“Dhe ai do të jetë si një pemë e mbjellur pranë lumenjve të ujit, që e jep frutin e tij në stinën e vet; edhe gjethja e tij nuk do të fishket; dhe çfarëdo që ai bën do të lulëzojë.” -Psalmi 1:3 Sot, le të flasim edhe një herë për gjethet që nuk do të fishken. Ne kemi mësuar tashmë që ngjyra jeshile e gjetheve paraqet diçka që është duke u rritur. Ne duhet të rritemi në Krishtin. Gjithashtu, ne kemi mësuar që këto gjethe që nuk fishken na dëftojnë jetën e përjetshme që kemi në Krishtin. Sot, le të vërejmë një fakt të thjeshtë për gjethet. Gjethet na sigurojnë hije nga nxehtësia e diellit. Është shumë e kënaqshme të rrish në hije në një ditë të nxehtë të beharit. Na duhet hija! Nëse dikush qëndron në diell vazhdimisht, ai do të ketë probleme serioze mjekësore. Në këtë kuptim, dielli paraqet gjykimin e zjarrtë të Perëndisë kundër njeriut mëkatar. Zoti do t’i gjykojë mëkatarët. Meqë gjethet na sigurojnë një vend mbrojtjeje nga dielli, këto gjethe(që nuk fishken kurrë) paraqesin shpëtimin që fitojmë përmes besimit në Krishtin. Ai është streha jonë nga gjykimi i Perëndisë. Nëse ju nuk jeni nën gjethet mbrojtëse të Krishtit, gjykimi i Perëndisë është kundër jush sot. Çfarë mund të bëni? Vraponi te Jezusi! Fshihuni nën gjethet të Tij të hirit dhe mëshirës! Pranojeni Atë si Shpëtuesi dhe Zoti i jetës suaj! Faleminderit Zotit për shpëtimin që gjejmë përmes besimit te Jezusi!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
September 2024
Kategoritë |