“4Nuk është për mbretërit, O Lemuel, nuk është për mbretërit të pijnë verë; as për princat të pijnë pije të fortë. 5Që të mos pijnë, dhe ta harrojnë ligjin, dhe ta shtrembërojnë gjykimin për ndonjë nga të pikëlluarit. 6Jepi pije të fortë atij që është gati të zhduket, dhe verë atyre që janë zemërplasur. 7Lejo atë të pijë, dhe të harrojë varfërinë e tij, dhe të mos e kujtojë më mjerimin e tij.” -Proverbat 31:4-7 Dikush më pyeti kohët e fundit nëse lejohet që të Krishterët të pijnë verë ose alkool. Sinqerisht, unë besoj që është gabim. Në këto vargje, ne gjejmë këshillë që i është dhënë Mbretit Lemuel. Bibla thotë, “Nuk është për mbretërit…nuk është për mbretërit të pijnë verë…” Kjo është shkruar dy herë për të forcuar kuptimin dhe për ta paralajmëruar për rrezikun e pijeve të forta. Këto vargje kanë kuptim të thellë për të Krishterët, sepse, në Dhjatën e Re, Perëndia na quan mbretërit dhe priftërinjtë e Tij. NE JEMI MBRETËRIT! Ne jemi anëtarë e familjes mbretërore! Këto vargje na tregojnë që vera dhe pijet e forta nuk janë për mbretër. Bibla thotë, “Jepi pije të fortë atij që është gati të zhduket…” Të Krishterët nuk do të humbasin kurrë! Shikoni Gjoni 3:16! Vera, birra, rakia, alkooli, etj. nuk janë për ata që besojnë Biblën.
0 Comments
“Dhe ai do të jetë si një pemë e mbjellur pranë lumenjve të ujit, që e jep frutin e tij në stinën e vet; edhe gjethja e tij nuk do të fishket; dhe çfarëdo që ai bën do të lulëzojë.” -Psalmi 1:3 Sot, le të flasim edhe një herë për gjethet që nuk do të fishken. Ne kemi mësuar tashmë që ngjyra jeshile e gjetheve paraqet diçka që është duke u rritur. Ne duhet të rritemi në Krishtin. Gjithashtu, ne kemi mësuar që këto gjethe që nuk fishken na dëftojnë jetën e përjetshme që kemi në Krishtin. Sot, le të vërejmë një fakt të thjeshtë për gjethet. Gjethet na sigurojnë hije nga nxehtësia e diellit. Është shumë e kënaqshme të rrish në hije në një ditë të nxehtë të beharit. Na duhet hija! Nëse dikush qëndron në diell vazhdimisht, ai do të ketë probleme serioze mjekësore. Në këtë kuptim, dielli paraqet gjykimin e zjarrtë të Perëndisë kundër njeriut mëkatar. Zoti do t’i gjykojë mëkatarët. Meqë gjethet na sigurojnë një vend mbrojtjeje nga dielli, këto gjethe(që nuk fishken kurrë) paraqesin shpëtimin që fitojmë përmes besimit në Krishtin. Ai është streha jonë nga gjykimi i Perëndisë. Nëse ju nuk jeni nën gjethet mbrojtëse të Krishtit, gjykimi i Perëndisë është kundër jush sot. Çfarë mund të bëni? Vraponi te Jezusi! Fshihuni nën gjethet të Tij të hirit dhe mëshirës! Pranojeni Atë si Shpëtuesi dhe Zoti i jetës suaj! Faleminderit Zotit për shpëtimin që gjejmë përmes besimit te Jezusi!
“Dhe ai do të jetë si një pemë e mbjellur pranë lumenjve të ujit, që e jep frutin e tij në stinën e vet; gjethja e tij nuk do të fishket; dhe çfarëdo që ai bën do të lulëzojë.” -Psalmi 1:3 Sot, ne do të vazhdojmë me të njëjtin mendim të thjeshtë të së djeshmes. Ne ishim duke menduar për këtë frazë të thjeshtë, “…gjethja e tij nuk do të fishket…” Kur fishket një gjethe, ajo e humb ngjyrën e vet, ajo e humb njomështinë dhe jetën e vet. Në vargun tonë, ne lexojmë për një pemë, gjethet e së cilës nuk do të fishken kurrë. Kjo është diçka e mbinatyshme. Natyrisht, të gjitha gjethet do të fishken përfundimisht, por jo gjethet te kjo Pemë. Te kjo pemë ne shikojmë një pikturë të Jezusit. Ai është Dhënësi i jetës së përjetshme. Nëse do të jetosh përgjithmonë në parajsë, kjo është për shkak se ti ke marrë jetën e përjetshme nga Jezusi. Kjo pema gjithashtu paraqet besimtarin. Pasi jemi rilindur përmes besimit te Krishti, ne bëhemi si kjo pemë. Në një kuptim, ne kemi gjethe që nuk do të fishken kurrë. Ne kemi jetë të re dhe të freskët çdo mëngjes. Ne e gjejmë njomështinë tonë te Fjala e Perëndisë. Ne e marrim ngjyrën tonë nga Shpëtuesi të cilit i shërbejmë. Ai është plot me jetë. Mbani lidhjen me Jezusin! Ai është Burimi i JETËS SË PËRJETSHME!
“Dhe ai do të jetë si një pemë e mbjellur pranë lumenjve të ujit, që e japin frutin e tij në stinën e vet; gjethja e tij nuk do të fishket; dhe çfarëdo që ai bën do të lulëzojë.” -Psalmi 1:3 Kush është ky njeri që merr bekimet e Perëndisë? Ai është njeriu që e urren mëkatin. Ai është njeriu që nuk ecën në rrugën e mëkatarëve dhe nuk merr pjesë në festat e tyre. Ai është njeriu që e do Biblën. Ai i lexon dhe i studion Fjalët e Perëndisë çdo ditë. Natë e ditë, ai mendon thellë mbi Shkrimet e Shenjta. Bibla thotë se ky njeri do të jetë si një pemë e mbjellur pranë ujit, dhe ai do të japë fruta në kohën e duhur. Sot, ne do të vërejmë frazën e thjeshtë që thotë, “…gjethja e tij nuk do të fishket…”. Le të flasim për këto gjethe dhe çfarë paraqesin ato në jetën tonë nëse e duam Zotin. Në përgjithësi, gjethet janë të gjelbra. Ngjyra e gjelbër paraqet “rritje”. Ne, të Krishterët, duhet të rritemi në Krishtin. Besimi ynë duhet të forcohet. Njohuria jonë për Perëndinë duhet të jetë më e thellë. Dashuria jonë për Krishtin dhe kishën e Tij duhet të jetë më e madhe se sa ishte në fillim. Nëse ju jeni rilindur përmes besimit te Jezusi, rrituni në Krishtin!
“Dhe ai u tha atyre një shëmbëlltyrë, A mundet i verbri të udhëdhëheqë të verbrin? a nuk do të bien që të dy në hendek?” -Luka 6:39 Kjo po ndodh shumë shpesh në botën sot. Të verbrit po udhëheqin të verbrit. Ndoshta ju do të më pyesni, “Pastor, kush është i verbër?” Të verbër janë ata që nuk kuptojnë kush është Jezusi me të vërtetë. Nëse ata nuk kuptojnë Jezusin, atëherë ata nuk e kuptojnë planin e Zotit për njerëzimin. Nëse ata nuk e kuptojnë planin e Perëndisë, ata nuk e njohin Krijuesin tonë, ata nuk e kuptojnë arsyen e jetës. Nëse dikush nuk e njeh Jezusin, ai ose ajo është i verbër. Kini kujdes kur admironi shumicën e intelektualëve, dijetarëve, oratorëve, shkencëtarëve, etj., sepse nëse ata nuk kanë një marrëdhënie vetjake me Jezusin, ata janë të verbër. Ne DUHET të kuptojmë që ata janë të verbër për shkak se e refuzojnë diturinë e Zotit. Nëse ne nuk marrim parasysh Jezusin, ne nuk marrim parasysh hyrjen e vërtetë në mençuri dhe në kuptim. Perëndia është Krijuesi i gjithçkaje. Njeriu është i humbur në mëkat. Jezusi është Shpëtuesi për të gjithë ata që besojnë. Te libri i Fjalëve të Urta, Bibla thotë këtë, “Frika ndaj Zotit është fillimi i mençurisë”. Nëse dikush është me të vërtetë i mençur, ai duhet ta njohë Perëndinë.
“Prandaj unë i dua urdhërimet e tua përtej arit; po, përtej arit të kulluar.” -Psalmi 119:127 Ndoshta ne do të kënaqeshim thjesht të themi se ne e duam Perëndinë. A e doni Atë me të vërtetë? Nëse po, i dini kërkesat e dashurisë? Ju duhet t’ia jepni Atij zemrën tuaj dhe pastaj të kërkoni zemrën e Tij. Shkruesi i këtij vargu shkon përtej dashurisë tonë të thjeshtë për Perëndinë dhe thotë se ai i do urdhrat e Perëndisë. Kush është në gëndje t’i dojë urdhrat? Duket se askujt në botë i pëlqen kur urdhërohet për çfarë të bëjë. Disa prej jush nuk mund t’u bindeni prindërve tuaj, si mendoni që do t’i respektoni urdhrat e Perëndisë? Ky njeri, shkruesi, i do ligjet, urdhërimet dhe fjalët e Perëndisë. Perëndia ka dhënë prova se Ai është besnik. Nëse Perëndia do t’i thoshte atij të luftojë me një gjigant, ose të ecë mbi ujin, ose të ndërtojë një arkë, ai do ta bëjë atë. Gjithashtu, ky njeri na tregon neve masën të cilën ai i do urdhrat e Perëndisë. Ai tha, Unë i dua ato më shumë se arin e kulluar. Si na mëson historia, dashuria për arin, do t’i çojë njerëzit të bëjnë çmëndurira. Ata do të lënë mbrapa gjithçka tjetër për ta kërkuar këtë thesar. A e doni ju Fjalën e Perëndisë më shumë se arin? përtej arit të kulluar?
“55Unë e kam kujtuar emrin tënd, O ZOT, në natën, dhe e kam zbatuar ligjin tënd. 56Këtë kisha unë, për shkak se unë i zbatova urdhërimet e tua.” -Psalmi 119:55-56 Vëreni shprehjen parafjalore në vargun e parë. Shkruesi tha, “në natën.” Kjo përfaqëson kohërat e errëta dhe të vështira të jetës sonë. Në kohët të errëta, ne shpesh ngatërrohemi prej vendimeve, problemeve, dhe tundimeve. Nata është një periudhë pa dritë, ose të paktën një dritë e zbehtë. A e keni provuar këtë ndonjëherë? A ndieni herë-herë se Perëndia ju ka lënë ju në errësirë? Autori i psalmeve tha se ai e kujtoi emrin e Perëndisë në natën. Ai nuk harroi nga do t’i vinte ndihma e tij. Si mund të jetë kaq besnik ndaj Perëndisë, madje në kohërat e errëta? Vargu tjetër na tregon që ai ishte në gjendje të tregonte këtë besnikëri, sepse ai i zbatoi urdhërimet e Perëndisë para ardhjes së natës. Ai ishte besnik ndaj Perëndisë në dritë, dhe prandaj ishte në gjendje të kalonte përmes errësirës duke besuar te Zoti. Miq, nëse do të ecni me Perëndinë në kohët e mira, ju do të gjeni që edhe në kohët e këqija, Perëndia do t’ju japë forcë për të vazhduar. Qëndroni afër Atij sot!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |