1 Dhe pas pesë ditësh Ananiasi kryeprifti zbriti me pleqtë, dhe me një aksh gojëtar të quajtur Tertullus, i cili e lajmëroi guvenatorin kundër Palit.
2 Dhe pasi u thirr para, Tertullusi filloi ta akuzonte atë, duke thënë: Duke parë se prej teje ne po shijojmë qetësi të madhe, dhe se përmes largpamjes sate vepra shumë të mira janë bërë për këtë komb,
3 Ne e pranojmë atë gjithmonë, dhe në të gjitha vendet, më fisniku Feliks, me gjithë falënderime.
4 Megjithatë, që unë të mos jem më i mërzitshëm për ty, unë të lutem të na dëgjosh prej mirësisë sate pak fjalë.
5 Sepse ne e kemi gjetur këtë burrë një njeri murtajë, dhe ngre trazira midis gjithë judejve kudo në botë, dhe një kryebandit i sektit të nazarenëve;
6 I cili gjithashtu ka provuar të përdhosë tempullin; të cilin ne e zumë, dhe deshëm ta gjykonim sipas ligjit tonë.
7 Por kryekomandanti Lysias erdhi te ne, dhe me dhunë të madhe na e hoqi atë nga duart,
8 Duke i urdhëruar akuzuesit e tij të vijnë te ti; prej hetimit të të cilit ti vetë mund të marrësh vesh për të gjitha këto gjëra, për të cilat ne e akuzojmë.
9 Dhe judejtë gjithashtu ranë dakord, duke thënë se këto gjëra kështu janë.
10 Atëherë Pali, pasi guvernatori i bëri shenjë që të fliste, u përgjigj: Duke pare se unë e di që ti ke qenë për shumë vite një gjykatës për këtë komb, unë me më shumë gëzim përgjigjem për veten time;
11 Sepse që ti të mund të kuptosh, se janë pothuaj dymbëdhjetë ditë që kur unë u ngjita në Jeruzalem për të adhuruar.
12 Dhe ata as më gjetën mua në tempull duke kundërshtuar ndonjë njeri, as duke ngritur më këmbë njerëzit, as në sinagoga, as në qytet;
13 As nuk mund të vërtetojnë gjërat për të cilat më akuzojnë.
14 Por këtë unë të rrëfej ty, se sipas mënyrës që ata quajnë herezi, kështu e adhuroj Perëndinë e etërve të mi, duke besuar të gjitha gjërat që janë shkruar në ligj dhe në profetët;
15 Dhe kam shpresë ndaj Perëndisë, që edhe ata vetë e lejojnë, se do të ketë ringjallje të të vdekurve, si të të drejtëve dhe të padrejtëve.
16 Dhe në këtë unë ushtrohem, të kem gjithmonë një ndërgjegje pa faj ndaj Perëndisë, dhe ndaj njerëzve.
17 Tani pas shumë vitesh unë erdha t’i sjell lëmosha kombit tim, dhe dhurime.
18 Pastaj disa judej prej Azisë më gjetën të pastruar në tempull, as me turmën, as me rrëmujën.
19 Të cilët duhet të kishin qenë këtu para teje, dhe të kundërshtonin, nëse ata kishin ndonjë gjë kundër meje.
20 Ose përndryshe le këta këtu vetë të thonë, nëse kanë gjetur ndonjë keqbërje tek unë, ndërkohë qëndroja para këshillit,
21 Përveç se për këtë zë, që unë thirra duke qëndruar midis tyre: Në lidhje me ngjalljen e të vdekurve unë jam thirrur në gjykim prej jush sot.
22 Dhe kur Feliksi i dëgjoi këto gjëra, duke patur më shumë njohuri të përsosura të asaj rruge, ai i la për më vonë, dhe tha: Kur Lysias kryekomandanti të zbresë, unë do të kuptoj plotësisht çështjen tuaj.
23 Dhe ai urdhëroi një kryeqindës ta ruante Palin, dhe ta lejonte të kishte liri, dhe se ai të mos të ndalte ndonjë prej të njohurve të tij t’i shërbenin apo të vinin tek ai.
24 Dhe pas disa ditësh, kur Feliksi erdhi me gruan e tij Drusilla, e cila ishte një jude, ai dërgoi për Palin, dhe e dëgjoi atë në lidhje me besimin në Krishtin.
25 Dhe ndërsa ai predikonte për drejtësi, vetëkontroll, dhe gjykimin që do të vinte, Feliksi u tremb, dhe u përgjigj: Për tani shko; kur të kem një moment të përshtatshëm, unë do të të thërrasë ty. 26 Ai gjithashtu shpresonte që Pali t’i jepte para, që ta lironte atë; prandaj ai dërgonte më shpesh për të, dhe bisedonte me të.
27 Por pas dy vjetëve Porcius Festus erdhi në dhomën e Feliksit; dhe Feliksi, duke dashur t’u tregonte një nder judejve, e la Palin të lidhur.