PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Mateu 11:28

3/7/2021

0 Comments

 
“Ejani tek unë, të gjithë ju që punoni dhe jeni rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.”
-Mateu 11:28

     Oh ç’fjalë të këndshme që janë këto kur i dëgjojmë nga zemra e Perëndisë! Dhembshuria e Shpëtuesit tonë shkëlqen fort në këtë varg. A e dini që Perëndia do që ju të çlodheni? Jezusi thotë, “Ejani tek unë”. Kur dikush bëhet i krishterë, ata gjejnë çlodhje në Jezusin. Satani është një mbikëqyrës mizor. Ai do t’ju mbajë si skllavin e tij dhe nuk do t’ju japë aspak liri. Ai do t’ju mbajë nën zgjedhën e rëndë dhe zinxhirët e mëkatit. Ai do të përpiqet t’ju fshehë nga DRITA E VËRTETË E UNGJILLIT. Pse? Sepse Perëndia, i Gjithëfuqishmi i ka dhënë çdo njeriu një ftesë të vijë dhe të gjejë çlodhje në Krishtin Jezus. Ka vetëm dy mbikëqyrës në botë, dhe ne duhet t’i shërbejmë ose njërit ose tjetrit: Jezusit apo Satanit. Nëse ju nuk e keni pranuar ftesën e Jezusit për shpëtim, atëherë ju jeni ende nën sundimin e Satanit. Ejani te Jezusi! Ai ju ka premtuar çlodhje. Ai nuk tha, “Unë mund t’ju jap çlodhje” ose “Ndoshta do t’ju jap çlodhje”, jo, përkundrazi Ai tha, “Unë do t’ju jap çlodhje”! Ky është një premtim. Lëvdoni Perëndinë për shpëtimin nga skllavëria e mëkatit dhe e Satanit përmes besimit në Krishtin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE