Mos i shërbeni Perëndisë me gjysmë zemre #4“Unë e kërkoja hirin tënd me gjithë zemër; ji i mëshirshëm me mua sipas fjalës sate.” -Psalmi 119:58 Fjala “hiri” ka shumë kuptime në Bibël. Në këtë pasazh ka kuptim, “fytyra e buzëqeshur e Perëndisë”. Me fjalë të tjera, është kur Perëndia na shikon me kënaqësi dhe miratim. Pakënaqësia dhe mëria tregohen kur ne i kthejmë kokën mënjanë dikujt, ndërsa miratimi dhe dashamirësia tregohen përmes një buzëqeshjeje të ngrohtë. Shkruesi po thotë që me gjithë zemër ai ka kërkuar buzëqeshjen e Perëndisë. Ai dëshiron që Perëndia ta shikojë atë me dashuri dhe miratim. Ai po përpiqej ta kënaqte Perëndinë, jo me gjysmë zemër, por me gjithë zemër. Edhe ne gjithashtu në këtë mënyrë duhet t’i shërbejmë Perëndisë. Ne e dimë që me të vërtetë nuk mund ta shikojmë fytyrën e Perëndisë fizikisht me sytë tanë, por ne mund të mundohemi ta kënaqim Atij çdo ditë. A buzëqesh Perëndia kur të shikon ty sot? apo ju kthen kurrizin nga turpi për shkak të mëkatit tuaj? Gjithashtu, pjesa e dytë e vargut na tregon mëshirën e Perëndisë. Në Bibël ne mësojmë që Perëndia i gjallë dhe i vërtetë është i mëshirshëm ndaj të gjithë atyre që thërrasin Emrin e Tij. Ai u ka premtuar mëshirë dhe falje të gjithë atyre që shkojnë tek Ai përmes besimit te Biri i Tij, Jezusi. Kërkoni buzëqeshjen e Perëndisë sot! Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |