PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Psalmi 66:5

5/15/2020

0 Comments

 
Picture
“Ejani dhe shikojini veprat e Perëndisë: ai është i tmerrshëm në punën e tij ndaj fëmijëve të njerëzve.”
- Psalmi 66:5

     Perëndia kishte bërë shumë mrekulli për bijtë e Izraelit. Ai i çliroi ata nga Egjipti duke hedhur mynxyra të shumta gjersa më në fund Faraoni u dorëzua. Pasi ata u larguan, Faraoni i ndoqi për t’i sjellë ata prapë në Egjipt si skllevër. Ata ishin bllokuar në Detin e Kuq. Me ushtrinë e Egjiptit prapa tyre dhe detin përpara, ata nuk kishin rrugëdalje. A e dini çfarë bëri Perëndia? Ai ua hapi detin dhe njerëzit e kaluan në tokë të thatë me mure uji në të dyja anët. Kur Faraoni u përpoq t’i ndiqte ata në det, ujërat e përmbytën gjithë ushtrinë e tij, nuk shpëtoi njeri. Edhe sot, në shtratin e Detit të Kuq, mund të shikohen rrotat nga koçitë e Faraonit. Këto na bëjnë të kujtojmë çfarë do të bëjë Perëndia për t’i mbrojtur njerëzit e Tij. Shumë thonë, “Eja dhe shiko çfarë kam bërë unë!” Ndërsa të Krishterët thonë, “Ejani dhe shikojini veprat e Perëndisë.” Ne jetojmë në një vend që mbështetet shumë te turizmi. Ata thonë, “Ejani Provoni Shqipërinë!” Shumë shqiptarë janë udhëzuesi turistikë. Ne kemi nevojë për disa udhëzues turistikë për Biblën sot që do të thonë, “Ejani dhe shikojini veprat e Perëndisë!”
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE