi ruajtësit, dhe urdhëroi që ata të vriten. Dhe ai zbriti prej Judeas në Cesarea, dhe atje banoi.
20 Dhe Herodi ishte fort i zemëruar me ata të Tyres dhe Sidonit; por ata erdhën me një zemër tek ai, dhe, pasi e kishin bërë mik Blastusin kujdestarin e shtëpisë së mbretit, dëshiruan paqe; sepse vendi i tyre ushqehej prej vendit të mbretit.
21 Dhe në një ditë të caktuar, Herodi, i veshur me rroba mbretërore, u ul në fronin e tij, dhe u mbajti një ligjëratë atyre.
22 Dhe njerëzit lëshuan një britmë, duke thënë: Është zë perëndie, dhe jo njeriu.
23 Dhe menjëherë engjëlli i Zotit e goditi atë, sepse ai nuk i dha lavdi Perëndisë; dhe e hëngrën krimbat, dhe dha shpirt.
24 Por fjala e Perëndisë rritej dhe shumohej.
25 Dhe Barnabasi dhe Sauli u kthyen nga Jeruzalemi, pasi e kishin përmbushur shërbimin e tyre, dhe morën me vete Gjonin, të mbiquajtur Mark.