MOS I SHËRBENI PERËNDISË ME GJYSMË ZEMRE #5“Kryelartët kanë sajuar një gënjeshtër kundër meje: por unë do t’i mbaj urdhërimet e tua me gjithë zemër.” -Psalmi 119:69 Dikush ka thënë që një nga kundërshtarët më të mëdhenj të besimtarit është një njeriu kryelartë. Ata që janë plotë krenari nuk mund të durojnë dot të shikojnë paqe dhe shpresë te një i krishterë dhe do fillojnë të ndërsehen kundër dhe do trazojnë poçin e gënjeshtarëve kundër atij. Që nga fillimi i shërbesës sonë në Sarandë, shumë njerëz kanë vendosur të jenë kundërshtarët tanë. Pse? Pse i duhet dikujt të mundohet t’i shkatërrojë emrat tanë me gënjeshtra? Sepse ne kemi qëndruar me Fjalën e Perëndisë! Ne kemi predikuar të Vërtetën! Vetëm pak njerëz mund ta durojnë të Vërtetën. Shumica e njerëzve duan që veshët e tyre të gudulisen me fjalë të ëmbla. Ata nuk mund të durojnë kur atyre iu thuhet që kanë gabim. Po, çfarë duhet të bëjmë ne kur kundështari gënjen për ne? Në radhë të parë, jini të LUMTUR! Sepse atij i duhet të krijojë një gënjeshtër t’ju bëjë që të dukeni keq. Pse? Sepse, nëse ai do të fliste të vërtetën, emri juaj i devotshëm mirë do të shkëlqente si dritë qielli. Së dyti, kur dikush përhap gënjeshtra dhe thashetheme për ne, le të ruajmë përqëndrimin e drejtë. Le të përqëndrohemi te Jezusi, dhe te Fjala e Perëndisë, Bibla, me gjithë zemrën tonë, sepse duke vepruar kështu, ne do të mbajmë një emër të mirë në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve. Apostulli Pal tha këtë: “Duke pasur ndërgjegje të mirë; se ndërsa ata flasin keq për ju, si keqbërës, atyre mund t’u vijë turp që ju akuzojnë me gënjeshtra për sjelljen tuaj të mirë në Krishtin.” (1 e Pjetrit 3:16)
0 Comments
Mos i shërbeni Perëndisë me gjysmë zemre #4“Unë e kërkoja hirin tënd me gjithë zemër; ji i mëshirshëm me mua sipas fjalës sate.” -Psalmi 119:58 Fjala “hiri” ka shumë kuptime në Bibël. Në këtë pasazh ka kuptim, “fytyra e buzëqeshur e Perëndisë”. Me fjalë të tjera, është kur Perëndia na shikon me kënaqësi dhe miratim. Pakënaqësia dhe mëria tregohen kur ne i kthejmë kokën mënjanë dikujt, ndërsa miratimi dhe dashamirësia tregohen përmes një buzëqeshjeje të ngrohtë. Shkruesi po thotë që me gjithë zemër ai ka kërkuar buzëqeshjen e Perëndisë. Ai dëshiron që Perëndia ta shikojë atë me dashuri dhe miratim. Ai po përpiqej ta kënaqte Perëndinë, jo me gjysmë zemër, por me gjithë zemër. Edhe ne gjithashtu në këtë mënyrë duhet t’i shërbejmë Perëndisë. Ne e dimë që me të vërtetë nuk mund ta shikojmë fytyrën e Perëndisë fizikisht me sytë tanë, por ne mund të mundohemi ta kënaqim Atij çdo ditë. A buzëqesh Perëndia kur të shikon ty sot? apo ju kthen kurrizin nga turpi për shkak të mëkatit tuaj? Gjithashtu, pjesa e dytë e vargut na tregon mëshirën e Perëndisë. Në Bibël ne mësojmë që Perëndia i gjallë dhe i vërtetë është i mëshirshëm ndaj të gjithë atyre që thërrasin Emrin e Tij. Ai u ka premtuar mëshirë dhe falje të gjithë atyre që shkojnë tek Ai përmes besimit te Biri i Tij, Jezusi. Kërkoni buzëqeshjen e Perëndisë sot! Amin!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |