1 Tani, pasi kishin kaluar përmes Amfipolisit dhe Apollonisë, ata mbritën në Selanik, ku ishte një sinagogë e judejve;
2 Dhe Pali, siç e kishte zakon, hyri tek ata, dhe tri ditë sabathi diskutoi me ta nga shkrimet,
3 Duke nxjerrë dhe duke parashtruar, se ishte e nevojshme që Krishti të vuante, dhe të ringjallej prej së vdekurish; dhe që ky Jezus, të cilin unë jua predikoj, është Krishti.
4 Dhe disa prej tyre besuan, dhe u bashkuan me Palin dhe Silasin; dhe prej grekëve të përshpirtshëm një numër i madh, dhe prej grave të parisë jo pak.
5 Por judejtë që nuk besuan, të prekur prej zilisë, morën me vete disa burra të ligj prej llojit të poshtër, dhe mblodhën një turmë, dhe përzien gjithë qytetin, dhe sulmuan shtëpinë e Jasonit, dhe kërkuan t’i nxirrnin jashtë, te populli.
6 Dhe pasi nuk i gjetën, ata tërhoqën Jasonin dhe disa vëllezër te krerët e qytetit, duke thirrur: Këta që e kanë kthyer botën kokëposhtë kanë ardhur edhe këtu;
7 Të cilët Jasoni i ka pritur; dhe këta të gjithë veprojnë kundër dekreteve të Çezarit, duke thënë se është një mbret tjetër, një Jezus.
8 Dhe ata përzien njerëzit dhe krerët e qytetit, pasi i dëgjuan këto gjëra.
9 Dhe pasi u siguruan prej Jasonit, dhe prej të tjerëve, i lanë të iknin.
10 Dhe vëllezërit menjëherë i larguan Palin dhe Silasin natën në Berea; të cilët duke ardhur atje shkuan në sinagogën e judejve.
11 Këta ishin më fisnikë se ata në Selanik, në atë që e pranuan fjalën me gjithë gatishmërinë e mendjes, dhe i vëzhguan shkrimet përditë, nëse ato gjëra ishin kështu.
12 Prandaj shumë prej tyre besuan; edhe prej grave të nderuara që ishin greke, dhe prej burrave, jo pak.
13 Por pasi mësuan judejtë e Selanikut që fjala e Perëndisë ishte predikuar prej Palit në Berea, erdhën edhe atje, dhe i përzien njerëzit.
14 Dhe pastaj vëllezërit menjëherë e larguan Palin të shkonte deri te deti; por Silasi dhe Timoteu qëndruan akoma atje.
15 Dhe ata që përcollën Palin e sollën në Athinë; dhe pasi morën një urdhërim për Silasin dhe Timoteun të vinin tek ai sa më shpejt, ata u larguan.
16 Tani, ndërkohë që Pali po i priste ata në Athinë, ishte trazuar brenda në shpirt, kur pa qytetin tërësisht të dhënë pas idhujtarisë.
17 Prandaj ai debatonte në sinagogë me judejtë, dhe me njerëzit e përshpirtshëm, edhe përditë në treg me ata që takonte.
18 Atëherë disa filozofë të epikureanëve, dhe të stoikëve u takuan me të. Dhe disa thanë: Çfarë do të thotë ky llafazan? Disa të tjerë: Ai duket të jetë një predikues i perëndive të huaja; sepse ai u predikoi atyre Jezusin, dhe ringjalljen.
19 Dhe ata e morën, dhe e sollën në Aeropag, duke thënë: A mund ta dimë se çfarë është kjo doktrinë të re, për të cilën flet ti?
20 Sepse ti sjell disa gjëra të huaja në veshët tanë; pra ne duam të dimë çfarë kuptimi kanë këto gjëra.
21 (Sepse të gjithë athinasit dhe të huajt që ishin atje e kalonin kohën e tyre jo me ndonjë gjë tjetër, përveçse të tregonin, ose të dëgjonin diçka të re.)
22 Atëherë Pali u çua në mes të kodrës së Marsit; dhe tha: Ju burra të Athinës, unë di që në të gjitha gjërat ju jeni shumë besëtytnor.
23 Sepse ndërsa kaloja, dhe shikoja përkushtimet tuaja, unë gjeta një altar me këtë mbishkrim: PËR PERËNDINË E PANJOHUR. Të cilin ju e adhuroni pa e njohur, unë jua shpall juve.
24 Perëndia që bëri botën dhe gjithçka që është në të, duke parë që ai është Zoti i qiellit dhe tokës, nuk banon në tempuj të bëra me duar;
25 As adhurohet me duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, duke parë që ai i jep jetë gjithçkaje, dhe frymë, dhe të gjitha gjërat;
26 Dhe i ka bërë prej një gjaku të gjitha kombet e njerëzve për të jetuar mbi faqe të dheut, dhe ka vendosur kohërat e paracaktuara, dhe kufijtë e banesës së tyre;
27 Që ata ta kërkojnë Zotin, nëse ndoshta mund ta prekin, dhe ta gjejnë atë, megjithëse ai nuk është larg prej çdonjërit nga ne;
28 Sepse në të jetojmë, dhe lëvizim, dhe kemi qenien tonë; siç kanë thënë edhe disa nga poetët tuaj: Sepse ne jemi gjithashtu pasardhësit e tij.
29 Atëherë për aq sa që ne jemi pasardhësit e Perëndisë, ne duhet të mos mendojmë që Hyjnia është si floriri, ose si argjendi, ose guri, i gdhendur prej artit dhe shpikjes së njeriut.
30 Dhe kohët e kësaj padije Perëndia i kapërxeu; por tani i urdhëron të gjithë njerëzit kudo, të pendohen;
31 Sepse ai ka caktuar një ditë, në të cilën ai do të gjykojë botën me drejtësi prej atij njeriu që e ka caktuar; prej të cilit ai u ka dhënë siguri të gjithë njerëzve, në atë që e ngjalli prej së vdekurish.
32 Dhe kur dëgjuan për ngjalljen e të vdekurit, disa u tallën; dhe të tjerët thanë: Ne do të të dëgjojmë ty përsëri për këtë çështje.
33 Kështu Pali u largua nga mesi i tyre.
34 Megjithatë disa burra iu ngjitën atij, dhe besuan; midis të cilëve ishte Dionisi Aeropagiti, dhe një grua e quajtur Damaris, edhe të tjerë me ta.