“Ai që flet të vërtetën tregon drejtësi; por dëshmitari i rremë mashtrim.” -Proverbat 12:17 Për mua, është diçka e mrekullueshme të dëgjoj dikë kur predikon Fjalën e Perëndisë. Domethënë, kur dikush e predikon atë në të vërtetë. Ka shumë mashtrues te podiumet e kishave e sotme. Edhe kur një predikues më vërteton prej Biblës që unë jam një mëkatar i madh, unë e pranoj këtë si lajm të bukur, sepse kur unë shikoj mëkatin tim dhe gabimet e mia atëherë mund të kuptoj se si të pendohem dhe të kërkoj falje. E vërteta është diçka e bukur! Një shkrues më kujtoi diçka që Jezusi tha për veten e Tij te Gjoni 14. Ai tha: “Unë jam rruga, e vërteta, dhe jeta…” Jezusi është E VËRTETA! Nëse ju doni të flisni të vërtetën, flisni për Jezusin. Ai është e Vërteta. Perëndia na e ka dhënë dhuratën e të folurit. Ne mund të komunikojmë me njëri-tjetrin. Çfarë turpi bëjmë nëse ne fshihem atë gjënë që mund t’i shpëtojë shpirtrat e fqinjëve tanë! Çfarë turpi nëse ne flasim për gjithçka tjetër, sportin; polotikën; motin; etj; dhe nuk e përmendim Jezusin kurrë! Zoti na ndihmoftë! Gjithashtu, ne mësojmë këtu që ne duhet të jemi njerëzit të ndershëm, jo mashtrues, jo gënjeshtar. Disa thonë një gënjeshtër për të fshehur të vërtetën, disa të tjerë thonë një të vërtetë për të fshehur gënjeshtrën, të dyja synojnë të mashtrojnë.
0 Comments
“Sepse unë e di që brenda meje (domethënë, në mishin tim,) nuk banon gjë e mirë…” -Romakëve 7:18 Unë besoj që njerëzit sot në botë kanë tepër shumë vetëbesim. Jemi shumë shpejt për ta justifikuar veten tonë dhe pastaj t’i dënojmë të tjerët. Vëreni çfarë Apostulli Pal mësoi për veten e tij, ai tha që nuk kishte ndonjë gjë të mirë në trupin e tij mishor (trupin tokësor ose fizik). Asnjë gjë të mirë! Unë mendoj që edhe ne duhet ta mësojmë të njëjtën gjë për veten tonë. Përveç Krishtit, nuk ka asnjë burim tjetër për të mirën brenda nesh. Dikush e tha këtë: “Po të shikoni ndonjë gjë të mirë tek unë, është sepse Jezusi jeton në mua.” Mjerisht, ne shpesh jemi egoist. Ne të gjithë jemi të kënaqur kur njerëzit na lavdërojnë. Ne të gjithë duam të mburremi me arritjet dhe fitoret tona, por çdo sukses tokësor është asgjë. ASGJË! Sipas standardeve fetar botëror, Apostulli Pal ishte me të vërtetë një njeri të madh. Ne të gjithë mund të themi që ai ishte një njeri të mirë, të mençur dhe besnik, por ja çfarë tha ai për arritjet e tij tokësore: “Por çfarë gjëra ishin fitim për mua, ato i llogarita humbje për Krishtin.” A keni parë nevojën tënde të madhe për Jezusin sot? Ai është burimi për çdo gjë që është mirë me të vërtetë. Ftojeni Atë në zemrën tuaj sot! Bëjeni Atë Shpëtuesi dhe Zoti i jetës sate!
“…Tani trupi nuk është për kurvërim, por për Zotin; dhe Zoti për trupin.” - 1 Korintasve 6:13 Apostulli Pal, në këtë pjesë të Shkrimit, është duke qortuar kishën në Korint për imoralitetin seksual. Trupi ynë nuk është për t’u përdorur për kurvërim. Çfarë kuptim ka fjala “kurvërim” në Bibël? Ky është ndonjë vepër seksuale përveç asaj të krevatit të martesës. Sipas Biblës, është mëkat për njerëzit të merren me vepra seksuale kur nuk janë të martuar me partnerin. E vetmja martesa që miratohet nga Bibla është ajo midis një burrë dhe një grua për gjithë jetën. Kurvërimi është mëkat! Shkelja kurore është mëkat! Prostitucioni është mëkat! Jezusi tha që të shikosh një grua me epshe është njësoj si të kryesh kurvërim me atë. Trupi ynë nuk është për këto vepra të papastra. Është për Zotin. Nëse ju miratoni ky lloj mëkati, mos thoni që jeni besimtarë. Ata që marrin në këto mëkate punojnë kundër Perëndisë. Bibla thotë: “Ikni larg kurvërimit”. Bibla nuk thotë që të luftosh kundër asaj. Largohuni! Nëse ju keni tundimin në mendje të bëni ose të shikoni diçka që ka lidhje me këto mëkate, Largohuni! Largohuni! Largohuni! Bibla thotë kështu!
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |