1 Tani, kur Festusi erdhi në provincë, pas tri ditësh ai u ngjit lart nga Cezaria në Jeruzalem.
2 Atëherë kryeprifti dhe kreu i judejve e lajmëruan atë kundër Palit, dhe iu lutën,
3 Dhe donin favor kundër tij, që ai të dërgonte për të në Jeruzalem, duke i bërë pritë rrugës që ta vrisnin.
4 Por Festusi u përgjigj, që Pali duhet të mbahet në Cezari, dhe se ai vetë do të shkonte atje pas pak kohe.
5 Prandaj lerini ata, tha, që janë të aftë midis jush, të zbresin me mua, dhe ta akuzojnë këtë burrë, nëse ka ndonjë ligësi në të.
6 Dhe pasi kishte qëndruar mes tyre më shumë se dhjetë ditë, ai zbriti në Cezari; dhe ditën tjetër i ulur në stolin e gjykimit urdhëroi që të sillej Pali.
7 Dhe ku erdhi ai, judejtë që zbritën prej Jeruzalemit qëndruan rreth e rrotull, dhe vunë akuza shumë dhe të rënda kundër Palit, të cilat nuk mund t’i vërtetonin.
8 Ndërsa ai u përgjigj për veten: Unë nuk kam shkelur ndonjë gjë fare, as kundër ligjit të judejve, as kundër tempullit, as edhe kundër Cezarit.
9 Por Festusi, duke dashur t’u bënte një nder judejve, iu përgjigj Palit, dhe tha: A do të ngjitesh në Jeruzalem, dhe atje të gjykohesh për këto gjëra para meje?
10 Atëherë Pali tha: Unë qëndroj para stolit të gjykimit të Cezarit, ku duhet të gjykohem; judejve unë nuk u kam bërë ndonjë e keqe, ashtu siç ti e di shumë mirë.
11 Nëse unë jam një shkelës, apo të kem kryer ndonjë gjë që meriton vdekjen, unë nuk refuzoj të vdes; por nëse nuk është ndonjëra prej këtyre gjërave për të cilat këta më akuzojnë, askush nuk mund të më dorëzojë tek ata. Unë i bëj apel Cezarit.
12 Atëherë Festusi, pasi kishte folur me këshillin, u përgjigj: Ti i ke bërë apel Cezarit? Te Cezari do të shkosh.
13 Dhe pas disa ditësh mbreti Agripa dhe Bernika erdhën në Cezari për të përshëndetur Festusin.
14 Dhe pasi kishin qenë atje shumë ditë, Festusi i tregoi mbretit çështjen e Palit, duke thënë: Është një burrë i lënë në pranga nga Feliksi;
15 Për të cilin, kur unë isha në Jeruzalem, kryepriftërinjtë dhe pleqtë e judejve më lajmëruan, duke dashur të bejnë gjykim kundër tij.
16 Të cilëve iu përgjigjja: Nuk është mënyra e romakëve të dorëzojnë ndonjë njeri për të vdekur, përpara se ai që është akuzuar t’i ketë akuzuesit përballë, dhe të ketë leje të përgjigjet për vetveten në lidhje me krimin që është vënë mbi të.
17 Prandaj, kur ata erdhën këtu, pa vonesë të nesërmen unë u ula në stolin e gjykimit, dhe urdhërova që të sillej burri përpara.
18 Kundër të cilit kur akuzuesit u çuan, ata nuk sollën ndonjë akuzë për gjëra të tilla siç mendova unë;
19 Por kishin disa pyetje për bestytninë e tyre kundër tij, dhe për një Jezus, i cili ishte i vdekur, që Pali pohoi të ishte i gjallë.
20 Dhe për shkak se dyshova për të tillë mënyrë pyetje, unë e pyeta nëse ai donte të shkonte në Jeruzalem, dhe atje të gjykohej për këto çështje.
21 Por pasi Pali kishte bërë apel që të ruhej për gjyqin e Augustusit, unë urdhërova që ai të mbahej derisa të mund ta dërgoja te Cezari.
22 Atëherë Agripa i tha Festusit: Edhe unë vet dua ta dëgjoja njeriun. Nesër, tha ai, ti do ta dëgjosh atë.
23 Dhe të nesërmen, pasi erdhi Agripa, dhe Bernika, me madhështi të madhe, dhe hyri në auditor, me kryekomandantët, dhe burrat kryesorë të qytetit, me urdhër të Festusit, Pali u soll aty.
24 Dhe Festusi tha: Mbreti Agripa, dhe të gjithë burrat që janë këtu me ne, e shihni këtë njeri, për të cilin e gjithë turma e judejve është marrë me mua, si në Jeruzalem, ashtu edhe këtu, duke bërtitur se ai nuk duhet të jetojë më.
25 Por unë, pasi gjeta që ai nuk kishte kryer ndonjë gjë që meritonte vdekje, dhe se ai vet i kishte bërë apel Augustit, unë kam vendosur ta dërgoj atë.
26 Për të cilin nuk kam gjë të sigurtë që t’i shkruaj zotit tim. Prandaj e kam sjellë atë para jush, dhe posaçërisht para teje, O mbreti Agripa, që, pas shqyrtimit, unë të mund të kem diçka për të shkruar.
27 Sepse mua më duket e paarsyeshme të dërgoj një të burgosur, dhe jo njëkohësisht t’i tregoj qartë krimet që vihen kundër tij.