“Por ai e di rrugën që unë po marr; pasi ai të më vërë në provë, unë do të dal si flori.” - Jobi 23:10 Djalli do të vijë shpesh te ne, dhe do të na thotë që Perëndia na ka braktisur; që Ai na ka lënë në baltë, por kjo nuk është e vërteta. Vargu i sotëm thotë: “…ai (Zoti) e di rrugën që unë po marr…”. Ai e di shumë mirë se ku jemi sot. Ai i kupton problemet, nevojat dhe dëshirat që kemi. Kjo na inkurajon shumë, dhe mjafton thjesht të dimë që Ai kupton gjendjen tonë. Sot, ne jemi në Shëgjin, pranë Lezhës. Dita e parë e udhëtimit, kur u nisëm nga Saranda, diçka shumë interesant ndodhi. Zoti e dinte që lekët që kishim në xhep atëherë nuk mjaftuan për këtë udhëtim. Atë mëngjes unë pashë një mesazh te telefoni im nga një pastor në Amerikë. Ai është një pastor i ri, dhe ka qënë në atë pozicion për vetëm dy muaj. Ai më tha që, te kisha e tyre, ata gjetën një zarf të vjetër në kasafortë, nën shumë letra. Zarfi qe i harruar për pothuajse dhjetë vite. Emri im, “Aaron Wilson” ishte shkruar atje, dhe brenda ata gjetën $800. Lavdi Zotit! Shiko, Perëndia kupton nevojat që kemi. Dhjetë vite më përpara, Perëndia, përmes njërit prej shërbëtorëve të Tij, vendosi një zarf në një vend të sigurtë. Pse? Sepse Ai e di rrugën që unë po marr. Ai i dinte më përpara nevojat që ne do të kishim sot. Ai e dinte që më 28 gusht 2023, Aaron Wilson do të kishte nevojë për ndihmë. Lavdi Emrit të Tij! Ai e di shumë mirë edhe ku jeni ju sot! Te Mateu 6:33, Bible thotë: “Por së pari kërkoni mbretërinë e Perëndisë, dhe drejtësinë e tij; dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.” Amin!
0 Comments
“Por të gjitha këto gjëra ata do t’jua bëjnë juve për hatër të emrit tim, sepse ata nuk e njohin atë që më dërgoi mua.” - Gjoni 15:21 A keni qenë ndonjëherë keqtrajtuar për hatrin e Krishtin? Ndoshta njerëz ju kanë përfolur për shkak të besimit tuaj. Nëse po, kjo është sepse ata nuk e njohin Zotin. Ata nuk kuptojnë mirësinë e Tij, dashurinë e Tij, apo ëmbëlsinë e Tij. Është e lehtë të jetojmë midis njerëzve kur sillemi sipas ideve të tyre, por kur dikush beson te Jezusi, dhe ka dëshirë ta kënaqë Atë, ai del nga rruga e zakonshme të botës. Kur Jezusi, Biri i Perëndisë ishte në botë, mos harroni që bota urrente Atë; ata e përndiqnin Atë, dhe më në fund e kryqezuan. Nëse Zoti ynë ishte urryer nga bota, a mendoni që bota do të na pranojë ne? Nëse Mjeshtri u kryqëzua, çfarë do t’u bëhet ndjekësve të tij? Po pse vdiq Jezusi në kryq? Ai vdiq për t’i shpëtuar ata që e kryqëzuan. Nëse dikush na urren, le t’i kthejmë dashuri si Jezusi. Kur ishte në kryq Jezusi iu lut Atit për ata që e kryqëzuan duke thënë: “Atë, fali ata sepse nuk e dinë se çfarë bëjnë.” Ata nuk kuptuan që ishin duke kryqëzuar Shpëtuesin e tyre. Prandaj edhe jemi keqtrajtuar, thjesht se ata nuk e njohin Atin tonë në qiell. Çfarë mund të bëjmë pastaj? Le t’i prezatojmë botës Jezusi! Nëse ata e refuzojnë dhe na përndjekin, le të gjejmë paqe në faktin që edhe Zoti ynë ishte përndjekur. Amin!
“Dhe për shkak se padrejtësia do të teprohet, dashuria e shumëve do të ftohet.” - Mateu 24:12 Vargu i mësipërm flet për kohën pas rrëmbimit të kishës. Domethënë, pas momentin kur Jezusi të vijë dhe të marrë kishën e Tij në parajsë. Tani, kjo është shkruar si profeci, por koncepti qëndron edhe sot. Në botën e sotme, mëkati po teprohet shumë. Ka raste kur nuk mund të flejmë në qetësi, sepse jemi të rrethuar nga ushtria e djallit dhe ai lufton në mendjen tonë. Ne mund të gjejmë padrejtësi në qeverinë, në shkollat, në shoqërinë, dhe në shtëpitë tona. Këto gjëra të turpshme hynë nëpërmjet telefonave, televizorëve; nëpërmjet presionit të shokëve, ose përmes kërkimit të pasurisë së botës. Tani, kur ne dorëzohemi dhe qëndrojmë në mes të mëkatëve, dashuria jonë ftohet. Zjarri brenda nesh zvogëlohet. Qoftë dashuria për Zotin, për Biblën, për kishën, për familjen, çdo gjë prishet nga padrejtësia. A jeni të ftohtë nga zemra ndaj Perëndisë sot? Ndoshta, keni lejuar që mëkati të hyrë në jetën tuaj, ose në shtëpinë tuaj. A e keni vështirë për t’i dashur edhe fëmijtë tuaj? Problemi është mëkati! Problemi është padrejtësia! Largojeni mëkatin, dhe dashuria do të hyrë si një mbytje të ëmbël mjalti nga froni i Perëndisë. Lavdi Zotit! Amin!
“Zjarri do të digjet gjithmonë mbi altarin; dhe nuk do të shuhet kurrë.” - Levitiku 6:13 Amin! “Zjarr do të digjet gjithmonë mbi altarin.” Domethëne, zjarri mbi altarin do të mbahet ndezur gjithmonë. Pse? Sepse ishte vendi flijimit. Atje çdo mëkat mund të shlyhet. Lavdi Zotit! Perëndia bëri një rrugë që edhe izraelitët të laheshin nga çdo faj, çdo gabim, çdo njollë mëkati. Zjarri atje simbolizon besnikërinë e Zotit. Ai është gati gjithmonë për njerëzit të vijnë dhe të bëjnë paqe me Perëndinë. Shikoni se sa e mirë është Ai! Ai pret çdo sekondë për ata që janë të penduar, që ata të vijnë dhe të rivendosin marrëdhënien e drejtë me Atin qiellor. Me të vërtetë, Zoti është i mirë me ne! Zjarri simbolizon edhe sakrificën e Jezusit. Po! Çdo qengj i pafalshëm që sakrifikohej në altar na drejton vëmendjen te sakrifikimi i fundit për gjithë botën; domethënë te kryqi i Birit të Perëndisë. Sakrifikimi i fundit, sepse Jezusi ishte Qengji i Perëndisë. Gjaku e Tij u derdh që ne të mund të pranohemi, dhe të pajtohemi me Zotin. Ne mund të themi që kryqi është ura për te Perëndia. Tani, në fund, unë dua të them që zjarri simbolizon edhe zemërimin e Perëndisë. Te Marku 9:45, Bibla thotë: “…për t’u hedhur në ferr, në zjarrin që nuk do të shuhet kurrë…”. Në ferr gjenden flakët e zemërimit të Perëndisë. Ata janë ndezur gjithmonë, dhe presin çdo person që refuzon Birin e dashur të Zotit. MOS SHKONI NË FERR! Jezusi u sakrifikua që ju të mund të shpëtoheni! Ai vuajti ndëshkimin e Perëndisë për çdo mëkatar, por nëse refuzoni Birin e Perëndisë, zjarri që nuk shuhet po ju pret. Amin!
“32Mos bëj asnjë besëlidhje me ta, as me perënditë e tyre. 33Ata nuk do të banojnë në tokën tënde, që të mos të bëjnë ty të mëkatosh kundër meje; sepse nëse ti u shërben perëndive të tyre, ajo patjetër do të jetë një kurth për ty.” - Eksodi 23:32-33 Perëndia e Biblës është e vetmja Perëndi të vërtetë. Te Isaia 45:6, Bibla thotë: “Që ata të mund ta dinë nga lindja e diellit, dhe nga perëndimi, se nuk ka tjetër përveç meje. Unë jam ZOTI dhe nuk ka tjetër.” Lavdi Zotit! Ai është Alfa dhe Omega; Fillimi dhe Mbarimi. Ai është Krijuesi i gjithçkaje. Amin! Ka vetëm një Perëndi atje në qiell. Domethënë, nëse dikush thotë që ka një perëndi tjetër përveç Atij të Biblës, kjo kundërshton mesazhin e Biblës, dhe nuk është e vërteta. Te vargjet e mësipërme, Zoti u tha njerëzve të Tij të kenë kujdes nga ata që u shërbejnë “perëndive të tjera.” Pse? Sepse nëse lejojmë idetë e tyre, ose idetë ateiste, të hynë në mendjet dhe në zemrat tona, ato do të na bëjnë të mëkatojmë kundër Zotit. Gjërat e djallit mund të kenë një ndikim të fortë mbi ne të gjithë. Mos bëni besëlidhje me ta, tha Zoti! Mos lejo që ata të banojnë me ju. Kujdes për çfarë lejoni të hyjë në shtëpinë tënde, dhe në kishën tënde, sepse fetë e tjera dhe perënditë e tjera do të jenë një kurth për ju. Nëse hyjnë, do t’ju kapin, dhe do t’i prishin punët e Perëndisë brenda jush, ashtu si helmi infekton, dhe prish gjithë trupin. Kujdes! Në botën e sotme, ku jetojmë ne, është shumë mirë të lutemi çdo ditë për mbrojtjen e Perëndisë dhe për Gjakun e Jezusit mbi mendjet tona, mbi zemrat tona, sepse djalli është i zgjuar dhe shumë dinak, dhe vjen vetëm për shkatërrim. Amin! Edhe një herë unë them: Ki kujdes!
“…dhe prifti do t’i djegë të gjitha mbi altarin…” - Levitiku 1:9 Këtë varg e zgjodhëm sot nga Dhiata e vjetër. Sipas porosisë së Perëndisë, bijtë e Izraelit shpesh i sillnin flijimet para Zotit, dhe vargu thotë që prifti i dogji të gjitha mbi altarin. Tani, le të flasim pak për këto flakët e altarit. Çfarë simbolizojnë këto për ne? Patjetër, ne shikojmë një pikturë të sakrificës së Jezusit në kryq për ne. Atje Trupi i Tij u thye dhe Jeta e Tij u konsumua. Pse? Që shpirtrat tanë të mund të shpëtohen. Lavdi Zotit! Ai dha gjithçka për hatrin tonë. Tani, te Libri i Romakëve 12:1, Bibla thotë: “Prandaj ju lutem, vellezër, përmes mëshirave të Perëndisë, që ju paraqitni trupat tuaj një sakrificë të gjallë, të shenjtë, të pranueshme për Perëndinë, që është shërbesa juaj e arsyeshme.” Po! Është e arsyeshme që ne t'i shërbejmë Zotit. Edhe trupat tanë duhet të sakrifikohen në altar shpirtëror, si një sakrificë e gjallë. Kuptimi nuk është që ne të vdesim, por që ne të jetojmë çdo sekondë për lavdinë e Perëndisë. Ashtu siç thotë kënga në kishë: “Jezusit i jap gjithçka.” Nëse ju doni të jetoni për Krishtin, çdo gjë që është juaja duhet të digjet në altar. Domethënë: Jeta dhe gjithçka që kemi duhet të përdoret për lavdinë e Jezusit. Ne nuk mund të mbajmë ndonjë gjë për veten. Gjithçka është për lavdinë e Perëndisë.
“Dhe ai i tha atij: Nëse prania jote nuk do të vijë me mua, mos na ço që këtej.” - Eksodi 33:15 Në këtë varg, Moisiu është duke folur me Perëndinë. Bijtë e Izraelit u çliruan nga skllavëria e Egjiptit, dhe Moisiu po i drejton ata në tokën e premtuar. Ky popull, si çdo komb në botë, kishin natyrë mëkatare. Pasi, u liruan nëpërmjet mrekullive të Perëndisë nga Egjipti. Ata dyshuan. Në zemrat e tyre filluan të largoheshin nga Zoti. Ndërsa Moisiu ishte në mal duke biseduar me Zotin, njerëzit humbën shpresë tek ai, ndërtuan një idhull për të adhuruar dhe thanë midis tyre: “Këto janë perënditë e tua, O Izrael, që të nxorën nga toka e Egjiptit…”. Prandaj Perëndia ishte inatosur me ta dhe gati t’i shuante. Atëherë Moisiu iu lut Perëndisë për popullin dhe Zoti tregoi mëshirë duke mos i asgjësuar ata. Tani, pyetja është, a do të vazhdonte Zoti të punonte me njerëz të tillë? Moisiu i tha Zotit: “Nëse prania jote nuk do të vijë me mua, mos na ço që këtej.” Domethënë, nëse Zoti nuk do të shkonte, edhe Moisiu nuk deshi të shkonte. Përgjigjja jonë duhet të jetë njësoj sot. Nëse Zoti nuk shkon, edhe unë nuk shkoj. Nëse Perëndia nuk merr pjesë, as edhe unë nuk do të marr pjesë. Të kesh Praninë e Zotit brenda teje, rreth teje, në shtëpinë tënde, në kishën tënde, është qëllimi më i lartë në botë. Nëse Ai nuk duket atje, ndoshta, në ndonjë mënyrë, ti e ke skandelizuar Atë. Le të mbajmë të njëjtën lutje në gojën tonë gjithmonë. Bibla thotë: “Nëse prania jote nuk do të vijë me mua, mos na ço që këtej.” Amin!
“Ne e duam, atë sepse ai i pari na deshi ne.” - Letra e parë e Gjonit 4:19 Sot, ne do të studiojmë një varg shumë të shkurtër. Bibla thotë: “Ne e duam atë, sepse ai i pari na deshi ne.” Ne ishim pa shpresë, dhe pa Perëndinë në botë. Ne ishim pa forcë ta shpëtojmë veten tonë. Ne ishim madje armiqtë e Perëndisë, por çfarë bëri Ai për ne??? Ai na deshi dhe dërgoi Birin e Tij (Jezusin) të vdiste në kryq për hatrin tonë, që ne, duke besuar tek Ai, të mund të shpëtohemi, dhe të lahemi nga mëkatet në Gjakun e Tij. E gjithë kjo filloi me dashurinë e Perëndisë. Vargu thotë: “…ai i pari na deshi ne…” Domethënë, dashuria filloi në anën e Zotit. Tani, ne e duam Atë, por vetëm sepse Ai i pari na deshi ne. Ky koncept është krejt ndryshe nga ai i myslimëve. Te surja 3:31, kurani thotë: "Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t'ju dojë…” Sipas kësaj, besimtari mysliman duhet të jetë i pari në punën e dashurisë, pastaj fillon Allahu. Unë jam i lumtur që me ne, nuk është kështu, sepse edhe kur ishim mëkatarë Krishti na deshi, dhe na tërhiqte me dashurinë e Tij. Ai na deshi i pari! Te Libri i Romakëve 5:8, Bibla thotë: “Por Perëndia e drejton dashurinë e Tij drejt nesh, sepse kur ne ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” Amin!
“Dhe mos quani njeri mbi tokë atin tuaj; sepse njëri është Ati juaj, ai që është në qiell.” - Mateu 23:9 Erdhi një njeri te kisha në Metoq. Unë zgjata dorën ta përshëndes. Menjëherë ai më puthi dorën. Unë e di që e kishte mësuar këtë gjë nga kisha ortodokse. Nuk e qortova, por gjatë bisedës, shpjegova që nuk ka nevojë për këtë puthje për të treguar repekt për pastorin në një kishë të vërtetë. Po! Jam pastori i kishës, dhe kam këtë detyrë, t’i shërbej Zotit përmes predikimit të Biblës dhe lutjeve. Shikoni vargun e mësipërm edhe një herë. Bibla thotë: “Dhe mos quani njeri mbi tokë atin tuaj; sepse njëri është Ati juaj, ai që është në qiell.” Zoti është shumë xheloz. Fjala “Ati” i përket Atij. Ata që presin puthje të dorës nuk janë të Perëndisë. Ata që presin të quhen “Ati” në kishë, prishin Fjalën e Perëndisë. Unë nuk jam ati i kishës. Ne, te kisha, jemi vëllezër dhe motra në Krishtin. Jemi besimtarë të Biblës, jo të traditës. Pra, mos më puth dorën. Pse? Sepse unë jam një njeri si të gjithë. Një buzeqeshje që bashkohet me besnikërinë në kishë mjafton për mua. Disa vite më parë, e njëjta gjë ndodhi. Një burrë në kishë më puthi në dorë. Çfarë bëra unë??? Unë e putha dorën e tij. Amin!
“As nuk ka shpëtim në ndonjë tjetër, sepse nuk ka emër tjetër nën qiell, i dhënë midis njerëzve, me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.” - Veprat 4:12 Miq, vetëm Jezusin kemi. Nuk ka shpresë në asnjë tjetër. Pa dyshim, ne kemi heroinjtë tanë të botës, ata që janë me emër dhe nam, por kur ne i studiojmë jetët e tyre, besimi ynë tek ata prishet, sepse mësojmë që edhe ata ishin plot gabime. Kur ne shikojmë varret e tyre, kuptojmë që edhe ata ishin të vdekshëm. Asnjë njeri nuk duhet të lavdërohet kaq shumë. Ne të gjithë jemi në një rrugë, rrugën për te vdekja. Edhe sot, me gjithë teknologjinë dhe shkencën, me çdo aparat dhe mjekim modern, me dijëtarët dhe gojëtarët më të avancuar, prapë varri është atje, dhe na pret me durim. Te Libri i Hebrenjve 9:27, Bibla thotë: “…është caktuar për njerëzit që të vdesin një herë, por pas kësaj gjyqi…”. A jemi gati t’i japim llogari Gjykatësit qiellor? Si mund të shpëtohemi? Si mund gjejmë faljen e mëkateve dhe të fitojmë jetën e përjetshme? Vetëm përmes besimit te Jezusi. Te Ungjilli sipas Gjonit 1:12, Bibla thotë: “…të gjithë ata që e pranuan atë, atyre ai u dha fuqi të bëheshin bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij…”. Pranoni Jezusin sot, dhe Zoti do t’ju japë fuqi të bëheni bij të Tij. Besoni te Jezusi, ndërsa keni ende mundësi dhe kohë. Amin!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |