1 Burra, vëllezër, dhe etër, dëgjojeni mbrojtjen time që unë ua bëj juve tani.
2 (Dhe kur e dëgjuan që ai u fliste në gjuhën hebraishte, ata mbajtën më shumë qetësi; dhe ai tha:)
3 Unë jam me të vërtetë një burrë që jam një jude, i lindur në Tarsus, një qytet në Kiliki, por i rritur në këtë qytet te këmbët e Gamalielit, dhe i mësuar sipas mënyrës së përsosur të ligjit të etërve, dhe isha plot zell ndaj Perëndisë, ashtu siç jeni ju të gjithë sot.
4 Dhe unë përndoqa këtë rrugë deri në vdekje, duke lidhur dhe duke futur në burgje si burra dhe gra.
5 Ashtu si edhe kryeprifti jep dëshmi për mua, dhe gjithë kompania e etërve; prej të cilëve gjithashtu mora letra për vëllezërit, dhe shkova në Damask, për t’i sjellë të lidhur në Jeruzalem ata që ishin atje, që të dënoheshin.
6 Dhe ndodhi, që, ndërsa unë udhëtoja, dhe kisha ardhur pranë Damaskut rreth mesditës, befas ndriti prej qiellit një dritë e madhe përreth meje.
7 Dhe unë rashë përdhe, dhe dëgjova një zë që më thoshte: Saul, Saul, përse më persekuton mua?
8 Dhe unë u përgjigja: Kush je ti, Zot? Dhe ai më tha: Unë jam Jezusi i Nazaretit, të cilin ti e persekuton.
9 Dhe ata që ishin me mua vërtetë panë dritën, dhe u trembën; por ata nuk e dëgjuan zërin e atij që më foli mua.
10 Dhe unë thashë; Çfarë do të bëj unë Zot? Dhe Zoti më tha: Çohu, dhe shko në Damask; dhe atje do të të thuhet për të gjitha gjërat që të janë caktuar të bësh.
11 Dhe kur unë nuk mund të shikoja për lavdinë e asaj drite, duke qenë i udhëhequr prej dorës së atyre që ishin me mua, unë erdha në Damask. 12 Dhe një Ananias, një burrë i përkushtuar sipas ligjit, me një emër të mirë midis të gjithë judejve që banonin atje,
13 Erdhi tek unë, dhe ndenji, dhe më tha: Vëlla Saul, hap sytë. Dhe në të njëjtën orë unë hodha sytë mbi të.
14 Dhe ai tha: Perëndia i etërve tanë të ka zgjedhur, që ti ta njohësh vullnetin e tij, dhe ta shikosh atë të Drejtin, dhe ta dëgjosh zërin nga goja e tij.
15 Sepse ti do të jesh dëshmitari i tij për të gjithë njerëzit për atë që ke parë dhe dëgjuar.
16 Dhe tani përse pret? Çohu, dhe pagëzohu, dhe laji mëkatet e tua, duke thirrur emrin e Zotit.
17 Dhe ndodhi që, pasi unë kisha ardhur përsëri në Jeruzalem, madje ndërsa u luta në tempull, isha në ekstazë;
18 Dhe pashë atë duke më thënë mua: Nxito, dhe dil shpejt prej Jeruzalemit; sepse ata nuk do ta pranojnë dëshminë tënde në lidhje me mua.
19 Dhe unë i thashë: Zot, ata e dinë që unë burgosja dhe rrihja në çdo sinagogë ata që besonin te ti;
20 Dhe kur u derdh gjaku i martirit tënd Stefan, edhe unë isha aty pranë, dhe e miratova vdekjen e tij, dhe mbajta rrobat e atyre që e vranë.
21 Dhe ai më tha mua: Largohu; sepse unë do të të dërgoj larg prej këtej te paganët.
22 Dhe ata e dëgjuan këtë fjalë, dhe atëherë ngritën lart zërat e tyre, dhe thanë: Largojeni një njeri të tillë nga bota; sepse nuk është i përshtatshëm që ai të jetojë.
23 Dhe ndërkohë ata thërrisnin me zë të lartë, dhe flaknin rrobat e tyre, dhe hidhnin pluhur në erë,
24 Kryekomandanti urdhëroi që ai të sillej në kështjellë, dhe urdhëroi që ai të shqyrtohej duke e kamxhikuar; që ai të mund të marrë vesh përse ata thërrisnin kështu kundër tij.
25 Dhe ndërsa e lidhnin atë me rripa, Pali i tha kryeqindësit që rrinte pranë: Është e ligjshme për ju të kamxhikoni një njeri që është romak, dhe i padënuar?
26 Pasi kryeqindësi e dëgjoi, ai shkoi dhe i tregoi kryekomandantit, duke thënë: Ki kujdes çfarë bën; sepse ky njeri është romak.
27 Atëherë kryekomandanti erdhi, dhe i tha atij: Më thuaj, romak je ti? Ai i tha: Po.
28 Dhe kryekomandanti u përgjigj: Me një shumë të madhe unë e sigurova këtë liri. Dhe Pali tha: Por unë i lirë kam lindur.
29 Pastaj u larguan prej tij menjëherë ata që do ta kishin shqyrtuar atë; dhe pasi mori vesh që ai ishte romak, edhe kryekomandanti u tremb, dhe sepse e kishte lidhur atë.
30 Të nesërmen, sepse ai donte ta dinte të vërtetën përse ishte akuzuar prej judejve, ai e liroi nga prangat, dhe urdhëroi kryepriftërinjtë dhe gjithë këshillin e tyre të paraqiteshin, dhe e zbriti Palin poshtë, dhe e vendosi atë para tyre.