1 Dhe kur dita e Pentikostit kishte ardhur plotësisht, ata ishin të gjithë në një mendje, në një vend.
2 Dhe befas një zë erdhi prej qiellit si një erë që fryn me fuqi, dhe ajo e mbushi gjithë shtëpinë ku ata ishin duke ndenjur.
3 Dhe u paraqitën atyre gjuhë të ndara si zjarri, dhe qëndronin mbi secilin prej tyre.
4 Dhe ata të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë, dhe filluan të flisnin me gjuhë të tjera, ashtu si Fryma u jepte të flisnin.
5 Dhe kishte judenj që banonin në Jeruzalem njerëz të perëndi shëm, prej çdo kombi nën qiell.
6 Tani, kur kjo u lajmërua gjithandej, turma u mblodh, dhe u ngatërrua, sepse çdo njeri i dëgjoi ata të flisnin në gjuhën e vet.
7 Dhe ata u habitën dhe u mrekulluan të gjithë, duke i thënë njëri-tjetrit: Ja, a nuk janë Galileas të gjithë këta që flasin?
8 Dhe si e dëgjojmë çdo njeri në gjuhën tonë, ku kemi lindur?
9 Partinanët, dhe Medesët, dhe Elamitët, dhe banorët në Mesopotami, dhe në Judea, dhe Kapodoçia, në Pontus, dhe Azi,
10 Frigjia, dhe Pamfilia, në Egjypt, dhe në pjesë të Libisë rreth Sirenes, dhe të huaj prej Rome, judenj dhe prozelitët,
11 Kretjanët dhe Arabët, ne po i dëgjojmë të flasin në gjuhët tona veprat e mrekullueshme të Perëndisë.
12 Dhe ata ishin të gjithë të mahnitur, dhe ishin në dyshim, duke i thënë njëri-tjetrit: Ç’do të thotë kjo?
13 Të tjerët duke u tallur thanë: Këta njerëz janë plotë me verën e re.
14 Por Pjetri, duke u çuar në këmbë me të njëmbëdhjetët, ngriti zërin e tij dhe u tha atyre: Ju njerëz të Judeas, dhe të gjithë ju që banoni në Jeruzalem, t’ju bëhet e ditur kjo, dhe të dëgjoni fjalët e mia;
15 Sepse këta nuk janë të dehur, siç mendoni ju, duke parë se është ora e tretë e ditës.
16 Por kjo është ajo që u fol prej profetit Joel:
17 Dhe do të ndodhë ditët e fundit, thotë Perëndia: Unë do të derdh prej Frymës sime mbi të gjithë mishin; dhe bijtë dhe bijat tuaja do të profetizojnë, dhe të rinjtë tuaj do të shohin vegime, dhe të moshuarit tuaj do të shohin ëndërra;
18 Dhe në ato ditë mbi shërbëtorët e mi dhe shërbëtoret e mia unë do të derdh prej Frymës sime; dhe ata do të profetizojnë;
19 Dhe unë do të shfaq mrekulli lart në qiell, dhe shenja në tokën poshtë; gjak, dhe zjarr, dhe avull tymi;
20 Dielli do të kthehet në errësirë, dhe hëna në gjak, përpara se të vijë ajo ditë e madhe dhe e tmerrshme e Zotit;
21 Dhe do të ndodhë, që kushdo që do t’i thërrasë emrit të Zotit do të shpëtohet.
22 Ju njerëz të Izraelit, i dëgjoni këto fjalë; Jezusi i Nazaretit, një burrë i miratuar prej Perëndisë midis jush prej mrekullive dhe çudive dhe shenjave, që Perëndia bëri përmes tij në mes tuaj, ashtu siç e dini edhe ju vetë;
23 Ai, duke u dorëzuar prej këshillit të vendosur dhe paranjohjes së Perëndisë, ju e keni marrë, dhe prej duarve të këqija e keni kryqëzuar dhe vrarë;
24 Të cilin Perëndia e ngjalli, duke ia zgjidhur dhimbjet e vdekjes; sepse nuk ishte e mundur që ai të mbahej prej saj.
25 Sepse Davidi flet në lidhje me atë: Unë e parashihja Zotin gjithmonë para fytyrës sime, sepse ai është në të djathtën time, që unë të mos lëvizem;
26 Prandaj u gëzua zemra ime, dhe gjuha ime u ngazëllua; për më tepër edhe mishi im do të pushojë në shpresë;
27 Sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në ferr, as nuk do ta lejosh të Shenjtin tënd të shohë kalbje.
28 Ti m’i ke bërë të njohura rrugët e jetës; ti do të më mbushësh me gëzim me fytyrën tënde.
29 Burra dhe vëllezër, lejomëni t’ju flas lirshëm për patriarkun David, që është edhe i vdekur edhe i varrosur, dhe varri i tij është me ne deri këtë ditë.
30 Prandaj duke qënë një profet, dhe duke e ditur që Perëndia i është betuar atij me një betim, që nga fryti i ijëve të tij, sipas mishit, ai do ta ngrinte Krishtin për t’u ulur mbi fronin e tij;
31 Ai duke e parë këtë më parë foli për ngjalljen e Krishtit, që shpirti i tij nuk u la në ferr, as mishi i tij nuk pa kalbje.
32 Këtë Jezus e ka ngritur Perëndia, për të cilin ne jemi të gjithë dëshmitarë.
33 Prandaj duke qenë lartësuar prej dorës së djathtë të Perëndisë, dhe duke marrë prej Atit premtimin e Frymës së Shenjtë, ai ka derdhur këtë, të cilën ju tani e shikoni dhe e dëgjoni.
34 Sepse Davidi nuk është ngjitur në qiej; por ai vetë thotë: ZOTI i tha Zotit tim: Ti ulu në të djathtën time,
35 Deri kur unë t’i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua.
36 Prandaj le ta dijë me siguri e gjithë shtëpia e Izraelit, se po atë Jezus, të cilin ju e keni kryqëzuar, Perëndia e ka bërë Zot edhe Krisht.
37 Tani, kur ata e dëgjuan këtë, ata u sëmbuan në zemrën e tyre, dhe i thanë Pjetrit dhe pjesës tjetër të apostujve: Burra dhe vëllezër, çfarë do të bëjmë ne?
38 Atëherë Pjetri u tha atyre: Pendohuni, dhe pagëzohuni secili prej jush në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.
39 Sepse premtimi është për ju, dhe për fëmijët tuaj, dhe për të gjithë ata që janë larg, madje aq shumë sa Zoti Perëndia ynë do t’i thërrasë.
40 Dhe me shumë fjalë të tjera ai dëshmoi dhe nxiti, duke thënë: Shpëtojeni veten prej këtij brez të mbrapshtë.
41 Atëherë ata që e pranuan me gëzim fjalën e tij u pagëzuan; dhe në të njëjtën ditë iu shtuan atyre rreth tre mijë shpirtra.
42 Dhe ata vazhduan të palëkundur në doktrinën dhe shoqërinë e apostujve, dhe në thyerjen e bukës, dhe në lutje.
43 Dhe i hyri frika çdo shpirti; dhe shumë mrekulli dhe shenja u bënë prej apostujve.
44 Dhe të gjithë që besuan ishin bashkë, dhe i kishin të gjitha gjërat të përbashkëta.
45 Dhe i shitën pronat dhe kamjet e tyre, dhe ua ndanë ato të gjithë njerëzve, ashtu siç kishte nevojë çdo njeri.
46 Dhe ata, duke vazhduar çdo ditë me një zemër në tempull, dhe duke thyer bukë nga njëra shtëpi në tjetrën, po, hanin mishin e tyre me gëzim dhe zemër të sinqertë,
47 Duke lavdëruar Perëndinë, dhe duke pasur hir përpara të gjithë njerëzve. Dhe përditë Zoti i shtonte kishës aq sa do të shpëtoheshin.