“Si mund të besoni ju që pranoni nder nga njëri-tjetri, dhe nuk kërkoni nderin që vjen vetëm prej Perëndisë?” - Gjoni 5:44 Të besoni te Jezusi është një vendim që secili nga ne duhet ta marrë personalisht. Është e domosdoshme që ne të besojmë tek Ai. Pse? Sepse Ai është e vërteta dhe, unë besoj, që çdo njeri ka dëshirë të qëndrojë në të vërtetën. Duke besuar te sakrifica e Jezusit në kryq, ne gjithashtu jemi të shpëtuar nga dënimi i mëkateve. Lavdi Zotit! Vargu i mësipërm thotë: “Si mund të besoni ju që pranoni nder nga njëri-tjetri…”. Do të jetë shumë vështirë që ju ta pranoni Jezusin, nëse provoni të kënaqni njerëzit, dhe të kërkoni nder nga ata. Ka shumë pak njerëz që do ta ndjekin Jezusin, sepse shumica janë të verbuar nga djalli dhe nga presioni i shokëve. Prandaj Bibla thotë që rruga për në ferr është e gjerë dhe shumë do të hyjnë atje. Le të kërkojmë së bashku atë nder që vjen vetëm prej Perëndisë. Ai na urdhëron të besojmë te Biri i Tij, Jezusi. A do ta ndryshonit ju qëndrimin tuaj për Emrin e Krishtit, për shak të presionit të botës? Mos harroni që bota është në errësirë shpirtërore. Le të kënaqim Perëndinë së pari, dhe pastaj në mënyrën që jetojmë dhe flasim, t’i ndihmojmë që edhe të tjerët të vijnë tek Ai.
0 Comments
“…ai i tha atij: Ndiqmë…” - Gjoni 21:19 Jezusi i tha Pjetrit: Ndiqmë! Kjo është jeta e vërtetë e të krishterëve, që ne thjesht të ndjekim Jezusin. Shikoni së pari se sa e ëmbël është kjo fjalë nga Biri i Perëndisë. Ai do që ju të ecni bashkë me Të. Domethënë, Ai që nuk ka nevojë për ndonjë gjë, Ai që krijoi qiellin dhe tokën, Ai që sundon vetë mbi gjithësinë, Ai do miqësinë tënde. Ai do shoqërimin tënd. Po! Jezusi ju do shumë! Pastaj, shikoni gjithashtu sigurinë e kësaj fjale: “Ndiqmë”. Ne mund të ecim me Jezusin si delet me Bariun. Në këtë botë plot me ujqër shkatërrues, vendi më i sigurtë është në shoqërinë e Bariut. Një bari i moshuar shqiptar më tha që ujqërit i tremben bariut. Ata e dinë që bariu kujdeset për delet dhe është gati të luftojë deri në vdekje për to. Jezusi është akoma më i mirë. Ai dha jetën e Tij për të na shpëtuar. Ai u ringjall prej së vdekurish, dhe ky, Mbrojtësi ynë, është i gjallë përgjithmonë. Nuk vdes më. Lavdi Zotit! Ai është i Gjithëfuqishmi! Ai është i Gjithëdituri! Ai është kudo kurdoherë! Po Ky, Jezusi kujdeset për ne. Tani, në fund, shikoni thjeshtësinë e kësaj fjale. Jezusi i tha Pjetrit: Ndiqmë! Kë do të ndjekim? Jezusin! Vetëm Jezusin! Asnjë tjetër. Jeta krishtere është shumë e thjeshtë. Ndiqni Jezusin! Mbani sytë tek Ai! Ne nuk kemi njëqind apo një mijë perëndi për të ndjekur. Jo! Vetëm NJË! Jezusin! Amin! Jeta bashkë me Krishtin është e ëmbël, e sigurtë dhe e thjeshtë. Lavdi Zotit!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
September 2024
Kategoritë |