1 Dhe ndërsa ata u flisnin njerëzve, erdhën mbi ta, priftërinjtë dhe komandanti i tempullit, dhe saducenjtë.
2 Duke qenë të shqetësuar që ata u jepnin mësim njerëzve, dhe predikonin përmes Jezusit ngjalljen prej vdekjes.
3 Dhe ata vunë duart mbi ta, dhe i vunë në ruajtje deri të nesërmen; sepse tani ishte ndaj të ngrysur.
4 Sidoqoftë shumë prej tyre që e dëgjuan fjalën besuan; dhe numri i burrave ishte rreth pesëmijë.
5 Dhe ndodhi në mëngjes, që krerët e tyre, pleqtë dhe skribët,
6 Dhe Anasi kryeprifti, dhe Kaifas, dhe Gjoni, dhe Aleksandri, dhe aq sa që ishin prej të afërmve të kryepriftit, ishin mbledhur bashkë në Jeruzalem.
7 Dhe kur ata i kishin vënë në mes, i pyetën: Prej çfarë fuqie, ose prej çfarë emri, e keni bërë këtë?
8 Atëherë Pjetri, i mbushur me Frymën e Shenjtë, u tha atyre: Ju krerë të njerëzve, dhe pleq të Izraelit,
9 Nëse ne sot do të shqyrtoheshim për veprën e mirë që iu bë njeriut të sëmurë, me çfarë mënyre është bërë i plotë;
10 Le t’ju bëhet e ditur të gjithë juve, dhe të gjithë njerëzve të Izraelit, se në emër të Jezu Krishtit të Nazaretit, të cilin ju e kryqëzuat, të cilin Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, po prej tij ky njeri qëndron këtu para jush i plotë;
11 Ky është guri që ishte përbuzur nga ju ndërtuesit, që është bërë guri i qoshes.
12 As nuk ka shpëtim në ndonjë tjetër, sepse nuk ka emër tjetër nën qiell, i dhënë midis njerëzve, me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.
13 Tani, kur ata panë guximin e Pjetrit dhe të Gjonit, dhe kuptuan se ata ishin njerëz të pamësuar dhe injorantë, u mrekulluan; dhe i njohën, që ata kishin qënë me Jezusin.
14 Dhe duke parë njeriun që ishte shëruar duke qëndruar me ta, nuk mund të thoshnin ndonjë gjë kundër kësaj.
15 Por kur ata i kishin urdhëruar që të dilnin jashtë këshillit, diskutuan me njëri-tjetrin,
16 Duke thënë: Çfarë do t’u bëjmë këtyre njerëzve? Sepse është shfaqur për të gjithë ata që banojnë në Jeruzalem që me të vërtetë prej tyre është bërë një mrekulli e shquar; dhe ne nuk mund ta mohojmë.
17 Por që kjo të mos përhapet më shumë midis njerëzve, le t’i kërcënojmë rreptësisht ata, që të mos i flasin më asnjë njeriu në këtë emër.
18 Dhe ata i thirrën, dhe i urdhëruan që të mos flisnin fare as të jepnin mësim në emër të Jezusit.
19 Por Pjetri dhe Gjoni u përgjigjën dhe u thanë atyre: Nëse është e drejtë në sytë e Perëndisë që ne t’ju bindemi juve më shumë se Perëndisë, ju gjykojeni.
20 Sepse ne nuk mund të flasim përveç gjërave që ne kemi parë dhe dëgjuar.
21 Kështu, pasi i kishin kërcënuar më shumë, i lanë të shkonin, duke mos gjetur se si t’i ndëshkonin, për shkak të njerëzve; sepse të gjithë njerëzit lavdëronin Perëndinë për atë që ishte bërë.
22 Sepse burri, mbi të cilin u bë mrekullia e shërimit, ishte mbi dyzet vjeç.
23 Dhe duke qënë të lirë, ata shkuan te shoqëria e tyre, dhe raportuan gjithçka që kryepriftërinjtë dhe pleqtë u kishin thënë.
24 Dhe kur e dëgjuan këtë, ata e ngritën zërin e tyre me një zemër drejt Perëndisë, dhe thanë: Zot, ti je Perëndia, që ke bërë qiellin, dhe tokën, dhe detin, dhe gjithçka që është në ta;
25 Që prej gojës së shërbëtorit tënd Davidit, ke thënë: Pse shfrynë paganët, dhe njerëzit trilluan gjëra të kota?
26 Mbretërit e tokës u çuan, dhe krerët u mblodhën bashkë kundër Zotit, dhe kundër Krishtit të tij.
27 Sepse me të vërtete kundër fëmijës tënd të shenjtë Jezusit, të cilin ti e ke vajosur, u mblodhën bashkë, të dy Herodi, dhe Pont Pilati, bashkë me paganët, dhe popullin e Izraelit,
28 Që të bëjnë çfarëdo që dora jote dhe këshilla jote më parë vendosën që të bëhen.
29 Dhe tani, Zot, shikoji kërcënimet e tyre; dhe jepu shërbëtorëve të tu, që ata të mund të flasin fjalën tënde guximplot.
30 Përmes zgjatjes së dorës sate për të shëruar; dhe që shenjat dhe mrekullitë të mund të bëhen prej emrit të fëmijës tënd të shenjtë, Jezusit.
31 Dhe pasi u lutën, vendi ku ishin mbledhur bashkë u drodh; dhe ata të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë, dhe ata e folën fjalën e Perëndisë me guxim.
32 Dhe mizëria e tyre që besuan ishin me një zemër dhe një shpirt; as nuk tha ndonjë prej tyre që aspak prej gjërave që ai kishte ishin të tij; por ata i kishin të gjitha gjërat të përbashkëta.
33 Dhe me fuqi të madhe dhanë apostujt dëshmi për ngjalljen e Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi të gjithë ata.
34 As nuk ishte midis tyre ndonjë që i mungonte diçka; sepse të gjithë sa ishin pronarë të tokave apo shtëpive i shitën ato, dhe sollën çmimet e gjërave që u shitën.
35 Dhe i vinin te këmbët e apostujve; dhe shpërndarja bëhej për çdo njeri sipas nevojave që kishte.
36 Dhe Joses, të mbiquajtur prej apostujve Barnabas, (që është, i përkthyer, Biri i ngushëllimit,) një Levit, dhe prej Qipros,
37 Duke pasur tokë, e shiti atë, dhe i solli lekët, dhe i vuri te këmbët e apostujve.