“Më thirr mua, dhe unë do të të përgjigjem, dhe do të të tregoj gjëra të forta dhe të mëdha, të cilat ti nuk i di.” - Jeremia 33:3 A keni folur me Perëndinë sot? Shikoni tekstin e mësipërm. Ai ju ka dërguar një mesazh. Zoti ju thotë: “Më thirr mua.” Ai pret të dëgjojë zërin tënd. A keni pritur ndonjë herë me telefon në dorë të dëgjoni zërin e dikujt që ju doni shumë, zërin e bashkëshortit ose bashkëshortes, zërin e fëmijëve tuaj? Zëri i tyre është gjithmonë i ëmbël në veshët tanë, dhe mezi presim ta dëgjojmë. Kur janë sëmurë, ne duam t’i shërojmë. Kur kanë nevojë, ne duam t’i ndihmojmë. Kur janë në vështirësi, ne duam ta lehtësojmë problemin. Kur kanë lajme të mira, ne duam të gëzohemi bashkë me ta. A nuk mendoni që Ati ynë në qiell është njësoj? Patjetër, ne jemi të mishtë, dhe jemi kufizuar shumë, saqë nuk mund t’i bëjmë të gjithë ato që duam të bëjmë për të afërmit tanë, por punojmë brenda mundësive. Megjithatë, a nuk jemi gati sot të shkojmë edhe deri në skajet e tokës për të shpëtuar familjen tonë? Po, jemi! Po, edhe Ati ynë në qiell është njësoj, dhe njëqind herë më shumë. Ky, Atë i dashur në qiell, le të themi, ka telefonin në dorë tani, duke pritur të dëgjojë zërin tënd dhe kërkesat tuaja. Mos bëni që Ai t’ju presë më kot. Ai ju pret tani, dhe nuk mund t’i imagjinoni bekimet që Ai ka gati për ju. Amen!
0 Comments
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |