“Por ai tha: Ju jeni përtacë, ju jeni përtacë; prandaj thoni: Lejona të shkojmë dhe t’i bëjmë fli ZOTIT.” - Eksodi 5:17 Në vargun e sipërm, Faraoni po akuzonte njerëzit hebre që ata ishin përtacë. Moisiu, sipas urdhërimit të Perëndisë, qëndroi para Faraonit t’i kërkonte leje për të shkuar, dhe t’i bënin fli Zotit, por Faraoni i kundërshtoi fort me këto fjalë të turpshme: “Ju jeni përtacë”. Sot, unë jam i bindur që edhe ne do të akuzohemi kështu. Bota na shikon ne me devotshmërinë tonë ndaj Zotit, dhe thotë që jemi përtacë. Nuk jemi përtacë, unë besoj që besimtarët duhet të punojnë më mirë dhe më shumë se jobesimtarët, por edhe komunistët me çekiçin në dorë (që simbolizon puna e popullit) kanë provuar dhe prapë provojnë ta asgjësojnë adhurimin tonë; t’i shkatërrojnë ato që quhen, sipas tyre, mbeturinat fetare. Bota nuk e pranon Perëndinë, dhe prandaj thonë që adhurimi ynë ndaj Tij është më kot. Nëse ju e dëgjoni diku këtë akuzë, mos u shqetësoni. Është e njëjta akuzë që u bë kundër njerëzve të Perëndisë në Egjipt edhe 3,500 vjet më parë. Le të vazhdojmë në përkushtimin tonë ndaj Perëndisë, sepse Ai është besnik, dhe do të na çlirojë ashtu siç i shpëtoi besimtarët e Tij gjatë gjithë historisë. Lavdi Zotit! Shihemi në kishë!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |