ÇFARË THOTË BIBLA PËR MISH TË PAPASTËR?Përgjigjja e parë: “Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë, dhe nuk është asgjë për t’u kundërshtuar, nëse pranohet me falënderim:” 1 Timoteut 4:4 Ne shpesh dëgjojmë diskutime, në grupe fetare, në lidhje me mish të pastër dhe mish të papastër. Për shembull, tema më e zakonshme është mishi i derrit. A është i pastër apo i papastër? Për myslimanët dhe judejtë, mishi i derrit mendohet i papastër. Prandaj nuk është pjesë e dietës së tyre. Por çfarë u thotë Bibla besimtarëve? Çfarë duhet të bëjnë të Krishterët? Vargu ynë për sot është nga letra e parë e Palit për Timoteun e ri, dhe Pali i drejtohet direkt temës së ngrënies së mishit. Ai thotë, “…çdo krijesë e Perëndisë është e mirë, dhe nuk është asgjë për t’u kundërshtuar, nëse pranohet me falënderim...” Me fjalë të tjera, te Dhjata e Re, nuk ka kufizime që të mos hahen disa lloj mishi. Të Krishterët mund të hanë mish derri, mish lepuri, mish lope, mish qengji, mish rose, mish dreri, etj. Natyrisht, ne duhet të kuptojmë se mishi duhet të jetë higjenik. Për arsye shëndetësore, ne e dimë që nuk duhet të hamë mish të prishur, ose mish të pagatuar, ose disa lloje mishit e tjerë, por ky nuk është urdhër nga Bibla. Prandaj, shijojeni një bërxollë derri! Perëndia nuk inatoset me ju! Ai nuk ju gjykon për këtë. Ai e krijoi atë për ju!
0 Comments
ÇFARË THOTË BIBLA PËR ËNDRRAT? Përgjigjja e tretë: “Unë kam dëgjuar çfarë thanë profetët, që profetizojnë gënjeshtra në emrin tim, duke thënë, Unë kam ëndërruar, unë kam ëndërruar.” -Jeremia 23:25 Te përgjigjja jonë e parë, ne kuptuam se si Perëndia mund ta përdorë mendjen ose ndërgjegjen tonë, edhe kur ne jemi duke fjetur, për të na paralajmëruar t’i bindemi Fjalës së Tij. Në përgjigjjen tonë të dytë, ne mësuam që ka ëndrra dhe ëndërrimtarë të fëlliqur, dhe prandaj jo të gjitha mendimet ose ëndrrat vijnë nga Perëndia. Në vargun tonë për sot, ne shikojmë që disa i përdorin ëndrrat për të mashtruar njerëz. Ne lexojmë këtu për profetët që thonë se Perëndia u ka dhënë atyre një ëndërr, por ata gënjejnë. Ata u predikojnë të thjeshtëve dhe u thonë, Perëndia ma ka thënë në ëndërr këtë apo atë. NE DUHET TË JEMI TË KUJDESHËM!!! Ka plot njerëz që veprojnë njësoj edhe sot, sidomos në programet fetare në internet, në radio, ose në televizor. Feja pentekostale është e njohur për këto herezi. Si mund ta kuptojmë ne dallimin? Si mund të dimë ne çfarë tha Perëndia me të vërtetë? Ne duhet t’i krahasojmë fjalët e këtyre mësuesve fals me Fjalën e Perëndisë. Perëndia na ka folur neve përmes Biblës (Versioni i Mbretit Xhejms), dhe Ai nuk do ta ndërrojë mendjen e Tij. Gjithashtu, ne duhet të dëgjojmë me vëmendje Frymën e Shenjtë të Perëndisë që jeton brenda çdo besimtari. Jezusi tha, te Gjoni 16:13, “…kur ai, Fryma e të vërtetës, të vijë, ai do t’ju udhëheqë në gjithë të vërtetën…”
ÇFARË THOTË BIBLA PËR ËNDRRAT? Përgjigjja e dytë: “Njësoj gjithashtu këta ëndërrimtarë të fëlliqur ndotin mishin, përbuzin pushtetin, dhe flasin keq për fisnikët.” -Juda 1:8 Sot, përsëri, ne do ta shikojmë pyetjen: “Çfarë thotë Bibla për ëndrrat?” Unë besoj që ne duhet të provojmë këtu që jo të gjithë ëndrrat vijnë nga Perëndia. Në fakt, ne duhet të themi se pothuajse të gjitha endrrat janë thjesht mendja jonë që punon ndërkohë që ne flemë. Vëreni vargun tonë për sot. Kjo është hera e fundit që ne e gjejmë fjalën “ëndërr” në Bibël. Kjo pjesë e shkrimit flet për “ëndërrimtarët e fëlliqur” që ndotin mishin (fjala “mish” do të thotë trupi i njeriut). Ata kanë ëndrra të liga, dhe i realizojnë këto në jetën e tyre të përditshme. Bibla thotë që këta njerëz ndotin mishin, domethënë, ata e prishin krijimin e Perëndisë. Perëndia nuk na jep neve mendime të liga. Zoti nuk ka dëshira mëkatare. Prandaj, ne e kuptojmë që këto ëndrra nuk vijnë nga Perëndia. Ne nuk mund ta fajësojmë Atë për ligësinë tonë. Ai është i drejtë. Ai është i shenjtë. Ai është i përsosur. Ne e shikojmë dëshminë e këtyre ëndërrimtarëve të pistë sot në botë. Vrasje, shkelje kurore, vjedhje, gënjeshtra, kurvërim, lakmi, urrejtje, të gjitha këto janë provë e mëkatshmërisë së njeriut, provë e mendimeve dhe ëndrrave të liga të njeriut. Le ta mbushim mendjen tonë sot me Fjalët e Perëndisë!
ÇFARË THOTË BIBLA PËR ËNDRRAT? Përgjigjja e parë: “2Dhe Abrahami tha për nusen e tij Sarah, Ajo është motra ime: dhe Abimeleku mbreti i Gerarës dërgoi, dhe e mori Sarën. 3Por Perëndia erdhi te Abimeleku në ëndërr natën, dhe i tha atij, Ja, ti s’je veçse një njeri i vdekur, për shkak të gruas që ke marrë; se ajo është gruaja e një burri.” - Zanafilla 20:2-3 Ne të gjithë e kemi pasur përjetimin e ëndrrave. Një ëndërr është kur mendja mendon ose imagjinon ndërsa dikush po fle. Ne shpesh ëndërrojmë edhe në mes të ditës kur jemi thellë në mendime (ëndrra me sy hapur). Hera e parë që ne e gjejmë fjalën “ëndërr” në Bibël është te Zanafilla 20:3. Abrahami po udhëtonte në Gerar, dhe u tha njerëzve aty që Sarah, gruaja e tij, ishte motra e tij. Mbreti, duke besuar Abrahamin, e mori Sarahën për vete. Perëndia u zemërua shumë. Pra, Zoti erdhi te Abimeleku në ëndërr dhe e paralajmëroi atë të mos mëkatonte me gruan e Abrahamit. Abrahami ishte profeti i Perëndisë dhe Perëndia i mbron njerëzit e Tij. Prandaj, hera e parë që ne gjejmë një ëndërr në Bibël, është kur Perëndia paralajmëron një njeri për mëkat. Perëndia po i fliste ndërgjegjes së Abimelekut, ndërsa ai po flinte, për ta ruajtur atë nga një vepër e tmerrshme. Perëndia vepron njësoj edhe me ne, edhe kur jemi me sy të hapur. Ai na i kujton fjalët e Tij, Ai na paralajmëron t’u bindemi atyre, dhe përmes Frymës së Tij, Ai do të na mbrojë ne edhe nga gjërat që nuk mund t’i shikojmë dhe as t’i kuptojmë.
PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM MESAZHI I BIBLËS?Përgjigjja e tretë, pjesa e tretë:“Që nëse ti do të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe do të besosh në zemrën tënde që Perëndia e ngjalli atë prej vdekjes, ti do të shpëtohesh.” - Romakëve 10:9 Besimi te Jezusi është rruga e vetme që të shpëtoheni nga gjendja juaj e mjerueshme mëkatare. Ne duhet të rrëfejmë që Perëndia është i drejtë, dhe ne jemi të padrejtë. Ne duhet t’i besojmë Jezusit në zemrën tonë vetjake. Ne nuk jemi vetvete të krishterë, thjesht për shkak se prindërit tanë ishin të krishterë. Ne duhet të lindim përsëri në Krishtin, ndryshe ne do të kalojmë përjetësinë në mundimet e ferrit. A besoni ju që Perëndia e ngjalli Jezusin prej vdekjes? Nëse ne e besojmë me të vërtetë Ungjillin, nëse me të vërtetë e besojmë Jezusin, ne do të jetonim ndryshe, ne do të flisnim si të krishterë, ne do t’ia rrëfenim Perëndisë dhe të tjerëve besimin tonë në Krishtin. Mik, Jezusi vdiq mbi kryqin për mëkatet e tua. Ai ju do. Ai nuk fitoi ndonjë çmim tjetër me sakrifikimin e Tij, as pasuri, as shtëpi, as territore. E vetmja gjë që Ai do, jeni ju. Ai e derdhi Gjakun e Tij që ju të mund të shpëtoheni. Nëse ju ende nuk keni besuar Krishtin, unë ju them me gjithë zemër t’i ktheheni sot Atij. Rrëfejini Atij që je mëkatar dhe që ke nevojë që Ai t’ju shpëtojë ju. Bibla, te Gjoni 3:16, thotë, “…kushdo që beson në të (Jezusin) nuk do të humbasë, për do të ketë jetë të përjetshme.” Ti je mëkatar, por JEZUSI DO TË TË SHPËTOJË TY TANI, NËSE DO TA BESOJE ATË! Amin!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
September 2024
Kategoritë |