“Dhe ata që ishin me mua vërtetë panë dritën, dhe u trembën; por nuk e dëgjuan zërin e atij që më foli mua.” - Veprat 22:9 Këto janë fjalët e Apostullit Pal. Përpara se Jezusi ta shpëtonte atë, emri i tij ishte Saul dhe ai i persekutonte të krishterët. Në mes të udhëtimit të Tij për në Damask, për të burgosur më shumë besimtarë, Bibla thotë që një dritë e madhe nga qielli ndriçoi përreth tij, dhe Sauli ra përdhe. Në atë moment, Jezusi foli me atë. Ai qortoi Saulin për përndekjen e të krishterëve, dhe e thirri atë të predikojë Ungjillin, domethënë të ndërtojë atë që më përpara e shkatërroi. Sauli kishte me vete edhe disa burra të tjerë. Ata panë dritën të ndriçonte, por nuk dëgjuan zërin e Zotit. Ja! Ky është mesazhi: Patjetër që ka shumë njerëz rreth nesh, që përjetojnë bashkë me ne fuqinë e Zotit (ata shikojnë dritën), por vetëm ti do t’i dëgjosh porositë e Perëndisë për jetën tënde. Ka shumë besimtarë rreth teje në kishë, por Perëndia ka një mesazh për ty personalisht, një mesazh që nuk mund ta dëgjojë asnjë njeri tjetër. Mesazhi është për ty! Ai ka një mesazh për mua, për ty, për çdokush që është gati ta dëgjojë. Mësuesit e mi thonë shumë mirë, që nga ne besimtarët secili ka një marrëdhënie personale me Jezusin. Patjetër, ne e dimë që çdokush në kishën tonë nuk është njësoj. Pse? Sepse kështu jemi krijuar prej Perëndisë. Gjithashtu, mesazhet që ne dëgjojmë në kishë janë ndryshe për çdo njeri. Porositë e Tij për ty janë të veçanta, sepse ti je një besimtar i veçantë! Le ta dëgjojmë mirë zërin e Perëndisë!
0 Comments
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
September 2024
Kategoritë |