“I bekuar qoftë ZOTI forca ime…” - Psalmi 144:1 Unë dua ta lavdëroj Zotin sot. Ai është forca ime. Unë mund të vazhdoj përpara në jetën time sot vetëm për shkak të forcës së Tij. Betejat kanë qenë të ashpra; stuhitë, të forta; armiku, i pamëshirshëm, por Zoti ka qenë gjithmonë në krahun tim. Ai që derdhi Gjakun e Tij në kryq për t'i shpëtuar shpirtrat tona dhe u ngjall përsëri prej së vdekurish, gjithashtu do të na sigurojë derisa të arrijmë në mbretërinë e Tij të lavdishme. Shumë herë dukej se isha pa forcë, pa shpresë, gati të rraskapitem, por në kohën e duhur, erdhi Perëndia me fuqinë e Tij për të më ndihmuar. Pse kështu? Pse lejon Ai që ne të kalojmë një çast (një orë, një ditë, një javë, një muaj, një stinë) në dobësi. Ai e bën këtë që ne të mësojmë të mos mbështemi në forcën tonë. Nëse mendoni që mund të përballoni jetën dhe përjetësinë pa forcën e Zotit, keni shumë për të mësuar. Nëse mendoni që ju vetë mund të luftoni me djallin dhe tundimet e tij dhe të fitoni, keni shumë gabim. Djalli është më i zgjuar se ju. Ai ka qenë besnik në punën e Tij për shekuj. Sot, le të lavdërojmë Zotin për forcën e Tij! Le të ngazëllohemi në të!
0 Comments
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |