Mos i shërbeni Perëndisë me gjysmë zemre #1“Lum ata që i ruajnë dëshmitë e tij, dhe që e kërkojnë atë me gjithë zemër.” -Psalmi 119:2 Ne duhet t’i shërbejmë Perëndisë me gjithë zemër. Ai na ka besuar neve Fjalën e Tij që ne të mësojmë, të rritemi dhe t’i japim Atij lavdi përmes jetës sonë. Perëndia nuk do gjysmën e zemrës tuaj; Ai do gjithë zemrën. Shumë të krishterë sot e kërkojnë Atë(Perëndinë) me gjysmë zemër. Po, ata shkojnë në kishë, por atje vështrojnë orën duke shpresuar se do të ikin sa më shpejt që të jetë e mundur. Po, ata këndojnë në kishë, por jo kaq e mirë se sa këndojnë këngët e botës. Po, ata luten, por përsërisin herë pas herë të njëjtat fjalë të vjetra dhe të pajetë. Ku është zjarri ynë për Perëndinë? Mendoni për këtë: Perëndia është i vërtetë dhe e meriton të gjithë zemrën tonë. Shumica e udhëheqësve të botës, shkencëtarët, aktorët, këngëtarët, yjet e sportit, etj, refuzojnë t’i besojnë Krijuesit të tyre. Shumica e vendimeve në botë janë marrë pa konsultim me Perëndinë e qiellit dhe të tokës. Çfarë turpi i madh! Jezusi me të vërtetë vdiq në kryq për ne, dhe Ai duhet të jetë gjithçka për ne! Ne nuk duhet të mbajmë brenda ndonjë gjë kur i shërbejmë Atij. Lutuni me zjarr në zemrën tuaj! Duajeni, lexojeni dhe çmojeni Biblën tuaj! Kërkojeni Jezusin me gjithçka që keni! Ai është i denjë! Shërbejini Atij me gjithë zemrën tuaj! Ju do të jeni të bekuar!
0 Comments
“…flisni me bijtë e Israelit që ata të ecin para…” -Eksodi 14:15 Nganjëherë të ecurit para në jetë është gjëja më e vështirë për të bërë, por, unë ju lutem juve si vëllai juaj në Krisht, vazhdoni të ecni para për Jezusin. Familja mund t’ju braktisë ju, por, Ecni përpara! Ndoshta mjedisi përreth jush do të errësohet, por prapë: Ecni para! Zemra juaj bashkë me mendjen dhe forcën tuaj ndoshta do të donin të dorëzohen dhe t’ju thoshnin: “Është tepër vështirë ta ndiqni besnikërisht Jezusin”, por mik, ju lutem dëgjojini këto fjalë: Vazhdoni të ecni përpara! Perëndia nuk do na urdhërojë kurrë të zmbrapsemi, jo, por vetëm të ecim para. Unë lexova një lutje sot, të shkruar nga një njeri i Perëndisë që ndërroi jetë shumë vite më parë. Ai tha: “…Zot…ne lutemi që t’u bindemi rreptësisht urdhrave të Tua të marshimit, pavarësisht nga pengesat që na zënë rrugën, duke e ditur shumë mirë se çdo kundërshtim është një mundësi që të shfaqet Fuqia Jote e Mrekullueshme. Amen.” Në çdo moment që ju ndiheni që forca juaj ju ka lënë, kjo është një mundësi për Perëndinë që të mund t’ju tregojë juve se forca e Tij bëhet e përsour në dobësinë tuaj. Lëvdoni Emrin e Tij! Ecni përpara sot, për lavdinë e Perëndisë! Amin!
“I cili na kujtoi në të përgjunjurit tonë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;” -Psalmi 136:23 Në këtë varg, ne kuptojmë që pozita e Perëndisë është lart ndërsa izraelitët janë poshtë. Përse duhej të mendonte Ai për ta? A ka nevojë Ai për ta? A ka nevojë Ai për ne? Përse do t’i kujtonte Ai këta njerëz kaq të pabindur? Vargu ynë na thotë përse: “sepse mirësia e tij vazhdon përjetë”. Mirësia e Perëndisë është e pafund. Ai i pa njerëzit e Tij në mundime, në robëri; dhe Ai dërgoi një çlirues. Ai i dëgjoi thirrjet e tyre për ndihmë. Ai nuk i harroi ata kur kishin halle, dhe Ai nuk do të na harrojë as edhe ne. Te Romakëve 8:35, Apostulli Pal tha: “Kush do të na ndajë ne prej dashurisë së Krishtit?” Mik, Perëndia e shikon zemrën tënde të thyer. Ai e shikon dhembjen që nuk shikohet prej asnjë tjetër. Ai shikon edhe ato gjëra që të gjithë të tjerët nuk i marrin parasysh. Shpeshherë, kur kemi probleme, ata që ne mendonim se do të na ndihmonin, në vend të kësaj, ata na shpërfillin ne. Perëndia i kujton ata që janë të përgjunjur prej persekutimeve të kundërshtarit. Pse? Sepse Ai është i mëshirshëm! Ai është i hirshëm! Ai është i këndshëm ndaj mosmirënjohësve dhe ndaj të këqinjve. Amin!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
October 2024
Kategoritë |