“Ki mëshirë për mua, O ZOT; sepse jam i dobët; O ZOT, shëromë, sepse kockat e mia janë të shqetësuara.” - Psalmi 6:2 Këto janë fjalët e një luftëtari trim. Ai që vrau një gjigant me emrin Goliath. Në ditët e tij si bari, erdhi një luan për t’i kapur delet e tij, ai e vrau luanin, edhe bëri të njëjtën gjë me një ari të egër. Na duket se nuk kishte frikë nga asnjë. Ai pushtonte armiqtë e kombit të tij, dhë në fund u bë mbreti i Izraelit. Ai kishte dëshirë për të ndërtuar një tempull për Zotin, por Perëndia i tha: Jo! Sepse Davidi, ky guximtar i madh, kishte gjak në duar. Davidi çmohet edhe akoma sot si një trim. Kur ne duam që bijtë tanë të marrin zemër, të sillen si burra, dhe të besojnë te Zoti i Biblës, ne ua tregojmë atyre historinë e djaloshit të vogël që mposhti gjigantin me një hobe dhe një gurë. Nëse lexoni historitë dhe shkrimet e Davidit, që ishte edhe muzikanti i Biblës, ju do kuptoni që ai është një njeri plot dashuri, dhe shumë zemërgjerë. Bibla thotë që ai ishte “burri sipas zemrës së Perëndisë”. Ai ishte një njeri shumë i mençur. Tani, unë e kam lartësuar pak Davidin me këto fjalë, por shikojeni vargun e sipërm edhe një herë. Davidi tha: “Ki mëshirë për mua, O ZOT; sepse jam i dobët; O ZOT, shëromë, sepse kockat e mia janë të shqetësuara.”. Mesazhi është që edhe ata më të fortët midis nesh kanë dobësitë e tyre. Pse nuk i shikojmë ato? Sepse njerëzit dinë si t’i fshehin dobësitë e tyre. E vërteta është që ne të gjithë kemi nevojë për mëshirën e Perëndisë dhe për ndihmën e Tij. Nuk është diçka e turpshme të kërkoni ndihmën e Zotit. Lutjuni Perëndisë sot! Kërkoni mëshirën e Tij! Amin! Nëse Davidi kishte nevojë për mëshirën e Zotit, pa tjetër edhe ne kemi nevojë për atë.
0 Comments
“Ngrihuni, udhëtoni, dhe hidhuni matanë lumit Arnon; ja, unë kam dhënë në dorën tënde Sihon amoritin, mbretin e Heshbonit, dhe tokën e tij; filloni ta pushtoni, dhe në betejë luftoni me të.” - Ligji i Përtërirë 2:24 Pasi Perëndia çliroi njerëzit e Tij Izrael nga skllavëria në Egjipt, ata filluan udhëtimin për në tokën e premtuar të Izraelitëve. Kur arritën atje, kishin frikë për të hyrë, sepse do të kishte luftë me gjigantët që jetonin aty. Për shkak të frikës dhe mosbesimit të tyre, Perëndia urdhëroi që ata të enden në shkretëtirë dyzet vite, derisa të vdisnin të gjithë ushtarët e tyre që kishin frikë për ta zaptuar tokën e premtuar. Vargu i sipërm, është urdhërimi i Zotit, tridhjetë e tetë vite pas gabimit të ushtarëve. Tani, përsëri, njerëzit e Izraelit kanë mundësi për të hyrë. Perëndia u tha atyre: “…unë kam dhënë në dorën tënde Sihon amoritin, mbretin e Heshbonit, dhe tokën e tij…”. Vini re që, me këto fjalë, Perëndia thotë që Ai ia dha Izraelit tokën e mbretit Sihon. Pa tjetër, Sihoni dhe populli i tij ishin akoma përballë, por Zoti ishte në anën e Izraelit dhe Moisiut, dhe prandaj fitorja u sigurua edhe përpara luftës. Këtu, le të mësojmë dy gjëra. E para: Fitorja vjen nga Perëndia. E dyta: Nëse Perëndia është me ne, asnjë mund të jetë kundër nesh. Tani, përpara se të mbarojmë sot, shikoni edhe një herë fjalët e Zotit. Ai tha: “…unë kam dhënë në dorën tënde Sihon amoritin, mbretin e Heshbonit, dhe tokën e tij…”. Perëndia ia dha Izraelit tokën e amoritëve, por vini re që Ai i tha pastaj: “…filloni ta pushtoni…”. Domethënë, mesazhi është ky: Ne nuk mund të jemi përtacë, edhe kur Perëndia na jep diçka. Me fjalë të tjera, Ai u tha izraelitëve: Unë ju kam dhëne tokën e premtuar, tani, luftoni për atë, e pushtoni atë, merreni atë, kujdesuni për atë! Zoti na ka dhënë shumë bekime në jetë, tani le t’i marrim ato. Le të luftojmë derisa ta kapim besimin e fortë, gëzimin e madh, dashurinë e pastër, paqen e përjetshme, shpresë në Krishtin, etj. Amin!
“Por ai tha: Ju jeni përtacë, ju jeni përtacë; prandaj thoni: Lejona të shkojmë dhe t’i bëjmë fli ZOTIT.” - Eksodi 5:17 Në vargun e sipërm, Faraoni po akuzonte njerëzit hebre që ata ishin përtacë. Moisiu, sipas urdhërimit të Perëndisë, qëndroi para Faraonit t’i kërkonte leje për të shkuar, dhe t’i bënin fli Zotit, por Faraoni i kundërshtoi fort me këto fjalë të turpshme: “Ju jeni përtacë”. Sot, unë jam i bindur që edhe ne do të akuzohemi kështu. Bota na shikon ne me devotshmërinë tonë ndaj Zotit, dhe thotë që jemi përtacë. Nuk jemi përtacë, unë besoj që besimtarët duhet të punojnë më mirë dhe më shumë se jobesimtarët, por edhe komunistët me çekiçin në dorë (që simbolizon puna e popullit) kanë provuar dhe prapë provojnë ta asgjësojnë adhurimin tonë; t’i shkatërrojnë ato që quhen, sipas tyre, mbeturinat fetare. Bota nuk e pranon Perëndinë, dhe prandaj thonë që adhurimi ynë ndaj Tij është më kot. Nëse ju e dëgjoni diku këtë akuzë, mos u shqetësoni. Është e njëjta akuzë që u bë kundër njerëzve të Perëndisë në Egjipt edhe 3,500 vjet më parë. Le të vazhdojmë në përkushtimin tonë ndaj Perëndisë, sepse Ai është besnik, dhe do të na çlirojë ashtu siç i shpëtoi besimtarët e Tij gjatë gjithë historisë. Lavdi Zotit! Shihemi në kishë!
“6 Fjalët e ZOTIT janë fjalë të pastra; si argjend i rafinuar në furrë dheu, i kulluar shtatë herë. 7 Ti do t’i ruash ato, O ZOT, ti do t’i mbrosh ato që nga ky brezi përgjithmonë.” Psalmi 12:6-7 Në vargje e mësipërme, ne gjejmë një të vërtetë shumë të madhe, dhe unë dua që çdo besimtar i krishter ta kuptojë qartë këtë. Perëndia ka premtuar t’i ruajë dhe t’i mbrojë fjalët e Tij përgjithmonë. Kjo do të thotë që Fjalët e Perëndisë ekzistojnë edhe në botë sot, sepse Ai vetë i ka ruajtur ato. Bibla është Fjala e Tij. Tani, ka shumë bibla të rreme, që janë përkthyer keq. Prandaj te kisha jonë në Sarandë ne po provojmë t’i përkthejmë përsosmërisht Fjalët e Perëndisë. Versioni i Autorizuar që u kompletua në vitin 1611 në anglisht, përmban Fjalët e pastra të Zotit. Kjo është Bibla më e botuar dhe më e përdorur në mbarë botën madje sot edhe për katërqind vitet e fundit. Ky përkthim të Biblës është mbështur nga më shumë se 5,000 dokukmente nga kohët e lashta. Për këtë shkak quhet “The Majority Text” (Teksti i shumicës). Edhe kundërshtarët e tij thonë që ky përkthim është shumë strikt. PO! PA TJETËR! NE DUHET TË JEMI SHUMË STRIKT NË PËRKTHIMIN E BIBLËS!!!! Është Fjala e Perëndisë! As unë, as ndonjë njeri nuk ka të drejtë ta ndryshojë Fjalën e Tij. Ne nuk mund të heqim, as të shtojmë ndonjë pikë. Disa pushues nga Anglia më kanë kundërshtuar pak për punën që po bëjmë me përkthimin e Biblës në shqip, duke thënë: “As ne në Angli nuk e përdorim më këtë përkthim nga 1611.” Unë them që ata janë mashtruar. Versioni i Autorizuar 1611 ishte përdorur disa ditë më parë në kurorëzimin e Mbretit Charles lll të Anglisë. Kjo është e vetmja Bibël që respektohet kudo në botë si përkthimi besnik. Ky është një fakt. Prandaj ne vazhdojmë ta përkthejmë Atë në shqip. Më duket se edhe Konstadin Kristoforidhi përdorte këtë version në punën e tij, sepse duken të ngjashme. Unë i shkrova të gjitha këto fjalë, sepse dua që ju të mbështeteni fort te Bibla. Mos lejoni asnjë njeri t’ju mashtrojë! Amin!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |