ÇFARË THOTË BIBLA PËR ËNDRRAT? Përgjigjja e parë: “2Dhe Abrahami tha për nusen e tij Sarah, Ajo është motra ime: dhe Abimeleku mbreti i Gerarës dërgoi, dhe e mori Sarën. 3Por Perëndia erdhi te Abimeleku në ëndërr natën, dhe i tha atij, Ja, ti s’je veçse një njeri i vdekur, për shkak të gruas që ke marrë; se ajo është gruaja e një burri.” - Zanafilla 20:2-3 Ne të gjithë e kemi pasur përjetimin e ëndrrave. Një ëndërr është kur mendja mendon ose imagjinon ndërsa dikush po fle. Ne shpesh ëndërrojmë edhe në mes të ditës kur jemi thellë në mendime (ëndrra me sy hapur). Hera e parë që ne e gjejmë fjalën “ëndërr” në Bibël është te Zanafilla 20:3. Abrahami po udhëtonte në Gerar, dhe u tha njerëzve aty që Sarah, gruaja e tij, ishte motra e tij. Mbreti, duke besuar Abrahamin, e mori Sarahën për vete. Perëndia u zemërua shumë. Pra, Zoti erdhi te Abimeleku në ëndërr dhe e paralajmëroi atë të mos mëkatonte me gruan e Abrahamit. Abrahami ishte profeti i Perëndisë dhe Perëndia i mbron njerëzit e Tij. Prandaj, hera e parë që ne gjejmë një ëndërr në Bibël, është kur Perëndia paralajmëron një njeri për mëkat. Perëndia po i fliste ndërgjegjes së Abimelekut, ndërsa ai po flinte, për ta ruajtur atë nga një vepër e tmerrshme. Perëndia vepron njësoj edhe me ne, edhe kur jemi me sy të hapur. Ai na i kujton fjalët e Tij, Ai na paralajmëron t’u bindemi atyre, dhe përmes Frymës së Tij, Ai do të na mbrojë ne edhe nga gjërat që nuk mund t’i shikojmë dhe as t’i kuptojmë.
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |