Mos i shërbeni Perëndisë me gjysmë zemre #3“Më jep mençuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, unë do ta përmbush atë me gjithë zemër.” -Psalmi 119:34 Këtu, te vargu ynë për sot, ne shikojmë një lutje. Shkruesi po kërkon mençuri nga Perëndia. Zoti na jep mençuri përmes Frymës së Tij të Shenjtë. Te libri i Jobit, kapitulli 32, Bibla thotë: “Por te njeriu ka një frymë; dhe frymëzimi i Më të Lartit u jep atyre mençuri.” Ne mësojmë shumë nga prindërit, nga shokët dhe nga shkolla, por ka mençuri që Perëndai i jep besimtarit. Kur ne jemi të shpëtuar nga mëkati përmes të besuarit te Jezusi, Fryma e Perëndisë hyn brenda nesh dhe banon në ne; ne bëhemi një krijesë e re. Fryma e Shenjtë është Udhëheqësi ynë në gjithë të vërtetën. E Vërteta që ne kemi në epokën e kishës është Bibla jonë, dhe Fryma e Shenjtë do të na mësojë Fjalën e Perëndisë, dhe patjetër, nëse ne jemi nxënës të mirë, ne do të t’i bindemi Atij me gjithë zemër. Le të kërkojmë sot mençuri dhe urtësi nga Perëndia, dhe kur Ai na e tregon urtësinë e Tij nga Fjala e Tij, le t’i bindemi Atij me gjithë zemër, jo me gjysmë zemre. Ai na ka dhënë të gjitha bekimet shpirtërore në vendet qiellore në Krishtin. Pse t’i japim Atij vetëm gjysmën e zemrës sonë?
0 Comments
Mos i shërbeni Perëndisë me gjysmë zemre #2“Unë të kërkoj ty me gjithë zemër; O mos më lër të largohem nga urdhërimet e tua.” -Psalmi 119:10 A është kjo dëshmia juaj sot? Po, ka shumë gjëra në botë që tërheqin vëmendjen tonë, dhe herë-herë, këtij trupi tokësor, mund t’i duket e vështirë të kërkojë Perëndinë. Ndoshta ju jeni të lodhur, ose ndoshta keni shumë gjëra të tjera për të bërë, por, që ne ta kërkojmë Perëndinë besnikërisht, na duhet të ndryshojmë zakonet tona të përditshme. Çfarë do të thotë kjo? Për shembull: Unë pashë një gjyshe me mbesën duke ecur buzë detit, herët në mëngjes. Gjyshja po i mësonte shoqërueses së saj të shëndoshë disa ushtrime për fillimin e ditës. Ajo po i mësonte asaj mënyra të thjeshta se si të ketë një jetë të shëndetshme përmes zakoneve të shëndetshme. Ne duhet të veprojmë njësoj. Kur ne zgjohemi në mëngjes, ne duhet ta kërkojmë Perëndinë. Lutja dhe leximi i Biblës duhet të jenë dy ushtrime normale për çdo besimtar në mëngjes. Ne duhet ta bëjmë zakon kërkimin e Zotit me gjithë zemër. Nëse, duke vepruar kështu, ne shkatërrojmë disa nga traditat tona të vjetra, atëherë, ata u shkatërruan me arsye të mirë. Të kërkosh Perëndinë do të thotë të dëshirohemi shumë për Atë. Do të thotë ta lexojmë Fjalën e Tij (Biblën) me një shpresë që t’i kuptojmë më mirë rrugët e Tij. Do të thotë të lutesh dhe ta lejosh Atë të të ndihmojë. Do të thotë, t’i kërkosh këshillime Atij, për çdo vendim të jetës. A po e bëni zakon ta kërkoni Perëndinë përditë?
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
October 2024
Kategoritë |