PASTORAARONWILSON.COM
  • Kreu

BIBLA THOTË...

Filipianëve 4:21

6/22/2022

0 Comments

 
Picture
“Përshëndetni çdo shenjtor në Krishtin Jezus. Vëllezërit që janë me mua, ju përshëndesin.”
- Filipianëve 4:21
     Këto fjalë gjenden në fund të letrës së Palit Filipianëve. Ai, duke mbyllur letrën, u tha: “Përshëndetni çdo shenjtor në Krishtin Jezus…”. Tani, para së gjithash, çfarë është një shenjtor? Shumë vetë e kanë mësuar gabim nga ortodoksët, katolikët, ose thjesht nga fjalori, sepse ekziston një keqkuptim i madh mbi përkufizimin e kësaj fjale. Shumë besojnë që “shenjtor” është ai që është shpallur i shenjtë nga kisha. Ky keqkuptim vjen nga traditat e njerëzve, jo nga Bibla. Sipas Biblës një shenjtor është ai ose ajo që është penduar për mëkatet dhe ka besuar te Jezu Krishti për shpëtim. E thënë shkurt, çdo besimtar a besimtare është shenjtor, sepse jemi larë në Gjakun e Krishtit. Pozicioni ynë para Perëndisë është i shenjtë. Si? Sepse prej besimit jemi në Krishtin. Ja pse Pali tha: “…çdo shenjtor në Krishtin Jezus…”. Jemi të shenjtë në Krishtin. Tani, së dyti, Pali u tha Filipianëve: “Përshëndetni çdo shenjtor…”. Folja “përshendes”, në Bibël, ka një kuptim më të ngrohtë. Sot, “të përshëndesësh dikë” do të thotë “t’i japësh dorën dikujt”, ose t’u drejtohemi me urime të mira. Kuptimi Biblik është pak më i thellë. Këtu, “të përshëndes” do të thotë “t’i hedh krahë dikujt; ta përqafoj”. Kjo na jep një shembull për ngrohtësinë e dashurisë së Krishterë. Unë nuk po them që duhet të përqafojmë çdo njeri! Ndonjëherë një përqafim mund të jetë i pasjellshëm, madje harbut; sidomos midis një burri dhe një gruaje. Unë thjesht dua të them për ngrohtësinë e zemrës që ne ndjejmë për njëri-tjetrin. Qoftë që kjo lloje dashurie të gjendet në kishën tonë!
0 Comments

Danieli 1:9

6/18/2022

0 Comments

 
Picture
“Tani, Perëndia e kishte bërë Danielin të preferuar dhe të dashur me kreun e eunukëve”
Danieli 1:9
​     Danieli ishte në një vend të huaj. Një mbret i famshëm nga një vend i largët erdhi me gjithë ushtrinë e tij dhe pushtoi vendin e Izraelit. Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë ishte i tmerrshëm për këdo që e kundëshonte atë. Danieli u rrit në Izrael në kulturën e judejve, por pas rënies së Jeruzalemit, Ashpenazi, kreu i eunukëve, u udhërua nga mbreti të merrte të gjithë djemtë më të mirë dhe më të zgjuar në Babiloni për t’i shërbyer mbretit. Danieli ishte në Babiloni, larg familjes së tij, duke mësuar një gjuhë të re dhe një kulturë krejt ndryshe, por shikoni çfarë ndodhi me këtë djalë të ri. Perëndia e bekoi atë edhe kur ishte në skllavëri. Vargu thotë: “Perëndia e kishte bërë Danielin të preferuar dhe të dashur me kreun e eunukëve.” Pse? Sespe edhe kur ishte në skllavëri Danieli ishte besnik ndaj Perëndisë. Çfarë mund të mësojmë ne nga ky varg? Përgjigjja: Mos shikoni problemin, shikoni Zotin! Perëndia mund t’ju bekojë pikërisht atje ku jeni! Sot ju duhet të merrni një vendim: A do të ankoheni për gjithçka? Ose, do ta shikoni jetën në një mënyrë më positive, duke kuptuar se Perëndia është Burimi i bekimeve; duke kuptuar gjithashtu që problemet që kemi në jetë janë duke punuar për ne, për të na bërë që sa më shumë të ngjajmë me Krishtin. Ky duhet të jetë qëllimi i çdo besimtari.
0 Comments

Ezekiel 16:49

6/14/2022

0 Comments

 
Picture
“Ja, kjo ishte ligësia e motrës sate Sodom, krenaria, ngopja me bukë, dhe përtacia me bollëk ishin në të dhe në vajzat e saj, as nuk e forconte dorën e të varfërve dhe të nevojtarëve.”
-Ezekiel 16:49
     Sodom, qyteti i famshëm i lashtësisë. Ne e shikojmë atë si një humnerë e thellë, e errët dhe plot mëkat, dhe nuk duam asnjë lidhje me të. Sodom dhe Gomorrah ishin dy qytete që u shkatërruan prej Perëndisë për shak të ligësisë së madhe të tyre. Ne priremi të mendojmë se mëkatet e Sodomit nuk do shfaqen kurrë te ne. “Kurrë nuk do shkoj kaq larg”, thotë budallai. Cili ishte mëkati i Sodomit? Patjetër, ne dëgjojmë për sodominë. Ky është mëkati i dashurisë jo të natyrshme midis dy burrave, ose dy grave. Ndoshta sodomia ishte një nga mëkatet e sipërfaqshme, por këtu profeti Ezikiel i thotë Izraelit cilat ishin baza ose rrënja e mëkateve, pikërisht, “…krenaria, ngopja me bukë, dhe përtacia me bollëk…”. Ne e dimë nga libri i Fjalëve të Urta, kapitulli 6, se Perëndia e urren fytyrën krenare. Po, krenaria është mëkat! Krenaria, thjesht, është kur ti mendon shumë për veten tënde. Ne, gjithashtu, shikojmë që ngopja me bukë ishte pjesë e problemit. Ata ishin ngopur dhe nuk u mungonte ndonjë gjë. Asnjë nevojë! S’kishin nevojë për Zotin! S'kishin nevojë për njëri-tjetrin! Së fundi, ata ishin përtacë të mëdhenj. Nuk bënin ndonjë gjë. Ansnjë vizion! Përzierja e këtyre tre mëkateve, plus mospërfillje për të varfërit, ishte ilaçi vdekjeprurës për shkatërrimin e Sodomit me zjarr. A nuk ju duken të njohura këto mëkate? Po! Ne i shikojmë këto në kombin tonë, por së pari rregulloni zemrën tuaj, pastaj rregulloni shtëpinë tuaj. Si mund të shpresoni të ndreqni të tjerët nëse ju ende jeni të mbytur në mëkat?
0 Comments

Psalmi 119:145

10/7/2021

0 Comments

 
Picture

​MOS I SHËRBENI PERËNDISË ME GJYSMË ZEMRE #6

“Unë thërrita me gjithë zemrën time; dëgjomë, O ZOT, dhe unë do t’i ruaj statutet e tua.”
-Psalmi 119:145
     A i thërrasim ne Perëndisë me gjithë zemër? Kjo është lutja e vërtetë. Shkruesi nuk është duke u lutur thjesht me një pjesë të vogël të zemrës, por zemra e tij komplet me njëzëshmëri është duke i thirrur Perëndisë. Shpesh ne lutemi, por ne e bëjmë atë, thjesht të bëjmë një vepër fetare. Lutja duhet të bëhet e vërtetë. Komunikimet tona me Perëndinë duhet të vijnë nga zemra, dhe me gjithë zemër. Te 1 Samuel kapitulli 1, Hanah thotë që i derdhi Zotit shpirtin e saj. Perëndia na ndihmoftë të veprojmë njësoj! Pjesa e fundit e vargut tonë për sot na flet për komunikimin e Perëndisë me ne. Shkruesi tha: “Unë do t’i ruaj statutet e tua”. Këto janë urdhërimet e Perëndisë, Fjala e Perëndisë, Bibla. Nëse ne presim që Perëndia t’i dëgjojë thirrjet tona në lutje, a nuk është e drejtë që ne t’u kushtojmë vëmendje urdhërimeve të Tij? Bibla i përmban Fjalët e Perëndisë për ne. Ai flet me ne përmes atyre Faqeve të Shenjta, dhe ne flasim me Atë përmes lutjes. Lutuni sot! Lutuni me gjithë zemrën tuaj! Gjithashtu, le të shikojmë brenda Fjalës së Perëndisë dhe të kërkojmë vullnetin e Tij për jetët tona. Amin!
0 Comments

Psalmi 119:69

9/23/2021

0 Comments

 
Picture

MOS I SHËRBENI PERËNDISË ME GJYSMË ZEMRE #5

“Kryelartët kanë sajuar një gënjeshtër kundër meje: por unë do t’i mbaj urdhërimet e tua me gjithë zemër.”
-Psalmi 119:69

     Dikush ka thënë që një nga kundërshtarët më të mëdhenj të besimtarit është një njeriu kryelartë. Ata që janë plotë krenari nuk mund të durojnë dot të shikojnë paqe dhe shpresë te një i krishterë dhe do fillojnë të ndërsehen kundër dhe do trazojnë poçin e gënjeshtarëve kundër atij. Që nga fillimi i shërbesës sonë në Sarandë, shumë njerëz kanë vendosur të jenë kundërshtarët tanë. Pse? Pse i duhet dikujt të mundohet t’i shkatërrojë emrat tanë me gënjeshtra? Sepse ne kemi qëndruar me Fjalën e Perëndisë! Ne kemi predikuar të Vërtetën! Vetëm pak njerëz mund ta durojnë të Vërtetën. Shumica e njerëzve duan që veshët e tyre të gudulisen me fjalë të ëmbla. Ata nuk mund të durojnë kur atyre iu thuhet që kanë gabim. Po, çfarë duhet të bëjmë ne kur kundështari gënjen për ne? Në radhë të parë, jini të LUMTUR! Sepse atij i duhet të krijojë një gënjeshtër t’ju bëjë që të dukeni keq. Pse? Sepse, nëse ai do të fliste të vërtetën, emri juaj i devotshëm mirë do të shkëlqente si dritë qielli. Së dyti, kur dikush përhap gënjeshtra dhe thashetheme për ne, le të ruajmë përqëndrimin e drejtë. Le të përqëndrohemi te Jezusi, dhe te Fjala e Perëndisë, Bibla, me gjithë zemrën tonë, sepse duke vepruar kështu, ne do të mbajmë një emër të mirë në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve. Apostulli Pal tha këtë: “Duke pasur ndërgjegje të mirë; se ndërsa ata flasin keq për ju, si keqbërës, atyre mund t’u vijë turp që ju akuzojnë me gënjeshtra për sjelljen tuaj të mirë në Krishtin.” (1 e Pjetrit 3:16)
0 Comments

Psalm 119:58

9/19/2021

0 Comments

 
Picture

Mos i shërbeni Perëndisë me gjysmë zemre #4

“Unë e kërkoja hirin tënd me gjithë zemër; ji i mëshirshëm me mua sipas fjalës sate.”
-Psalmi 119:58

     Fjala “hiri” ka shumë kuptime në Bibël. Në këtë pasazh ka kuptim, “fytyra e buzëqeshur e Perëndisë”. Me fjalë të tjera, është kur Perëndia na shikon me kënaqësi dhe miratim. Pakënaqësia dhe mëria tregohen kur ne i kthejmë kokën mënjanë dikujt, ndërsa miratimi dhe dashamirësia tregohen përmes një buzëqeshjeje të ngrohtë. Shkruesi po thotë që me gjithë zemër ai ka kërkuar buzëqeshjen e Perëndisë. Ai dëshiron që Perëndia ta shikojë atë me dashuri dhe miratim. Ai po përpiqej ta kënaqte Perëndinë, jo me gjysmë zemër, por me gjithë zemër. Edhe ne gjithashtu në këtë mënyrë duhet t’i shërbejmë Perëndisë. Ne e dimë që me të vërtetë nuk mund ta shikojmë fytyrën e Perëndisë fizikisht me sytë tanë, por ne mund të mundohemi ta kënaqim Atij çdo ditë. A buzëqesh Perëndia kur të shikon ty sot? apo ju kthen kurrizin nga turpi për shkak të mëkatit tuaj? Gjithashtu, pjesa e dytë e vargut na tregon mëshirën e Perëndisë. Në Bibël ne mësojmë që Perëndia i gjallë dhe i vërtetë është i mëshirshëm ndaj të gjithë atyre që thërrasin Emrin e Tij. Ai u ka premtuar mëshirë dhe falje të gjithë atyre që shkojnë tek Ai përmes besimit te Biri i Tij, Jezusi. Kërkoni buzëqeshjen e Perëndisë sot! Amin!
0 Comments

Psalmi 119:34

8/27/2021

0 Comments

 
Picture

Mos i shërbeni Perëndisë me gjysmë zemre #3

“Më jep mençuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, unë do ta përmbush atë me gjithë zemër.”
-Psalmi 119:34

     Këtu, te vargu ynë për sot, ne shikojmë një lutje. Shkruesi po kërkon mençuri nga Perëndia. Zoti na jep mençuri përmes Frymës së Tij të Shenjtë. Te libri i Jobit, kapitulli 32, Bibla thotë: “Por te njeriu ka një frymë; dhe frymëzimi i Më të Lartit u jep atyre mençuri.” Ne mësojmë shumë nga prindërit, nga shokët dhe nga shkolla, por ka mençuri që Perëndai i jep besimtarit. Kur ne jemi të shpëtuar nga mëkati përmes të besuarit te Jezusi, Fryma e Perëndisë hyn brenda nesh dhe banon në ne; ne bëhemi një krijesë e re. Fryma e Shenjtë është Udhëheqësi ynë në gjithë të vërtetën. E Vërteta që ne kemi në epokën e kishës është Bibla jonë, dhe Fryma e Shenjtë do të na mësojë Fjalën e Perëndisë, dhe patjetër, nëse ne jemi nxënës të mirë, ne do të t’i bindemi Atij me gjithë zemër. Le të kërkojmë sot mençuri dhe urtësi nga Perëndia, dhe kur Ai na e tregon urtësinë e Tij nga Fjala e Tij, le t’i bindemi Atij me gjithë zemër, jo me gjysmë zemre. Ai na ka dhënë të gjitha bekimet shpirtërore në vendet qiellore në Krishtin. Pse t’i japim Atij vetëm gjysmën e zemrës sonë?
0 Comments

Psalmi 119:10

8/6/2021

0 Comments

 
Picture

Mos i shërbeni Perëndisë me gjysmë zemre #2

“Unë të kërkoj ty me gjithë zemër; O mos më lër të largohem nga urdhërimet e tua.”
-Psalmi 119:10
     A është kjo dëshmia juaj sot? Po, ka shumë gjëra në botë që tërheqin vëmendjen tonë, dhe herë-herë, këtij trupi tokësor, mund t’i duket e vështirë të kërkojë Perëndinë. Ndoshta ju jeni të lodhur, ose ndoshta keni shumë gjëra të tjera për të bërë, por, që ne ta kërkojmë Perëndinë besnikërisht, na duhet të ndryshojmë zakonet tona të përditshme. Çfarë do të thotë kjo? Për shembull: Unë pashë një gjyshe me mbesën duke ecur buzë detit, herët në mëngjes. Gjyshja po i mësonte shoqërueses së saj të shëndoshë disa ushtrime për fillimin e ditës. Ajo po i mësonte asaj mënyra të thjeshta se si të ketë një jetë të shëndetshme përmes zakoneve të shëndetshme. Ne duhet të veprojmë njësoj. Kur ne zgjohemi në mëngjes, ne duhet ta kërkojmë Perëndinë. Lutja dhe leximi i Biblës duhet të jenë dy ushtrime normale për çdo besimtar në mëngjes. Ne duhet ta bëjmë zakon kërkimin e Zotit me gjithë zemër. Nëse, duke vepruar kështu, ne shkatërrojmë disa nga traditat tona të vjetra, atëherë, ata u shkatërruan me arsye të mirë. Të kërkosh Perëndinë do të thotë të dëshirohemi shumë për Atë. Do të thotë ta lexojmë Fjalën e Tij (Biblën) me një shpresë që t’i kuptojmë më mirë rrugët e Tij. Do të thotë të lutesh dhe ta lejosh Atë të të ndihmojë. Do të thotë, t’i kërkosh këshillime Atij, për çdo vendim të jetës. A po e bëni zakon ta kërkoni Perëndinë përditë?
0 Comments

Pslami 119:2

7/21/2021

0 Comments

 
Picture

​Mos i shërbeni Perëndisë me gjysmë zemre #1

“Lum ata që i ruajnë dëshmitë e tij, dhe që e kërkojnë atë me gjithë zemër.”
-Psalmi 119:2
     Ne duhet t’i shërbejmë Perëndisë me gjithë zemër. Ai na ka besuar neve Fjalën e Tij që ne të mësojmë, të rritemi dhe t’i japim Atij lavdi përmes jetës sonë. Perëndia nuk do gjysmën e zemrës tuaj; Ai do gjithë zemrën. Shumë të krishterë sot e kërkojnë Atë(Perëndinë) me gjysmë zemër. Po, ata shkojnë në kishë, por atje vështrojnë orën duke shpresuar se do të ikin sa më shpejt që të jetë e mundur. Po, ata këndojnë në kishë, por jo kaq e mirë se sa këndojnë këngët e botës. Po, ata luten, por përsërisin herë pas herë të njëjtat fjalë të vjetra dhe të pajetë. Ku është zjarri ynë për Perëndinë? Mendoni për këtë: Perëndia është i vërtetë dhe e meriton të gjithë zemrën tonë. Shumica e udhëheqësve të botës, shkencëtarët, aktorët, këngëtarët, yjet e sportit, etj, refuzojnë t’i besojnë Krijuesit të tyre. Shumica e vendimeve në botë janë marrë pa konsultim me Perëndinë e qiellit dhe të tokës. Çfarë turpi i madh! Jezusi me të vërtetë vdiq në kryq për ne, dhe Ai duhet të jetë gjithçka për ne! Ne nuk duhet të mbajmë brenda ndonjë gjë kur i shërbejmë Atij. Lutuni me zjarr në zemrën tuaj! Duajeni, lexojeni dhe çmojeni Biblën tuaj! Kërkojeni Jezusin me gjithçka që keni! Ai është i denjë! Shërbejini Atij me gjithë zemrën tuaj! Ju do të jeni të bekuar!
0 Comments

Eksodi 14:15

7/18/2021

0 Comments

 
“…flisni me bijtë e Israelit që ata të ecin para…”
-Eksodi 14:15
     Nganjëherë të ecurit para në jetë është gjëja më e vështirë për të bërë, por, unë ju lutem juve si vëllai juaj në Krisht, vazhdoni të ecni para për Jezusin. Familja mund t’ju braktisë ju, por, Ecni përpara! Ndoshta mjedisi përreth jush do të errësohet, por prapë: Ecni para! Zemra juaj bashkë me mendjen dhe forcën tuaj ndoshta do të donin të dorëzohen dhe t’ju thoshnin: “Është tepër vështirë ta ndiqni besnikërisht Jezusin”, por mik, ju lutem dëgjojini këto fjalë: Vazhdoni të ecni përpara! Perëndia nuk do na urdhërojë kurrë të zmbrapsemi, jo, por vetëm të ecim para. Unë lexova një lutje sot, të shkruar nga një njeri i Perëndisë që ndërroi jetë shumë vite më parë. Ai tha: “…Zot…ne lutemi që t’u bindemi rreptësisht urdhrave të Tua të marshimit, pavarësisht nga pengesat që na zënë rrugën, duke e ditur shumë mirë se çdo kundërshtim është një mundësi që të shfaqet Fuqia Jote e Mrekullueshme. Amen.” Në çdo moment që ju ndiheni që forca juaj ju ka lënë, kjo është një mundësi për Perëndinë që të mund t’ju tregojë juve se forca e Tij bëhet e përsour në dobësinë tuaj. Lëvdoni Emrin e Tij! Ecni përpara sot, për lavdinë e Perëndisë! Amin!
0 Comments
<<Previous
    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • Kreu