“5 Beso te ZOTI me gjithë zemër; dhe mos u mbështet te njohuria jote vetjake. 6 Pranoje atë në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do t’i drejtojë udhët e tua.” -Proverbat 3:5-6 Herë herë duket e vështirë për të kuptuar vullnetin e Perëndisë, por, me të vërtetë gjëja më e vështirë është të keni durim dhe të prisni gjersa Ai zbulon vullnetin e Tij. Kur Ai është gati, Ai do ta zbulojë atë. Ai ka dëshirë që ju të bëni vullnetin e Tij. Nëse ju nuk e kuptoni vullnetin e Tij, ndoshta keni një nga dy probleme, ose ju nuk keni dëshirë për vullnetin e Tij, ose koha nuk ka ardhur për ju ta dini atë. Besoni te Perëndia me gjithë zemër. Ai nuk do t’ju lëjë në baltë! Mos u mbështetni te njohuria juaj! Bibla thotë që të krishterët ecin nëpërmejt besimit dhe jo prej shikimit. A keni disa vendime të vështira për të marrë? Këto vargje janë për ju! Ai premtoi që do t’i drejtojë udhët tona nëse ne do ta pranonim Atë në të gjitha rrugët tona. Kërkoni Perëndinë! Përpiquni ta bëni vullnetin e Tij! Bëni çdo ditë të jetës suaj një ditë adhurimi për Shpëtuesin dhe Krijuesin tonë të madh! Ai është Miku ynë, Këshilluesi ynë, Mbreti ynë, Mjeku ynë dhe shumë më shumë! Lavdi qoftë Emrit të Tij!
0 Comments
“1 Atëherë Jezusi u drejtua nga Fryma në shkretëtirë të tundohej nga djalli. 2 Dhe pasi agjëroi dyzetë ditë e dyzetë net, më pas ai ishte i uritur. 3 Dhe kur erdhi tek ai tunduesi, ai i tha: Nëse ti je Biri i Perëndisë, urdhëroi këta gurë të bëhen bukë.” -Mateu 4:1-3 Jezusi, Biri i Perëndisë erdhi në botën që Ai krijoi. Ai e bëri veten njeri. Ai kishte të njëjtat nevoja dhe dobësi të njerëzimit. Për shembull: Ai agjëroi dyzetë ditë, dhe pastaj ishte i uritur. Perëndia në mish ishte i uritur. Djalli e pa këtë shans dhe filloi ta tundonte Jezusin. Tunduesi tha, “Nëse ti je Biri i Perëndisë, urdhëroi këta gurë të bëhen bukë.” Djalli priti deri sa trupi fizik i Jezusit u dobësua prej urisë dhe pastaj e sulmoi. Patjetër, Jezusi nuk e pranoi tundimin. Po ne? Satani, “tunduesi” është duke kërkuar për dobësitë tona. Ai është duke pritur momentin e përsosur të na sjellë nën kontrollin e tij. Ruhuni! Kini kujdes! Ai është si një luan që ndjek prenë e tij. Në sytë e Perëndisë, ne jemi si delet. Nëse ne jemi dele dhe djalli është luan, vendi më i sigurtë për ne është afër Bariut tonë. Perëndia është Bariu ynë. Rrini afër Perëndisë! Kundërshtoni djallin dhe ai do t’ia mbathë prej juve!
“Ejani tek unë, të gjithë ju që punoni dhe jeni rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” -Mateu 11:28 Oh ç’fjalë të këndshme që janë këto kur i dëgjojmë nga zemra e Perëndisë! Dhembshuria e Shpëtuesit tonë shkëlqen fort në këtë varg. A e dini që Perëndia do që ju të çlodheni? Jezusi thotë, “Ejani tek unë”. Kur dikush bëhet i krishterë, ata gjejnë çlodhje në Jezusin. Satani është një mbikëqyrës mizor. Ai do t’ju mbajë si skllavin e tij dhe nuk do t’ju japë aspak liri. Ai do t’ju mbajë nën zgjedhën e rëndë dhe zinxhirët e mëkatit. Ai do të përpiqet t’ju fshehë nga DRITA E VËRTETË E UNGJILLIT. Pse? Sepse Perëndia, i Gjithëfuqishmi i ka dhënë çdo njeriu një ftesë të vijë dhe të gjejë çlodhje në Krishtin Jezus. Ka vetëm dy mbikëqyrës në botë, dhe ne duhet t’i shërbejmë ose njërit ose tjetrit: Jezusit apo Satanit. Nëse ju nuk e keni pranuar ftesën e Jezusit për shpëtim, atëherë ju jeni ende nën sundimin e Satanit. Ejani te Jezusi! Ai ju ka premtuar çlodhje. Ai nuk tha, “Unë mund t’ju jap çlodhje” ose “Ndoshta do t’ju jap çlodhje”, jo, përkundrazi Ai tha, “Unë do t’ju jap çlodhje”! Ky është një premtim. Lëvdoni Perëndinë për shpëtimin nga skllavëria e mëkatit dhe e Satanit përmes besimit në Krishtin!
Prite ZOTIN: ji plot kurajo, dhe ai do ta forcojë zemrën tënde: prit ZOTIN, të them. -Psalmi 27:14 Durimi është diçka e vështirë ta zbatosh në praktikë. Është e lehtë ta urdhërosh dikë të ketë durim, por, a ke ti durim? Te ky varg ne urdhërohemi të presim Perëndinë, dhe nëse e presim, Ai do t’i forcojë zemrat tona. Kjo nënkupton që herë-herë zemrat tona mund të jenë të dobëta. Ndoshta kemi një vështirësi që ne nuk mund ta durojmë. Ndoshta kemi një problem që na ngatërron, dhe ne nuk mund të gjejmë zgjidhjen. Prite Zotin! Mos provo të vazhdosh pa Të. Ai shikon gjëra që ti nuk mund t’i shikosh. Jeta është një udhëtim që ne duhet të bëjmë me shoqërinë e Perëndisë. Një njeri pa përvojë nuk do ta nisë lundrimin në oqean pa një udhëheqës. Pse? Sepse oqeani është majft i gjerë, dhe ka tepër shumë rreziqe. Atij i nevojitet dikush që i kupton erërat, rrymat oqeanike, dhe yjet. Mos vazhdo në detin e jetës pa Perëndinë. Prite ZOTIN! Ai ka bërë shumë udhëtime të suksesshme! Mos e humb kurajon! Zoti i detit do të vijë dhe do ta forcojë zemrën tënde.
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
September 2024
Kategoritë |