PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Psalmi 136:23

7/16/2021

0 Comments

 
“I cili na kujtoi në të përgjunjurit tonë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;”
-Psalmi 136:23

     Në këtë varg, ne kuptojmë që pozita e Perëndisë është lart ndërsa izraelitët janë poshtë. Përse duhej të mendonte Ai për ta? A ka nevojë Ai për ta? A ka nevojë Ai për ne? Përse do t’i kujtonte Ai këta njerëz kaq të pabindur? Vargu ynë na thotë përse: “sepse mirësia e tij vazhdon përjetë”. Mirësia e Perëndisë është e pafund. Ai i pa njerëzit e Tij në mundime, në robëri; dhe Ai dërgoi një çlirues. Ai i dëgjoi thirrjet e tyre për ndihmë. Ai nuk i harroi ata kur kishin halle, dhe Ai nuk do të na harrojë as edhe ne. Te Romakëve 8:35, Apostulli Pal tha: “Kush do të na ndajë ne prej dashurisë së Krishtit?” Mik, Perëndia e shikon zemrën tënde të thyer. Ai e shikon dhembjen që nuk shikohet prej asnjë tjetër. Ai shikon edhe ato gjëra që të gjithë të tjerët nuk i marrin parasysh. Shpeshherë, kur kemi probleme, ata që ne mendonim se do të na ndihmonin, në vend të kësaj, ata na shpërfillin ne. Perëndia i kujton ata që janë të përgjunjur prej persekutimeve të kundërshtarit. Pse? Sepse Ai është i mëshirshëm! Ai është i hirshëm! Ai është i këndshëm ndaj mosmirënjohësve dhe ndaj të këqinjve. Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE