1 Dhe pasi rrëmuja mbaroi, Pali thirri pranë dishepujt, dhe i përqafoi, dhe iku për të vajtur në Maqedoni.
2 Dhe pasi kishte kaluar nëpër ato anë, dhe u kishte dhënë atyre shumë nxitje, ai erdhi në Greqi.
3 Dhe atje qëndroi tre muaj. Dhe kur judejtë i zunë pritë atij, ndërsa ishte gati të lundronte në Siri, ai vendosi të kthehej përmes Maqedonisë.
4 Dhe në shoqërinë e tij për në Azi ishte Sopatri i Bereasit; dhe prej selanikasve, Aristarku dhe Sekundi; dhe Gaiusi i Derbisë, dhe Timoteu; dhe nga Azia Tikiku dhe Trofimusi.
5 Këta duke shkuar përpara, na pritën në Troas.
6 Dhe ne lundruam prej Filipisë pas ditëve të bukës së ndorme, dhe për pesë ditë erdhëm tek ata në Troas; ku ne qëndruam shtatë ditë.
7 Dhe në ditën e parë të javës, kur mblidheshin bashkë dishepujt për të thyer bukën, Pali, gati për t’u larguar të nesërmen, u predikoi atyre; dhe e vazhdoi fjalën e tij deri në mesnatë.
8 Dhe kishte shumë drita në dhomën e sipërme, ku ata ishin mbledhur bashkë.
9 Dhe rrinte në një dritare një djalosh i quajtur Eutikus, i cili kishte rënë në gjumë të thellë; dhe ndërkohë që Pali ishte duke predikuar për një kohë të gjatë, ai ra thellë në gjumë, dhe u rrëzua nga kati i tretë, dhe e ngritën të vdekur.
10 Dhe Pali zbriti poshtë, dhe ra mbi të, duke e përqafuar tha: Mos u shqetësoni; se shpirti i tij është në të.
11 Prandaj pasi u ngjit lart përsëri, dhe theu bukën, dhe hëngri, dhe foli për një kohë të gjatë, madje deri në thyerjen e ditës, kështu ai u largua.
12 Dhe ata e sollën djaloshin të gjallë, dhe u qetësuan jo pak.
13 Dhe ne shkuam më parë tek anija, dhe lundruam në Assos, me qëllim që atje të merrnim brenda Palin; sepse kështu ai kishte caktuar, duke dashur të shkonte më këmbë.
14 Dhe pasi u takua me ne në Assos, ne e morëm brenda, dhe erdhëm në Mitilinë.
15 Dhe ne lundruam prej aty, dhe erdhëm ditën tjetër përballë Kiosit; dhe ditën tjetër arritëm në Samos, dhe qëndruam te Trogjilia; dhe ditën tjetër erdhëm në Miletus.
16 Se Pali kishte vendosur të lundronte afër Efesit, sepse nuk do të harxhonte kohë në Azi; për shkak se nxitonte, nëse do të ishte e mundur për të, të ishte në Jeruzalem ditën e Pentekostit.
17 Dhe prej Miletusit ai dërgoi në Efes, dhe thirri pleqtë e kishës.
18 Dhe pasi ata erdhën tek ai, u tha atyre: Ju e dini, që nga dita e parë që unë erdha në Azi, si kam jetuar me ju në të gjitha stinët,
19 Duke i shërbyer Zotit me gjithë përulësinë e mendjes, dhe me shumë lot, dhe tundime, që më ndodhën mua nga prita e judejve;
20 Dhe si unë nuk fsheha gjë që ishte të dobishme për ju, por ju kam treguar, dhe ju kam mësuar juve hapur, dhe shtëpi më shtëpi,
21 Duke u dëshmuar si judejve, ashtu edhe grekëve, pendesë te Perëndia, dhe besim te Zoti Jezu Krisht.
22 Dhe tani, ja, unë shkoj i lidhur në frymë në Jeruzalem, pa i ditur gjërat që do të më ndodhin atje;
23 Përveç që Fryma Shenjtë dëshmon në çdo qytet, duke thënë se pranga dhe brenga më presin mua.
24 Por unë nuk dua t’ia di fare për ndonjë nga këto gjëra, as e llogaris jetën time të shtrenjtë për mua, kështu që unë të mund ta mbaroj rrugën time me gëzim, dhe shërbesën, që unë mora prej Zotit Jezus, të dëshmoj ungjillin e hirit të Perëndisë.
25 Dhe tani, ja, unë e di që ju të gjithë, midis të cilëve unë kam shkuar duke predikuar mbretërinë e Perëndisë, nuk do ta shihni më fytyrën time.
26 Prandaj unë ju marr sot si dëshmitarë, që unë jam i pastër prej gjakut të të gjithëve.
27 Sepse unë nuk jam shmangur t’ju shpall gjithë këshillën e Perëndisë.
28 Prandaj kujdesuni për veten tuaj, dhe për të gjithë tufën, mbi të cilën Perëndia ju ka bërë mbikëqyrës, ta ushqeni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka blerë me gjakun e tij.
29 Sepse unë e di këtë, që pas largimit tim ujqër shkatërues do të hyjnë midis jush, duke mos e kursyer tufën.
30 Gjithashtu prej jush vetë do të ngrihen burra, duke folur gjëra të shtrembëra, që të tërheqin dishepuj pas tyre.
31 Prandaj rrini zgjuar, dhe kujtoni, që në një periudhë prej tre vjetësh unë nuk pushova të paralajmëroja secilin me lotë natë e ditë.
32 Dhe tani, vëllezër, unë ju besoj te Perëndia, dhe te fjala e hirit të tij, e cila është e aftë t’ju ndërtojë, dhe t’ju japë trashëgimi midis të gjithë atyre që janë të shenjtëruar.
33 Unë nuk kam lakmuar argjendin e ndonjë njeriu, as arin, as rrobat.
34 Po, ju vetë e dini, që këto duar u kanë shërbyer nevojave të mia, dhe të atyre që ishin me mua.
35 Unë ju kam treguar të gjitha gjërat, se si duke punuar kështu ju duhet të mbështesni të dobëtit, dhe t’i kujtoni fjalët e Zotit Jezus, siç tha ai: Është më e bekuar të japësh se sa të marrësh.
36 Dhe pasi kishte folur kështu, ai u ul në gjunjë dhe u lut me ata të gjithë.
37 Dhe ata të gjithë qanë shumë, dhe ranë mbi qafën e Palit, dhe e puthën.
38 Duke u brengosur më shumë për fjalët që ai tha, që ata nuk do ta shohin më fytyrën e tij. Dhe ata e përcollën atë tek anija.