“Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë, e fuqishme dhe më e mprehtë se çdo shpatë me dy presa, duke shpuar edhe për ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të kyçeve dhe të palcës, dhe është një dalluese e mendimeve dhe qëllimeve të zemrës.” -Hebrenjve 4:12 Sot, ne do të fillojmë ta shqyrtojmë këtë varg të bekuar që gjendet në Biblën tonë. Ky varg na ndihmon të kuptojmë pse Bibla jonë e Shenjtë është ndryshe nga çdo libër tjetër që është shkruar ndonjëherë. Përpiquni të mësoni përmendësh këtë varg, sepse ai do t’ju kujtojë ç’është Fjala e Perëndisë, dhe çfarë ajo mund të bëjë për ju dhe për të tjerët. Së pari, vargu ynë thotë që Fjala e Perëndisë është “e gjallë”. Kjo do të thotë që ajo jeton. Është e gjallë! Libri ynë i shenjtë është ndryshe nga të gjithë librat e tjerë për shkak se është e gjallë. Perëndia do të flasë me ju, kur lexoni Biblën. Nëse ju ndiheni të vetmuar, lexoni Biblën. Perëndia do të flasë me ju. Ky Libër është i gjallë! Nëse unë isha i braktisur në një ishull dhe mund të kisha vetëm një libër në dorë, unë do të doja që të ishte Bibla. Gjithashtu, ky Libër i shtrenjtë jep jetë. Bibla thotë që ata që janë pa Krishtin janë të vdekur në shkelje dhe mëkate. A ju kujtohet kur ishit të vdekur në mëkatet tuaja, pa shpresë, pa Perëndinë? Çfarë ndodhi? Dikush ju tregoi juve çfarë thotë Fjala e Perëndisë, Bibla. Dikush ju tregoi juve që Perëndia ju do kaq shumë sa Ai dha Birin e Tij të vetëmlindur që të vdiste në kryq për ju, dhe ju tregoi që nëse besoni tek Ai, ju do të keni jetë të përjetshme. BIBLA ËSHTË E GJALLË DHE JEP JETË TË GJITHË ATYRE QE E PRANOJNË ATË SI TË VËRTETË!
0 Comments
“O shtëpia e Jakobit, ejani, dhe le të ecim në dritën e ZOTIT.” -Isaia 2:5 A keni mësuar të ecni? Ok, mirë, unë e di që ne të gjithë (që kemi aftësinë) shkojmë ngado çdo ditë. Unë po flas për ecjen me Zotin. A keni mësuar si të ecni me Të, çast pas çasti, sekondë pas sekonde? Ne duhet të mësojmë të ecim me Të, jo të vrapojmë, jo të fluturojmë, por të ecim. Të ecurit nuk është diçka e madhe, përveçse kur bëhet vazhdimisht për një kohë të gjatë. Ne do të befasoheshim kur të kuptojmë sesa larg diksuh mund të shkojë me Jezusin duke ecur vazhdimisht para, në Dritën e Tij. Ku është Drita e Tij? Jezusi tha që Ai është Drita e Botës. Jezusi është Drita! Gjithashtu, Jezusi tha që ndjekësit e Tij janë drita e botës. Prandaj, kisha është drita! Për Fjalën e Perëndisë, shkruesi i Psalmit 119 tha: “Fjala jote është një llambë në këmbët e mia dhe një dritë në udhën time”, gjithashtu ai tha: “Hyrja e fjalëve të tua jep dritë…”. Pra, ne kuptojmë që edhe Bibla është Drita jonë nga Perëndia. A doni ju të ecni në Dritën e Perëndisë? Mbanjei zemrën tuaj afër Jezusit. Jini besnikë në kishë. Jini studentë të Fjalës së Perëndisë, Biblës. Amen!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
October 2024
Kategoritë |