PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

VEPRAT E APOSTUJVE

​KAPITULLI 9

1 Dhe Sauli, ende duke shfryrë kërcënime dhe kërdi kundër dishepujve të Zotit, shkoi te kryeprifti,
 
2 Dhe kërkoi prej tij letrat për sinagogat në Damask, që nëse ai do të gjente ndonjë të kësaj rruge, nëse do të ishin burra ose gra, ai mund t’i sillte ata të lidhur në Jeruzalem.
 
3 Dhe ndërsa udhëtonte, ai erdhi afër Damaskut; dhe befas shkëlqeu rreth tij një dritë prej qiellit;
 
4 Dhe ai ra përtokë, dhe dëgjoi një zë që i thoshte: Saul, Saul, përse më persekuton?
 
5 Dhe ai tha: Kush je ti, Zot? Dhe Zoti tha: Unë jam Jezusi të cilin ti e persekuton; është keq që t’i gjuash me shkelm gjëmbat.
 
6 Dhe ai duke u dredhur dhe i habitur tha: Zot, çfarë do që të bëj? Dhe Zoti i tha: Çohu, dhe shko në qytet, dhe do të të thuhet çfarë duhet të bësh.
 
7 Dhe burrat që udhëtonin me të mbetën pa fjalë, duke dëgjuar një zë, por duke mos parë njeri.
 
8 Dhe Sauli u ngrit nga toka; dhe kur sytë e tij u hapën, ai nuk pa njeri; por ata e morën për dore, dhe e sollën në Damask.
 
9 Dhe ai ishte tri ditë i verbuar, dhe as hëngri as piu.
 
10 Dhe ishte një dishepull në Damask, i quajtur Ananias; dhe atij i tha Zoti në vegim: Ananias. Dhe ai tha: Ja, unë jam këtu, Zot.
 
11 Dhe Zoti i tha: Çohu, dhe shko në rrugën që quhet E Drejtë, dhe kërko në shtëpinë e Judas për një që quhet Saul, nga Tarsusi; sepse, ja, ai po lutet,
 
12 Dhe ka parë në një vegim një burrë të quajtur Ananias duke hyrë, dhe duke vënë dorën e tij mbi të, që sytë të mund t’i hapen.
 
13 Atëherë Ananaisi u përgjigj: Zot, nga shumë veta kam dëgjuar për këtë njeri, sa të këqija u ka bërë shenjtorëve të tu në Jeruzalem;
 
14 Dhe ai këtu ka pushtet prej kryepriftërinjve që të lidhë të gjithë që i thërrasin emrit tënd.
 
15 Por Zoti i tha atij: Shko; sepse ai është një enë e zgjedhur për mua, për ta mbajtur emrin tim para paganëve, dhe mbretërve, dhe bijve të Izraelit;
 
16 Sepse unë do t’i tregoj atij sa gjëra të mëdha që duhet të vuajë për hatër të emrit tim.
 
17 Dhe Ananiasi iku, dhe hyri në shtëpi; dhe duke vënë duart e tij mbi të tha: Vëlla Saul, Zoti, vetë Jezusi, që t’u shfaq ty në rrugë ndërsa po vije, më ka dërguar, që sytë e tu të hapen, dhe të mbushesh me Frymën e Shenjtë.
 
18 Dhe menjëherë prej syve të tij ranë sikur të ishin leskra; dhe sytë e tij befas hapen, ai u çua, dhe u pagëzua.
 
19 Dhe pasi hëngri mish, ai u forcua. Atëherë Sauli ishte disa ditë me dishepujt që ishin në Damask.
 
20 Dhe menjëherë ai predikoi Krishtin në sinagogat, që ai ishte Biri i Perëndisë.
 
21 Por të gjithë ata që e dëgjuan u mahnitën, dhe thanë: A nuk është ky ai që i shkatërroi ata që i thirrnin këtij emri në Jeruzalem, dhe për këtë qëllim erdhi këtu, që t’i sillte ata të lidhur te kryepriftërinjtë?
 
22 Por Sauli u rrit akoma në forcë, dhe i turbullonte judejtë që banonin në Damask, duke vërtetuar që ky është Krishti vetë.
 
23 Dhe pasi u mbushën shumë ditë, judejtë u këshilluan ta vrisnin atë;
 
24 Por zënia në pritje e tyre u mësua prej Saulit. Dhe ata ruanin portat ditë e natë për ta vrarë atë.
 
25 Atëherë dishepujt e morën atë natën, dhe e zbritën atë poshtë nga muri në një shportë.
 
26 Dhe kur Sauli erdhi në Jeruzalem, tentoi të bashkohej me dishepujt; por ata të gjithë kishin frikë prej tij, dhe nuk besonin se ai ishte dishepull.
 
27 Por Barnaba e mori atë, dhe e solli tek apostujt, dhe dhe u shpalli atyre se si ai kishte parë Zotin gjatë rrugës, dhe se ai i kishte folur atij, dhe se si kishte predikuar në emër të Jezusit me guxim në Damask.
 
28 Dhe ai ishte duke hyrë dhe duke dalë bashkë me ta në Jeruzalem.
 
29 Dhe ai foli me guxim në emër të Zotit Jezus, dhe debatonte me grekët; por ata kërkonin ta vrisnin.
 
30 Dhe kur vëllezërit e kuptuan, e zbritën në Cezarea, dhe e dërguan në Tarsus.
 
31 Atëherë kishat u qetësuan në të gjithë Judenë dhe Galilenë dhe Samarinë, dhe u rritën në besim; dhe u shumuan duke ecur në frikën e Zotit, dhe në ngushëllimin e Frymës së Shenjtë.
 
 
32 Dhe ndodhi që, ndërsa Pjetri kalonte në të gjitha zonat, ai zbriti edhe te shenjtorët që banonin në Lida.
              
33 Dhe aty gjeti një njeri me emrin Aeneas, që kishte qënë në shtrat për tetë vjet, dhe ishte i paralizuar. 
 
34 Dhe Pjetri i tha: Aeneas, Jezu Krishti të shëron; çohu, dhe ndreqe shtratin tënd. Dhe ai u çua menjëherë.
 
35 Dhe të gjithë ata që banonin në Lida dhe Saron e panë atë, dhe u kthyen te Zoti.
 
36 Tani, në Joppa ishte një dishepulle me emrin Tabita, që i përthyer quhet Dorkes; kjo grua ishte plot me vepra të mira dhe bamirësira që bënte.
 
37 Dhe ndodhi, në ato ditë, që ajo ishte e sëmurë, dhe vdiq; të cilën pasi e lanë e vendosën në një dhomë të sipërme.
 
38 Dhe meqë Lida ishte pranë Joppas, dhe dishepujt kishin dëgjuar që Pjetri ishte atje, ata i dërguan atij dy burra, duke dashur që ai të mos vononte të vinte tek ata.
 
39 Atëherë Pjetri u çua dhe shkoi me ta. Pasi erdhi, ata e hipën në dhomën e sipërme; dhe gjitha vejushat qëndronin pranë tij duke qarë, dhe  duke treguar këmishët dhe rrobat që bëri Dorkes, kur ishte bashkë me ta.
 
40 Por Pjetri i nxori të gjithë jashtë, u gjunjëzua, dhe u lut; dhe duke si u kthye nga trupi tha: Tabita, çohu. Dhe ajo i hapi sytë; dhe kur pa Pjetrin, ajo u ngrit ndenjur.
 
41 Dhe ai i dha asaj dorën e tij, e ngriti, dhe dhe pasi thirri shenjtorët dhe vejushat, e paraqiti atë të gjallë.
 
42 Dhe kjo u bë e njohur në të gjithë Joppan; dhe shumë besuan në Zotin.
 
43 Dhe ndodhi që, ai qëndroi shumë ditë në Joppa me një Simon, lëkurëregjës.
Klikoni këtu nëse doni të ktheheni te faqja e përmbajtjes së Biblës
Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE