PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS? Përgjigjja e tretë, pjesa e dytë: “Sepse kushdo që do të thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet.” - Romakëve 10:13 Mesazhi i Biblës është i rëndësishëm sepse ai na tregon rrugën për te Shpëtimtari. Nëse ne e kuptojmë që jemi të humbur dhe jemi në rrugën për në ferr, nëse ne e kuptojmë rrezikun e qartë, që rri në përgjim për shkak të mëkatit, ne duhet të përgatitemi. Tani, mua nuk më pëlqejnë ashensorët. Unë kam frikë se mund të bllokohem aty brenda, dhe të mos të jem në gjendje për të dalë. Imagjinoni këtë, nëse dikush bllokohet në ashensor (Mos e lëntë Perëndia), çfarë do të bënte ai ose ajo më parë? Ata do të thërrasin me zë të lartë për ndihmë. Ndihmë! Ndihmë! Ne jemi bllokuar! Kur njerëzit janë në telashe, reagimi normal është të thërrasin për ndihmë, të thërrasin për një shpëtues. Tani, krahasojeni këtë me mesazhin e Biblës. Kur dikush e kupton me të vërtetë që satani po e çon atë në ferr me zinxhirët e mëkatit, dhe që ai nuk ka rrugëdalje, përveç t’i thërrasë Jezusit, ai duhet t’i thërrasë atij menjëherë. Çfarë e pengon njeriun që të kërkojë ndihmë te Jezusi? KRENARIA! Ne duam që vetë ne ta shpëtojmë veten tonë. Ne nuk duam ta pranojmë faktin që kemi nevojë për ndihmë. A je ti i humbur sot? A jeni të lidhur me zinxhirët e mëkatit? THIRRINI JEZUSIN! AI DO T’JU SHPËTOJË JU!
0 Comments
PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?Përgjigjja e tretë, pjesa e parë: “Prandaj besimi vjen prej të dëgjuarit, dhe të dëgjuarit prej fjalës së Perëndisë.” - Romakëve 10:17 Ne, përsëri, po shqyrtojmë pyetjen, “Pse është i rëndësishëm mesazhi i Biblës?” Deri tani, ne kemi dhënë këto dy përgjigje, “Ai është i rëndësishëm sepse na tregon nevojën që kemi për Shpëtimtar”, dhe “Ai na flet për Njërin që na ofron shpëtim.” Sot, ne do të fillojmë me përgjigjen e tretë: Mesazhi është i rëndësishëm sepse ai na tregon RRUGËN PËR TE SHPËTIMTARI. Ne kemi parë nevojën, ne e kemi dëgjuar lajmin, por si mund të shpëtohemi? Le të shikojmë vargun tonë për sot, ai thotë, “…besimi vjen prej të dëgjuarit, dhe të dëgjuarit prej fjalës së Perëndisë.” Shumë thjeshtë, ky varg do të thotë që ne duhet ta dëgjojmë të vërtetën përpara se të mund ta besojmë atë. Nga kush mund ta dëgjojmë atë? Kjo detyrë bie mbi kishën. Ne, si besimtarë të Jezu Krishtit, duhet të jemi dëshmitarë për Ungjillin e Tij. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë rëndësinë e Biblës, Fjalës së Perëndisë. Ajo është burimi i shpëtimit. Shumë besimtarë në të kaluarën u bënë dëshmorë për t’i ruajtur këto Fjalë të shtrenjta. Po, gjaku e tyre u derdh që ne, sot, të mund të lexojmë, të besojmë, dhe të predikojmë Fjalët e Perëndisë. Kisha e fuqishme, por kisha e ligë katolike ishte persekutuesja kryesore e përkthyesve dhe e besimtarëve të Biblës. Falënderoni Perëndinë për Biblën tuaj sot dhe mos harroni që ajo është rruga për te Shpëtimtari.
PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?Përgjigjja e dytë, pjesa e tretë:“Sepse nëse, kur ne ishim armiq, ne u pajtuam me Perëndinë prej vdekjes së Birit të tij, akoma më shumë, duke qenë të pajtuar, ne do të shpëtohemi prej jetës së tij.” - Romakëve 5:10 Më parë, ne mësuam që Perëndia i shpëton të dobëtit (ata që nuk kanë forcë për të shkuar tek Ai). Pastaj, ne mësuam që Perëndia i shpëton mëkatarët (ata që nuk e meritojnë Atë). Çfarë thotë vargu ynë për sot, Perëndia pajtohet me armiqtë e Tij? Pa dyshim, një armik është më shumë se një i huaj. Ne të gjithë kuptojmë që në një kohë ose në një tjetër të jetës sonë, idetë për Perëndinë ishin të huaja për ne. Ne ishim të huaj! Por këtu ne kuptojmë që ne ishim armiq. Ne ishim duke punuar kundër Tij dhe qëllimeve të Tij. Ne ishim duke sulmuar kryqin, Biblën, Frymën e Shenjtë, Hirin e Perëndisë dhe njerëzit e Perëndisë. Çfarë do t’u bënte Perëndia armiqve të Tij? Do t’i shkatërronte ata? Do t’i torturonte ata? Vargu ynë thotë që Ai i pajtoi ata me veten e Tij. Në ç’mënyrë? Përmes vdekjes së Birit të Tij, Jezusit. A mund ta imagjinoni këtë? Jezusi sakrifikoi jetën e Tij për t’i shpëtuar armiqtë e Tij nga vdekja dhe ferri. Ja pse mesazhi i Biblës është kaq i rëndësishëm, sepse ajo na jep neve këtë lajm të bekuar dhe të lavdishëm, që Perëndia erdhi në botë, u bë mish si ju dhe unë, Ai vuajti dhe vdiq te kryqi. Pse? Për të na shpëtuar ne, armiqtë e Tij. O çfarë Shpëtuesi!
PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?Përgjigjja e dytë, pjesa e dytë:“Por Perëndia e drejton dashurinë e Tij drejt nesh, në atë që kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” - Romakëve 5:8 Pse është i rëndësishëm mesazhi i Biblës? Sepse njerëzimi është në rrezik të rëndë dhe ka nevojë për një Shpëtimtar. Në Bibël, ne e gjejmë lajmërimin e këtij Shpëtuesi. Vëreni këtë fakt të mrekullueshëm Biblik që ne mësojmë në këtë varg, Perëndia i do mëkatarët. Vëreni: Ai nuk e do mëkatin e tyre, por Ai i do ata. Bibla thotë, Perëndia ka sytë më të pastër sesa ta shikojnë ligësinë. Perëndia nuk do të shikojë as mëkatin tonë. Vargu ynë për sot thotë, “…kur ne ende ishim mëkatarë…” Perëndia nuk priti që ne të meritojmë shpëtim, Ai na ofron neve diçka që nuk e kemi merituar. Prandaj ne e këndojmë këngën e bukur, Hiri Mahnitës, Lavdi Perëndisë! Për kë u vdiq Krishti? Ai vdiq për ne, për ju dhe mua. Ç’bekime të mëdha që ne kemi në Krishtin! Pse është i rëndësishëm mesazhi i Biblës? Sepse këtu ne gjejmë lajmin e mrekullueshëm për Jezusin!
“Ejani dhe shikojini veprat e Perëndisë: ai është i tmerrshëm në punën e tij ndaj fëmijëve të njerëzve.” - Psalmi 66:5 Perëndia kishte bërë shumë mrekulli për bijtë e Izraelit. Ai i çliroi ata nga Egjipti duke hedhur mynxyra të shumta gjersa më në fund Faraoni u dorëzua. Pasi ata u larguan, Faraoni i ndoqi për t’i sjellë ata prapë në Egjipt si skllevër. Ata ishin bllokuar në Detin e Kuq. Me ushtrinë e Egjiptit prapa tyre dhe detin përpara, ata nuk kishin rrugëdalje. A e dini çfarë bëri Perëndia? Ai ua hapi detin dhe njerëzit e kaluan në tokë të thatë me mure uji në të dyja anët. Kur Faraoni u përpoq t’i ndiqte ata në det, ujërat e përmbytën gjithë ushtrinë e tij, nuk shpëtoi njeri. Edhe sot, në shtratin e Detit të Kuq, mund të shikohen rrotat nga koçitë e Faraonit. Këto na bëjnë të kujtojmë çfarë do të bëjë Perëndia për t’i mbrojtur njerëzit e Tij. Shumë thonë, “Eja dhe shiko çfarë kam bërë unë!” Ndërsa të Krishterët thonë, “Ejani dhe shikojini veprat e Perëndisë.” Ne jetojmë në një vend që mbështetet shumë te turizmi. Ata thonë, “Ejani Provoni Shqipërinë!” Shumë shqiptarë janë udhëzuesi turistikë. Ne kemi nevojë për disa udhëzues turistikë për Biblën sot që do të thonë, “Ejani dhe shikojini veprat e Perëndisë!”
PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?Përgjigjja e dytë, pjesa e parë:“Sepse kur ne ende ishim pa forcë, në kohën e duhur Krishti vdiq për të këqinjtë.” - Romakëve 5:6 Unë besoj që kemi vendosur përgjigjen e parë. Sipas Biblës ne jemi mëkatarë të humbur dhe jemi në rrezik për zjarrin e ferrit. NA DUHET NJË SHPËTIMTAR! Tani, ne do të vijojmë me përgjigjen time të dytë. Mesazhi i Biblës është i rëndësishëm sepse ai na shpall neve Shpëtimtarin e vërtetë. Vargu ynë për sot na tregon për gjendjen ku ishim kur Jezusi vdiq për ne. Ne ishim pa forcë. Ne ishim pjesë e turmës së të këqinjve. Nuk kishim mënyrë, as fuqi të shkonim te Perëndia, POR kur ne nuk mund të shkonim tek Ai, AI ERDHI TE NE! Lavdi Zotit! Jezusi i la lavdërimet e parajsës; Ai erdhi në këtë botë; Ai u lind prej një virgjëreshe; Ai jetoi një jetë pa mëkat; Ai vdiq një vdekje flijimi në kryq për mëkatet tona; Ai u varros; pas tri ditësh Ai u ringjall me fitoren mbi mëkatin, vdekjen dhe varrin; Ai u ngjit përsëri në parajsë; Tani, Ai është ulur në krah të djathtë të Atit të Tij dhe është duke ndërmjetësuar për ne. Një ditë shpejt, Ai do të vijë përsëri dhe do ta thërrasë kishën e Tij te shtëpia në parajsë. Lavdi Perëndisë! Ai pa dobësinë tonë dhe në momentin e përsosur, në vendin e përsosur dhe në mënyrën e përsosur, Ai dha jetën e Tij për ne! Lavdi Perëndisë për këtë Shpëtimtar të mrekullueshëm!
“Për shkak të fuqisë së tij, unë do të të pres ty: sepse Perëndia është mbrojtja ime.” - Psalmi 59:9 Burri i ri, Davidi i Izraelit, i cili më pas u bë mbret, i shkroi këto fjalë afërsisht tre mijë vjet më parë. Ai kishte armiq që e ndiqnin atë, duke u orvatur ta kapnin, duke u përpjekur ta vrisnin. Le të mos harrojmë që Mbreti David, duke filluar si djalë bari, mundi luanë dhe arinj ndërsa po ruante tufën e tij. Ai, si djalosh, e mposhti gjigantin e frikshëm Goliath. Ai u bë një luftëtar i madh, një burrë lufte. Kur ne e shikojmë maskarain e fuqishëm me të cilin ai përballet në këtë varg, Davidi na çon thellë në korridoret e stratëgjisë së tij për betejën. Çfarë do të bënte ky kampion kur armiku para tij ishte shumë i fuqishëm? A do të gjente ai armë më të mira dhe më të mëdha? A do të kërkonte shpikjet e fundit në parzmore? Jo. Ne e pamë atë të mos pranonte parzmoren e mbretit në përballjen me gjigantin. Çfarë do të bënte? Çfarë do të bënim ne? Ai priti Perëndinë. Ai, me qetësi, shikoi drejt qiellit dhe tha, “…Perëndia është mbrojtja ime.” Këtu qëndron burimi i fitoreve të tij të mëdha, si bari, shërbëtor dhe mbret, ai i besoi Perëndisë. Faleminderit Zotit për këto fjalë mendjemprehta! Nëse nuk dini çfarë të bëni me armikun tuaj, djallin, prisni Zotin! Ai është Mbrojtja jonë!
PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?Përgjigjja e parë, pjesa e tretë:“Sepse shpagimi i mëkatit është vdekja; por dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme përmes Jezu Krishtit Zotit tonë.” - Romakëve 6:23 Çmimi i mëkatit duhet të paguhet. Çdo ditë që ne jetojmë në mëkat, pa Jezusin në zemrën tonë, borxhi i mëkatit po rritet. Kur dikush merr kredi nga një huadhënës, fondet që përdoren duhet të kthehen përsëri, përndryshe do të ketë veprime ligjore serioze. Mëkati nuk është falas. Atë që ju shijoni kur zhyteni në epshe, ose nga mungesa e vetëpërmbajtjes, ose kur thjesht keni një mendim të lig, duhet të paguhet me vdekje. Siç kemi vërtetuar më përpara, sipas Fjalëve të Perëndisë, ne të gjithë jemi mëkatarë. Ne të gjithë kemi një borxh mëkatesh që shpejt do të sjellë veprime ligjore të Perëndisë kundër nesh. Për ta paguar çmimin e mëkateve tona, ne duhet të vdesim dhe ta kalojmë përjetësinë në vendin e mundimit në zjarr, që quhet ferr. Nëse ju dëshironi ta shijoni mëkatin në jetën tuaj, mos harroni, DIKUSH DUHET TË VDESË! Shpagimi i mëkatit është vdekja, por ne kemi një rrugëdalje nga ky dënim. Bibla na tregon për një Perëndi të dashur në qiell, i cili e dërgoi Birin e Vet të paguante borxhin e mëkatit tonë te kryqi, me Gjakun e Vet. Tani, përmes këtij Shpëtimtari, përmes besimit tek Ai, Perëndia u ofron të gjithë mëkatarëve një dhuratë falas, domëthënë, jetën e përjetshme. Lavdi Perëndisë!
PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?Përgjigjja e parë, pjesa e dytë:“Tani ne e dimë që çfarëdo qoftë që thotë ligji, ai ua thotë atyre që janë nën ligj: që çdo gojë mund të ndalet, dhe gjithë bota mund të bëhet fajtore para Perëndisë.” - Romakëve 3:19 Pse na duhet një Shpëtues? Sepse ne jemi mëkatarë. Cilat janë pasojat e të qenit mëkatar? Ne jemi fajtorë para Perëndisë së Gjithëfuqishëm. Qëllimi im nuk është të fyej ndonjë njeri, por që ta pranoni shpëtimin e Perëndisë, ju duhet ta kuptoni problemin. Është e vështirë për shumë njerëz, veçanërisht për të rriturit, të pranojnë që kanë gabim. Kur ngrihet një akuzë, njerëzit mundohen ta justifikojnë veten e tyre. Ata përpiqen të argumentojnë sipas tyre ndodhinë, por këtu, në këtë varg, ligji i Perëndisë mbyll çdo gojë. Ne nuk mund të debatojmë me ligjin. Perëndia nuk do të pranojë asnjë justifikim për mëkatin. A jeni gati t’i besoni Fjalët e Perëndisë sot? Nëse po, ju duhet ta pranoni faktin që jeni fajtor para Perëndisë. Po, çdokush është fajtor, por ju duhet duhet ta pranoni këtë për veten tuaj, personalisht. Pse është i rëndësishëm mesazhi i Biblës? Ai na tregon kush jemi ne me të vërtetë. Ne jemi fajtorë para Krijuesit tonë dhe kemi nevojë për shpëtim. Perëndia e di këtë dhe bëri një rrugë për të gjetur mëshirë madje edhe mëkatarët më të këqij.
PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?Përgjigjja e parë, pjesa e parë:“9Çfarë pastaj? a jemi ne më të mirë se ata? Jo, në asnjë mënyrë: sepse ne kemi provuar më parë si judejtë edhe paganët, që ata të gjithë janë nën mëkat; 10Siç është shkruar, Nuk është ndonjë i drejtë, jo, as edhe një: 11Nuk është ndonjë që kupton, nuk është ndonjë që kërkon Perëndinë.” - Romakëve 3:9-11 Bibla na mëson që kemi nevojë për një Shpëtimtar. Përse na duhet një Shpëtimtar? A jemi ne në rrezik? Këto vargje na tregojnë dy grupe njerëzish që konsiderohen nën mëkat, judejtë dhe paganët. Judejtë janë hebrenj ose izraelitë. Paganët, në këto vargje janë gjithë popullsia e botës përveç judejve. Prandaj, është shumë e lehtë të kuptojmë që këto vargje Bible flasin edhe për ne. Vërejini këto fjalë, “…Nuk është ndonjë i drejtë, jo, as edhe një…” Unë nuk e di çfarë keni mësuar ju për Perëndinë gjatë jetës suaj, por sipas Fjalës së Perëndisë, Biblës, nuk ka ndonjë të drejtë. Nuk ekziston vend në mes të këtyre, ose jemi të drejtë, ose jemi mëkatarë. Këto vargje tregojnë qartë që ne nuk jemi të drejtë, por përkundrazi, jemi nën mëkat. Përfundimi: Ne jemi mëkatarë. Çfarë është mëkat? Mëkati është kur ne nuk qëllojmë në shenjë drejtësinë e Perëndisë. Mëkati është që nuk arrijmë te lavdia e Perëndisë. Mëkatarët kanë nevojë për një Shpëtimar. Vini re këto pak vargje të tjera për mëkatarët, Bibla thotë te Romakëve 3:12-18:
“12Ata të gjithë kanë dalë nga rruga, ata së bashku janë bërë pavlerë; nuk është ndonjë që bën mirë, jo, as edhe një. 13Gryka e tyre është një varr i hapur; me gjuhët e tyre ata kanë përdorur mashtrim; ka helm gjarpërinjsh nën buzët e tyre: 14Goja e të cilëve është plot mallkim dhe hidhësi: 15Këmbët e tyre janë të shpejta për të dedhur gjak: 16Shkatërrimi dhe mjerimi janë në rrugët e tyre: 17Dhe ata nuk e kanë njohur rrugën e paqes: 18Nuk ka frikë Perëndie para syve të tyre.” |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |