“Si mund të besoni ju që pranoni nder nga njëri-tjetri, dhe nuk kërkoni nderin që vjen vetëm prej Perëndisë?” - Gjoni 5:44 Të besoni te Jezusi është një vendim që secili nga ne duhet ta marrë personalisht. Është e domosdoshme që ne të besojmë tek Ai. Pse? Sepse Ai është e vërteta dhe, unë besoj, që çdo njeri ka dëshirë të qëndrojë në të vërtetën. Duke besuar te sakrifica e Jezusit në kryq, ne gjithashtu jemi të shpëtuar nga dënimi i mëkateve. Lavdi Zotit! Vargu i mësipërm thotë: “Si mund të besoni ju që pranoni nder nga njëri-tjetri…”. Do të jetë shumë vështirë që ju ta pranoni Jezusin, nëse provoni të kënaqni njerëzit, dhe të kërkoni nder nga ata. Ka shumë pak njerëz që do ta ndjekin Jezusin, sepse shumica janë të verbuar nga djalli dhe nga presioni i shokëve. Prandaj Bibla thotë që rruga për në ferr është e gjerë dhe shumë do të hyjnë atje. Le të kërkojmë së bashku atë nder që vjen vetëm prej Perëndisë. Ai na urdhëron të besojmë te Biri i Tij, Jezusi. A do ta ndryshonit ju qëndrimin tuaj për Emrin e Krishtit, për shak të presionit të botës? Mos harroni që bota është në errësirë shpirtërore. Le të kënaqim Perëndinë së pari, dhe pastaj në mënyrën që jetojmë dhe flasim, t’i ndihmojmë që edhe të tjerët të vijnë tek Ai.
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
September 2024
Kategoritë |