“Dhe merr me vete, nga bijtë e Izraelit, Aaronin vëllain tënd, dhe me të bijtë e tij, që ai të mund të më shërbejë mua në ofiqin e priftit, tamam Aaron, Nadab dhe Abihu, Eleazar dhe Ithamar, bijtë e Aaronit.” - Eksodi 28:1 Në këtë varg, ne lexojmë për pesë burra që i shërbenin Zotit si priftërinj. Aaron dhe katër bijtë e tij ishin priftërinjtë e parë në Izrael. Sot, ne nuk kemi më nevojë për priftërinj. Jezusi është Kryeprifti ynë, dhe ne mund të komunikojmë me Atë direkt në lutje. Qëllimi për ofiqin e priftit ishte për të na treguar një pikturë të Krishtit. Që këta pesë burra të ishin një pikturë e vërtetë e Krishtit, ata duhej të ishin ndarë nga turma e botës. Krishti ishte një Burrë si asnjë tjetër. Ai ishte në botë, por nuk jetonte si bota. Ai nuk kishte mëkat. Ai vdiq mbi kryqin prej druri si Qengji i Perëndisë, Sakrifikimi për mëkatet tona. Tani, përmes Gjakut të Tij, ne kemi fitore mbi mëkatin, vdekjen, ferrin, dhe varrin. JEZUSI ËSHTË I MREKULLUESHËM! Bibla thotë që edhe ne duhet të dalim nga bota dhe të jemi të ndarë. Perëndia tha, “Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë.” Amin!
0 Comments
“Lartësoni ZOTIN Perëndinë tonë, dhe adhuroni te kodra e tij e shenjtë; sepse ZOTI Perëndia ynë është i shenjtë.” -Psalmi 99:9 Bibla nuk përpiqet t’i bindë jobesimtarët që Perëndia ekziston, por përkundrazi kërkon të kenë besim ata të cilët i lexojnë faqet e saj të shenjta. Këtu Shkrimet thonë qartë, “Lartësoni ZOTIN…” Menjëherë ne gjejmë një detyrë për të zbatuar dhe ne duhet ta zbatojmë atë që të jemi në bindje ndaj vullnetit të Perëndisë. Gjithashtu, në këtë varg, shkruesi na thotë përse. Pse duhet ta lartësojmë dhe adhurojmë Perëndinë? Sepse Ai është i SHENJTË! Ai nuk ka mëkatuar ndonjëherë, dhe nuk do të mëkatojë. Ai nuk ka pasur ndonjëherë mendim të lig. Ai është i pastër, i përsosur, i panjollë, i pacen. Fytyra e Tij është si dielli që ndriçon në fortësinë e tij. Ai është MBRETI I MBRETËRVE dhe ZOTI I ZOTËRVE! Nuk ka Perëndi tjetër përveç Tij! Ai është shumë i lartë dhe i papërlyer, por prapë Ai na shikon ne këtu poshtë. Ai na do dhe prandaj e dërgoi Birin e Tij të vuante dhe të vdiste në vendin tonë që ne të mund të shpëtohemi. Çfarë mund të bëjmë ne për këtë Perëndi të shenjtë të parajsës? Ne mund dhe duhet ta lartësojmë Atë. Ne duhet të adhurojmë ditë për ditë te këmbët e Tij. Çdo frymëmarrja duhet t’i japë lavdi ATIJ!
“Besoni tek ai në të gjitha kohët; ju njerëz, derdheni zemrën tuaj para tij: Perëndia është një strehë për ne. Selah.” -Psalmi 62:8 Lavdi Zotit! Ne mund të mbështetemi tek Ai në të gjitha kohët. Ne mund t’i derdhim zemrat tona para Tij. Ai na dëgjon. Ai kujdeset për ne! Gjithashtu këtu, Ai ka më shumë që të na ofrojë. Vargu ynë thotë, “…Perëndia është një strehë për ne…” Streha është një vend në të cilin ne mund të hyjmë për siguri në kohë të rrezikshme, një vend që do të na mbulojë në kohë stuhie, një vend që do të na mbajë në kohë ankthi, një vend që do të na forcojë në kohë dobësie. Perëndia është Streha jonë! Ne mund të vrapojmë tek Ai dhe të gjejmë siguri. Stuhia e satanit po vjen në këtë botë. Njerëzit janë të frikësuar, të shqetësuar dhe në ankth, por unë mund të dëshmoj se edhe në mes të kësaj pandemie, unë kam gjetur një paqe në Perëndinë që është përtej çdo imagjinate. Bibla thotë që Izraeli kishte qytete të strehimit për ata që pa dashje kishin vrarë dikë. Vrasësi do të vraponte te strehimi dhe të ishte i sigurtë nga gjakmarrësi. Jezusi, në vdekjen e Tij mbi kryq është Streha jonë. Ne të gjithë jemi fajtorë të mëkatit para Perëndisë, dhe prandaj meritojmë denim, vdekje, por ata që vrapojnë me besim te Krishti do të gjejnë siguri të përjetshme në Strehën e Tij. Lavdi Perëndisë!
“Besoni tek ai në të gjitha kohët; ju njerëz, derdheni zemrën tuaj para tij: Perëndia është një strehë për ne. Selah.” -Psalmi 62:8 Siç e mësuam dje, në çdo moment të jetës sonë, që nga fillimi i besimit deri te varri, ne mund të mbështetemi plotësisht te Perëndia. Sot, ne do ta shikojmë pjesën e dytë të këtij vargu që thotë, “…ju njerëz, derdheni zemrën tuaj para tij…” Në këtë fjali, shprehja, “derdheni zemrën tuaj” do të thotë të derdhni fjalë, lutje ose psherëtima para Perëndisë. (Vëreni: Jam i lumtur që nuk thotë para një prifti!) Vini re që thotë, “zemrën tuaj.” Perëndia kujdeset për zemrën TUAJ. Ai dëshiron t’ju lehtësojë nga shqetësimet. Përdorini ndjenjat tuaja kur luteni. Zemra është selia e emocioneve tona. Nëse diçka ju bën të qani, atëherë qani para Perëndisë. Derdhini mendimet tuaja në lutje. Në zemrat tona, ne i peshojmë situatat e jetës. Megjithatë, këtu unë duhet të them, le të mos harrojmë Kujt i lutemi, dhe gjithashtu, ne duhet t’i marrim mendimet tona nga Fjala e Perëndisë, Bibla. Derdhini dëshirat tuaja para Perëndisë. Një njeri tha këtë, “Perëndia është më gati të na dëgjojë se sa ne t’i lutemi. A keni folur me Perëndinë sot? Ose më mire, a keni derdhur zemrën tuaj para Perëndisë sot?
“Besoni tek ai në të gjitha kohët; ju njerëz, derdheni zemrën tuaj para tij: Perëndia është një strehë për ne. Selah.” -Psalmi 62:8 Unë dua t’ju jap juve disa mendime të thjeshta nga ky varg i vogël dhe i fuqishëm. Unë, ndoshta do ta përdor këtë Shkrim për ca ditë në përkushtimet. Sot, le të shikojmë frazën e parë që thotë, “Besoni tek ai në të gjitha kohët…” Besoni, në këtë varg, është një fjalë që thjeshtë do të thotë të keni besim, të mbështeteni ose të çlodheni në mendjet tona te Perëndia i Plotfuqishëm, te Krijuesi i skajeve të botës, te Perëndia i qiellit, Shpëtuesi i të gjithë njerëzve. Ne duhet ta besojmë FUQINË E TIJ. Fuqia e tij nuk ka kufij. Ai zotëron gjithçka në këtë gjithësi. Ne duhet ta besojmë URTËSINË E TIJ. Ai kurrë nuk ka bërë gabim. Si mundet Ai t’ju lëjë në baltë? Ne duhet ta besojmë DASHURINË E TIJ. Ai është i fuqishëm dhe i mençur, por le të mos harrojmë kurrë që Perëndia na do pa kushte. Ky varg thotë, “Besoni…në të githa kohët…” Sytë tanë duhet të mbeten tek Ai në çdo moment. Ne të gjithë e kërkojmë Perëndinë në kohë të vështira, por edhe në kohë të mira, le të mos harrojmë ta besojmë Atë. Zoti ju bekoftë!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |