PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

1 Korintasve 15:1-2

8/31/2022

0 Comments

 
Picture
“1…vëllezër, unë ju shpall juve ungjillin të cilin jua kam predikuar, të cilin ju e keni pranuar, dhe në të cilin ju qëndroni; 2Prej të cilit ju gjithashtu jeni shpëtuar…”
- 1 Korintasve 15:1-2

     Ungjilli!!! Lajmi i Mirë i Jezus Krishti! Në këto vargje, Apostulli Pal është duke i shkruar një letër kishës në Korint. Unë shikoj tri gjëra këtu që edhe ne duhet të bëjmë me Lajmin e Mirë të Krishtit. E para: Ne duhet ta pranojmë atë. Ne duhet ta marrim Ungjillin në zemrën tonë. Pasi e pranojmë, ne bëhemi besimtarë, ne bëhemi pjestarë në kishën e Zotit. A e keni pranuar Jezusin? Njerëzit e kishës në Korint, të cilëve iu shkruan këto fjalë, e pranuan Ungjillin e Jezusit. E dyta: Ne duhet të qëndrojmë në të, pa lëkundje, pa lëvizje, pa u tërhequr, të këmbëngulur. Nëse ne jetojmë për Jezu Krishtin në këtë botë, pa dyshim ne do të përsekutohemi. Pra, a do të vazhdojmë ne edhe kur të përballemi me vështirësi? Edhe kur të tallemi nga ata që janë në errësirë? A do të vazhdojmë edhe kur të kemi dyshime ose frikë brenda nesh? E treta: Ne duhet ta predikojmë Ungjillin. Nëse ne e kemi Dritën e botës, ne nuk mund ta fshehim atë. Njerëzit që janë pushtuar nga armiku i kryqit, nga djalli, kanë nevojë për Lajmin e Mirë të Biblës. Perëndia e do botën dhe nuk do që asnjë të humbasë. Pra, sot, le të gjendemi në punën e Zotit, sepse, ashtu siç thotë vargu: “Prej të cilit ju gjithashtu jeni të shpëtuar…” Lavdi Zotit! Ne jemi të shpëtuar! Le t’ia predikojmë botës Jezusin që edhe më shumë të mund të shpëtohen! Amin!
0 Comments
    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE