PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE

BIBLA THOTË...

Proverbat 12:17

4/24/2021

0 Comments

 
Picture
“Ai që flet të vërtetën tregon drejtësi; por dëshmitari i rremë mashtrim.”
-Proverbat 12:17

​     Për mua, është diçka e mrekullueshme të dëgjoj dikë kur predikon Fjalën e Perëndisë. Domethënë, kur dikush e predikon atë në të vërtetë. Ka shumë mashtrues te podiumet e kishave e sotme. Edhe kur një predikues më vërteton prej Biblës që unë jam një mëkatar i madh, unë e pranoj këtë si lajm të bukur, sepse kur unë shikoj mëkatin tim dhe gabimet e mia atëherë mund të kuptoj se si të pendohem dhe të kërkoj falje. E vërteta është diçka e bukur! Një shkrues më kujtoi diçka që Jezusi tha për veten e Tij te Gjoni 14. Ai tha: “Unë jam rruga, e vërteta, dhe jeta…” Jezusi është E VËRTETA! Nëse ju doni të flisni të vërtetën, flisni për Jezusin. Ai është e Vërteta. Perëndia na e ka dhënë dhuratën e të folurit. Ne mund të komunikojmë me njëri-tjetrin. Çfarë turpi bëjmë nëse ne fshihem atë gjënë që mund t’i shpëtojë shpirtrat e fqinjëve tanë! Çfarë turpi nëse ne flasim për gjithçka tjetër, sportin; polotikën; motin; etj; dhe nuk e përmendim Jezusin kurrë! Zoti na ndihmoftë! Gjithashtu, ne mësojmë këtu që ne duhet të jemi njerëzit të ndershëm, jo mashtrues, jo gënjeshtar. Disa thonë një gënjeshtër për të fshehur të vërtetën, disa të tjerë thonë një të vërtetë për të fshehur gënjeshtrën, të dyja synojnë të mashtrojnë.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE