“Dhe mos quani njeri mbi tokë atin tuaj; sepse njëri është Ati juaj, ai që është në qiell.” - Mateu 23:9 Erdhi një njeri te kisha në Metoq. Unë zgjata dorën ta përshëndes. Menjëherë ai më puthi dorën. Unë e di që e kishte mësuar këtë gjë nga kisha ortodokse. Nuk e qortova, por gjatë bisedës, shpjegova që nuk ka nevojë për këtë puthje për të treguar repekt për pastorin në një kishë të vërtetë. Po! Jam pastori i kishës, dhe kam këtë detyrë, t’i shërbej Zotit përmes predikimit të Biblës dhe lutjeve. Shikoni vargun e mësipërm edhe një herë. Bibla thotë: “Dhe mos quani njeri mbi tokë atin tuaj; sepse njëri është Ati juaj, ai që është në qiell.” Zoti është shumë xheloz. Fjala “Ati” i përket Atij. Ata që presin puthje të dorës nuk janë të Perëndisë. Ata që presin të quhen “Ati” në kishë, prishin Fjalën e Perëndisë. Unë nuk jam ati i kishës. Ne, te kisha, jemi vëllezër dhe motra në Krishtin. Jemi besimtarë të Biblës, jo të traditës. Pra, mos më puth dorën. Pse? Sepse unë jam një njeri si të gjithë. Një buzeqeshje që bashkohet me besnikërinë në kishë mjafton për mua. Disa vite më parë, e njëjta gjë ndodhi. Një burrë në kishë më puthi në dorë. Çfarë bëra unë??? Unë e putha dorën e tij. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |