“20 Mos ji midis pijetarëve të mëdhenj; midis ngrënësve të tërbuar të mishit: 21 Sepse pijaneci dhe grykësi do të vijnë në varfëri: dhe përgjumja do ta veshë me zhele njeriun.” -Proverbat 23:20-21 Ky varg flet veçanërisht për ato grumbullime ku njerëzit hanë dhe pinë dhe dehen. Ata këndojnë dhe festojnë, por këta do të bëhen të varfër. Ata mburren për sa alkool mund të pinë pa u dehur. Ata mburren për gjërat e turpshme dhe tallen me shaka të poshtra. Ata krijojnë dhe kryejnë kurvërime. Nuk kanë as një fije floku të shenjtë në gjithë trupin e tyre dhe nuk vlerësojnë as një gjë të shenjtë në shtëpinë e tyre. Prandaj janë të varfër! Jo vetëm në gjërat materiale por edhe në ato shpirtërore. Prandaj janë vjedhës dhe çnderojnë njëri-tjetrin! Prandaj ata lypin dhe nuk fitojnë gjë! Ata janë borxhlinj ndaj shtetit. Ata e fajësojnë shtetin për problemet e tyre, sepse janë të verbër dhe nuk kuptojnë se janë të korruptuar nga brenda. Nuk kanë nder dhe nuk mund të qëndrojnë pa ndihmë. Ku është Perëndia? Ku është Zoti? Kjo ndodh kur njerëzit harrojnë Krijuesin e tyre, ata harrojnë edhe si të ecin dhe si të marrin frymë. Nuk mund të mbijetojnë pa sisën e mëkatit. Alkooli vjen nga gjiri i djallit dhe tryeza e tij është plot me mish! Largohuni prej atyre që harrojnë dhe mallkojnë Biblën se shkatërrimi po afrohet.
0 Comments
“Vera është një tallëse, dhe pija e fortë është e tërbuar: dhe kushdo që mashtrohet prej tyre nuk është i mençur.” -Proverbat 20:1 A mendon se vera është diçka që ne duhet ta mbajmë afër? Ajo është një tallëse, një përqeshëse. A ju inkurajon ky varg që ta përdorni atë, apo të rrini larg asaj? Rakia është pije e fortë. Ky varg thotë që pija e fortë është e tërbuar; ajo është e dhunshme, ose e xhindosur. Kjo tingëllon si diçka prej së cilës ne duhet t’i largohemi. Disa thonë që është zakonore të pish pije alkoolike në raste të caktuara. Kjo nuk do të thotë që është e pranueshme në sytë e Perëndisë. Te Levitiku 19:30, Perëndia u tha njerëzve të Tij: “…ju do t’i zbatoni urdhëresat e mia, që të mos kryeni asnjë nga këta zakone të neveritshme…” Nëse vera është një tallëse(përqeshëse) dhe pija e forta është e tërbuar(e xhindosur), çfarë duhet të bëjmë ne me këto? Te Psalmi 1:1, Bibla thotë: “Lum njeriu që…nuk ulet në karrigen e tallësve.” Kjo do të thotë që ne nuk duhet të kemi shoqëri me tallësit(verën). Te Proverbat 22:24-25, Bibla thotë: “…me një njeri të tërbuar mos shko, Që të mos mësosh rrugët e tij, dhe t’i ngresh kurth shpirtit tënd.” Kjo do thotë që është e rrezikshme që të mbajmë shoqëri me të tërbuarit (rakinë). Nëse është normale të pish verë dhe pije të fortë, përse Perëndia i përçmon ato në Bibël?
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
September 2024
Kategoritë |